Bëhu çlirimtar
Natën udbash, ditën patriot —
Kush i polli, o dreq? Kush i polli, o zot?
Ditën virgjëresha, natën rrospija —
Në dritë "rroftë Kosova", në terr „rroftë Serbia!
Shfaqet në televizion gati duke qarë,
gjoja për liderët, që i dërgoi në litarë..
"Voto Gjykatën! Është atdhedashuri!
Po s’dole sot në protesta, quhet tradhti."
E arsyetonte gjykatën, si gjykatë lajtore —
Quhej “Speciale”, i tingëllonte madhështore.
Dikur i duhej pozita, firmoste pa lexuar
Kur i lexonte i shtrirë, ndihej i trishtuar.
Sot, për liderët, "me zemër të thyer" —
E hodhi në pranga, me imazh përlyer.
Tani është i sëmurë, do vdes i penduar
Ah sikur të mundte, do kish protestuar.
Edhe kundër vetes dhe votuesve të tjerë
Kundër gjithë atyre, që Kosovën kanë dhjerë.
E luftuan UÇK-në, se ishin shumë "trima"
Nga guximi tyre, nuk i zinte vrima.
Tani nuk ka frikë: "Rroftë UÇK-ja jonë!
Një votë e verbër nuk zbeh lavdinë tonë."
Nuk ndihet fajtor— s'ndihet ndërgjegjevrarë,
Në protesta gjen guximin — kurva "çlirimtar.".
Ka frikë nga vdekja, vepra si "zhgënjim"—
Në pasqyrë s’mund ta shohë surratin e vet, pa turp e mallkim.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen