“Kush ka një shtëpi të vjetër dhe një grua të re, ka punë pa fund.” (Anonime)
“Kush dëshiron të hajë bërthamën, duhet të thyejë arrën.”
“Kur burri del nga shtëpia në mëngjes, gruaja gëzohet.” (Anonime)
“Jeta është një qiri në erë.” (Anonime)
“Kush ka një mik të mirë, nuk ka nevojë për pasqyrë.” (Anonime)
“Të gjithë duan të arrijnë pleqërinë, por askush nuk dëshiron të plaket.” (Fjalë e urtë gjermane)
“Zemra e një gruaje sheh më shumë se sytë e dhjetë burrave.” (Anonime)
“Nën një kapelë të vjetër shpesh fshihet një kokë e mirë.” (Anonime)
“Kush nuk di asgjë, nuk dyshon në asgjë.” (Anonime)
“Ku ka mjaltë, ka edhe miza.” (Anonime)
“Kush pendohet, është pothuajse i pafajshëm.” (Anonime)
“Kush jeton pa fëmijë, nuk e njeh dhimbjen.” (Anonime)
“Kush është tepër i mençur, nuk gjen miq.” (Anonime)
“Nëse nuk ke atë që do, duhet të duash atë që ke.” (Anonime)
“Atje ku ka më pak zemër, ka gjuhë shumë gjuhë.” (Anonime)
“Kush e ndan pasurinë para vdekjes, e meriton goditjen nga vetëtima.” (Anonime)
“Kush si fëmijë shkatërron folenë e zogjve, si i moshuar do të djegë fshatra.” (Anonime)
“Ku sundon kau, viçat janë princa.” (Anonime)
“Kush bëhet dele, e hanë ujqërit.” (Anonime)
“Kush i njeh mirë njerëzit, i do më shumë kafshët.” (Anonime)
“Kush i tregon gruas gjithçka, është ende i sapomartuar.” (Anonime)
“Veprat janë fruta, fjalët janë gjethe.” (Anonime)
“Kush flet keq për gruan e tij, e nënçmon veten.” (Anonime)
“Nëse burri fiton mirë, gruaja shpenzon mirë.” (Anonime)
“Dyshimi është helm për miqësinë.” (Anonime)
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Imazhi i gjeneruar me chatGPT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen