Në rrugë e sipër, u ndal në një shitore të vogël dhe bleu një shishe ujë për kuvetin e madh. Teksa ecte, i gëlltiti menjëherë të dyja pilulat. Shishen e zbrazët e hodhi pas vetes, pa shikuar nëse mund të godiste dikë, dhe vazhdoi tutje duke fishkëllyer.
"Sot do ta festoj jetën, për herë të fundit në këtë planet!" – mendoi dhe i shkrepi një buzëqeshje. Disa minuta më vonë, hyri në dhomë dhe ndjeu gjakun t’i vlojë nëpër damarë.
Zonjusha e ftoi brenda me një buzëqeshje. Ai i lëshoi lekët mbi tryezë dhe, për të mos humbur kohë, e hodhi me hov xhaketën në dysheme. Këmishën, pantallonat dhe këpucët i flaku pas dere me vrull, - thua se nuk i duheshin kurrë më - dhe u shtri krejtësisht cullak në shtrat si një luan i çartur, gati për betejën legjendare.
Speci i ishte ngritur thikë përpjetë, gati për heroizmin e fundit. Pas disa çasteve, zonja iu afrua, por... Zeko Krenariqi nuk po merrte më frymë. Zemra i kishte pushuar së rrahuri, ndërsa speci i tij qëndronte krenarisht drejt, si një monolit i burrërisë së tij të fundit, mirëpo vështrimin e kishte ngulur në tavan. Së paku vështrimin!
Dhe kështu, Zeko Krenariqi e braktisi këtë jetë specpërpjetë, në mënyrë heroike… por ai vetë mbeti horizontalisht. Kur ia treguan tragjedinë bashkëshortes, ajo mbeti e shtangur dhe, pas pak, tha: "Sillne çyçanin n’shpi!“
Dhe kështu, Zeko Krenariqi u bë legjendë… jo për atë që bëri, por pikërisht për atë që s’arriti të bënte. Megjithatë, e shpallën veteran të luftës. Sepse nuk u dorëzua. Sepse u flijua për betejën e madhe. Pa kokërr frike!
Nëpër televizione dhe gazeta, titulli ishte i shkurtër, por shumë pompoz:
"Kuveti i Krenariqit mbijetoi edhe pas jetës, por zemra iu dorëzua pak para vdekjes!"
Pushoftë në paqe!
"Kësaj jete nuk i dihet: njeriu del kokëlartë, kthehet kryeposhtë, por ky u kthye së paku specngritur!"- tha njëri nga fundi i kortezhit.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen