Qytetarë të dashur, ju flet Radio Moska — zëri i së vërtetës së vetme.
Sot, ushtria jonë e lavdishme dhe thellësisht humane i dorëzoi ushtrisë fashiste të Ukrainës njëqind trupa të rinjsh — me plot respekt, të krehur me kujdes, të veshur me dinjitet, të moshës 18 deri në 20 vjeç, dhe gati të gjithë të vrarë në gjoks, në zemër, që fytyra të mos u prishej.
Ne i trajtuam siç e kërkon zakoni i nderit rus: me dashuri — edhe për armikun. Siç thotë Krishti ynë: “Duaje edhe armikun tënd.”
Ukraina, nga ana e saj, na dorëzoi dhjetë ushtarë rusë — vetëm dhjetë i kishin vrarë. Edhe atë, në kokë, në ballë, në fytyrë. Të moshës rreth 18 vjeç, por të gjithë të pakrehur, të ndotur, të papastër. Na i sollën në thasë. Fashistët nuk e njohin respektin — as për të gjallët, as për të vdekurit, qytetarë të dashur.
Kryetari ynë i madh i Federatës Ruse i falënderoi me zemër të gjitha nënat ruse dhe babushkat — shtyllat e shpirtit rus — që po ia dhurojnë atdheut, Majka Rasija-s, bijtë e tyre me krenari të madhe.
Sepse nuk ka nder më të madh për një nënë ruse, e aq më pak për një gjyshe — një babushkë — sesa të përshëndesë djalin, nipin e saj për herë të fundit, kur ai niset drejt përjetësisë me këngë patriotike në sfond dhe flamurin rus mbi arkivol.
Rroftë Matushka Rasija!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen