ai shtet është udhëhequr nga Kriminaliteti i Organizuar, apo nga armiku.
Përpjekja për një shtet ligjor përjetohet aty si rrezik për jetën dhe lirinë e kriminelëve, dhe mediat me pushtetin e tyre e interpretojnë si akt tradhtie.
Aty ato media që kanë ndihmuar burgosjen e disa liderëve, sot vajtojnë për ata liderë. Atyre iu intereson përfitimi, asgjë tjetër. Fito duke e akuzuar, përfito e fito duke i mbrojtur.
Ndoshta edhe kanë deponuar dëshmi në Hagë. Ndoshta edhe i kanë vizituar në Hagë, ata që dje i gozhduan vetë.
Ju kujtohet Isa Musfafa: Votoni Gjykatën, është pastrim.
Dilni në protestë kundër saj. Është damkosje.
Dhe kështu arrijmë te paradoksi më i madh në teatrin e absurdit:
aty Shtëpia Publike është qendër morali e masazhi, kriminaliteti dhe korrupsioni i liderëve vepra atdhetare, kurse prokuroria dhe gjykatat Institucione Krimi, edhe atë në mbrojtje të politikanëvë që i kanë punësuar me diploma të dyshimta! Edhe të dënuar.
Në atë shtet nuk merren në pyetje as agjentët e huaj,
sepse ata komandohen nga shteti i huaj dhe, i kemi kudo.
KUDO!
E treguesi?
Ibrahim Kelmendi: Thaçi është rekrutuar nga Arnaud Danjean i Shërbimit Sekret Francez.
Isa Mustafa – kryeministër në vitin 2015. Mundësuar nga Thaçi. Rexhep Qosja: Isa Mustafa ishte bashkëpunëtorë i Milosheviqit dhe Rrahman Morinës. Ky në biografi, i ka fshirë ato vite të punës.
Këshilltar i Thaçit, Branislav Nikoliq, 2016 – agjent i UDB-së.
2018: Radomir Laban, i dënuar për krim, pjesëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarja Osmani: Ai person, sipas raporteve të institucioneve të sigurisë për vitet 2018, 2021 dhe 2024, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës .
E prokuroria?
Nuk e di.
Nuk lexon.
Nuk di të lexojë.
Apo nuk guxon të veprojë.
Haxhiu: Labani dyshohet se është agjent i BIA-s (2018).E prokuroria?
Nuk e di.
Nuk lexon.
Nuk di të lexojë.
Apo nuk guxon të veprojë.
Ajo pat anuluar aktakuzën edhe kundër Radjoçiqit.
Hashim Thaçi ka thirrur në Hagë shumë të huaj si dëshmitarë, por asnjë francez. Sepse Thaçi nuk ishte aq naiv, aq duduk sa të mos kuptojë se UDB-ja po vepronte. Katastrofë ky konstatim, por ato fakte janë fakte dhe nuk mund të zhduken.
Isa Mustafa dhe Thaçi kanë kryer vepra kapitale në favor të Serbisë. Dhe çfarë bëjnë mediat e tyre?
Ato akuzojnë kryetaren dhe ministren e drejtësisë, sepse BIA duhet të shfajësohet. Agjentët e huaj janë kudo në Kosovë… dhe mos mendoni se ata veprojnë vetëm për shërbimin e huaj; ashtu do të zbuloheshin shpejt. Ata duhet të kryejnë ndonjë vepër “atdhetare” për të arsyetuar aktet më të rëndësishme në shërbim të Serbisë.
Për fat të keq, faktet nuk më lejojnë të gjykoj ndryshe. Kjo është logjika e pastër. Nuk dua t’i konsideroj ata dy në shërbim të Serbisë, por nuk arrij t’ i arsyetoj dëmet që i kanë shkaktuar Kosovës me pasojat e të cilëve merremi edhe sot. Edhe pse njëri në burg, tjetri në shtëpi.
Uroj të demokratizohet Serbia sa më shpejtë dhe pastaj do të dalin në dritë surratet e rrënuesve të shtetit të Kosovës...
Sidoqoftë, Perëndimi dëshiron një kryeministër që gjunjëzohet me përgjime telefonike ose me pasurinë e vjedhur. Ai, për t’i zgjidhur problemet shpejt, dëshiron kryeministër që zvarritet, jo që ecën vertikalisht. Ju kujtohet telefonata: Pronto!?
Imazhi me copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen