Citat:
„Mbrëmë, rreth 9,380 persona morën pjesë në tubimet kundër qeverisë në të gjithë Serbinë. Në Novi Sad ishin rreth 7,020 njerëz sipas të dhënave tona.“
(Sipas protestuesve 70.000 - 80000 LB).
„Në Novi Sad, me praninë e presidentit të Parlamentit Europian, disa persona tentuan të kërcënojnë stabilitetin e Serbisë me maska, në pikëpjekje për të pushtuar ndërtesën e Fakultetit Filozofik me çdo kusht, por nuk ia arritën. Policia i pengoi ata.
Ata kurrë nuk do ta mposhtin Serbinë dhe institucionet e saj. Bëhet fjalë thjesht qyqarë mjeranë që sulmojnë njerëzit që bëjnë punën e tyre. Mjeranët dhe frikacakët kurrë nuk do të fitojnë. Mbrëmë në Novi Sad ishin 7,020 persona, ndërsa prisnin 30,000. Megjithatë, dhuna nuk do të lejohet.
Shteti i Serbisë është i fortë, serioz dhe përgjegjës. Jam mirënjohës ndaj përfaqësuesve të Parlamentit Europian, nga nuk di nga cili parti, sepse aty u mblodh një llum, dhe ata na treguan se ku është vendi i tyre dhe si të luftojmë kundër tyre.
Jam i kënaqur për këtë; do të luftojmë për lirinë e popullit dhe të shtetit tonë, sepse nuk kemi asgjë më të rëndësishme se kaq. Dhe ata që kanë ardhur nga jashtë për të shkatërruar Serbinë duhet të dinë se do t’u kundërvihemi më shumë se kurrë më parë. Ata gjithmonë kanë qenë më të zgjuar dhe më të fortë se ne, jo sepse janë, por sepse kishin forcë më të madhe pas vetes — më 20 shtator do të mund ta shihni fuqinë e ushtrisë serbe, dhe nëse na sulmojnë, do të jemi më të fortë se ata — për herë të parë në histori.
Prokurorisë
„Do të thosha tek prokurorët që bëhen naivë, të papërgatitur, që nuk shohin se çfarë po ndodh, që të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Sepse së shpejti këto masa do t’i ndërmarrim ne në një mënyrë tjetër.
Sepse nuk mund të shkelim Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Sepse nuk mund të bëheni naivë dhe të pafajshëm duke mos parë se çfarë po ndodh. Policia lejoj mbrëmë për 12 minuta që ata të sulmohen me mjete piroteknike, shkopinj dhe gurë. Dhe vetëm atëherë policia reagoi.“
Për përfaqësuesit e Parlamentit Europian që ishin mbrëmë në protestë në Novi Sad.
„Llumi më i keq europian erdhi mbrëmë në Novi Sad për të mbështetur këtë dhunë. Duhet vetëm t’ua them se do të ketë një proces në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë. Dhe asgjë më shumë se kaq.“
Për marrëveshjen mes Kroacisë dhe Sllovenisë
„Sot Zagrebi dhe Lubjana nënshkruan një marrëveshje ushtarake për të shtypur serbët në Republikën Sërpska dhe në Kosovë.
I lutem popullit të Serbisë të dijë mirë se ka një president që e llogarit mirë, që e kupton mirë dhe që e di mirë, dhe që forcon ushtrinë dhe policinë serbe. Për këtë arsye ata përpiqen kaq shumë për largimin tim.
Për këtë arsye më urrejnë kaq shumë në Zagreb, Lubjanë, Prishtinë dhe Podgoricë. Po flas për zyrtarët, jo për popullin. Popullit në Serbi dua t’i them: mos kini frikë. Unë nuk jam një humbës. Disa janë, por unë kurrë nuk kam qenë. Gjatë gjithë jetës kam fituar. Sikur të humbisja lehtë, do t’u uroja këtyre kundërshtarëve. Nuk luaj me Serbinë dhe nuk luaj me Serbinë. E di se cilat janë interesat e Serbisë.
Pra, Serbia u çlirua nga bllokadat, Serbia u çlirua nga sjellja e tyre e egër, dhe policia gjithmonë do t’i lejojë të sulmojnë, të bëjnë sherr dhe të mendojnë se janë shumë të fortë dhe të rëndësishëm për 15 minuta, dhe pastaj do t’i vendosë në vendin e tyre.
Sepse Serbia është shtet. Serbia është shtet dhe askush nuk mund ta rrëzojë këtë shtet."
Video e plotë: https://youtu.be/3qHBgggUE-U?si=xsPwiX3-e2ScsE8n
Përshtati dhe përktheu Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen