17.04.2025

Hajvanati, Bota sot, Drini


“‘Hajvanat’ qenka ofendim, por jo piskama e akademikut të LDK-së  ‘Ta q... tradhtarin e nonës!’?”

Refuzimi i takimit nga Abdixhiku në atë formë dhe me atë arsyetim flet për papjekuri. Në politikë duhet guxim, jo inat! Bashkëpunim, jo distancim! Në politikë nuk ka vend për ndjenja personale dashurie apo urrejtjeje – ekziston ose përgjegjësia për shtetin, ose interesi vetjak dhe abuzimi me pushtetin.


Institucionet demokratike nuk ndërtohen duke sharë nga nëna në Kuvend kryeministrin dhe duke e quajtur atë tradhtar, e më pas duke u viktimizuar pse të paskan quajtur “hajvan”. Nëse “hajvanat” qenka fyerje e madhe, sa arsyetuaka refuzimin e takimit, atëherë pse nuk kërkuat kurrë ndjesë  për dhunën  verbale, gjuhën e pamatur të vetë LDK-së, e cila i pat paraprirë “hajvanatit”?


Kur është penduar akademiku i LDK-së? Nëse jo, pse jo?

Kur LDK ka qortuar akademikun e vet?  Nëse jo, pse jo?

Ju mund të mos e doni Kurtin, mund ta urreni, mund ta refuzoni – por me Vuçiqin jeni ulur dhe i keni dhuruar Republikën Serbe, duke shkelur Kushtetutën 21 herë. Kur keni refuzuar një takim me Vuçiqin? Nëse nuk e keni bërë, pse jo? 


Apo me masakrat nuk ndiheni të fyer – ju prek vetëm “hajvanati”?

Për sharje refuzoni takimin, për masakrime, dëbime dhe dhunime, jo, pse? 

Pse Abdixhik?


Në politikë nuk ka vend për simpati personale apo për hakmarrje – ka vend vetëm për atdhedashuri, ose për shkatërrim të shtetit.

Mund të punosh për Kosovën, ose për Serbinë. Mundësi tjetër nuk ka!

Pse ndiheni të fyer nga “hajvanati”, por jo nga Isa Mustafa – kryetari nderi i LDK-së?


Nga njeriu që kurrë nuk e deshi Rugovën dhe që pothuajse e shkatërroi partinë e tij.

Pse nuk ndiheni të fyer? Kush ju detyron të shpallni “kryetar nderi” një njeri që Rugova nuk e deshi kurrë pranë vetes?

Kush?

Pse nuk ndiheni të fyer nga fakti që ai është sot “kryetar nderi” i LDK-së?

Keine Kommentare: