Nuk është e drejtë të krahasohet Kurti me Millosheviqin
Nuk është as e drejtë, as objektive të përmenden së bashku. Kryengritja terroriste e organizuar nga Lista Serbe ishte një akt i paramenduar për ta shkëputur veriun e Kosovës.
Ky territor ka qenë i ndarë për më shumë se 24 vite, duke funksionuar de facto si pjesë e Serbisë: me administratë serbe, dokumente serbe, pasaporta, letërnjoftime, patenta shoferi, postë e shkolla serbe.
Nuk paguanin
as rrymë,
as ujë,
as tatime!
Në praktikë, veriu ka qenë Serbi; vetëm në teori ka qenë Kosovë.
Duke qenë se veriu është territor i Kosovës, ishte krejt legjitime që të ndërmerreshin hapa për ta çliruar nga kontrolli i Serbisë së Vuçiçit.
Në këtë drejtim, duhet theksuar se Lista Serbe nuk është gjë tjetër veçse një degë e partisë së Vuçiçit, trashëgimtare e partisë radikale, e cila nuk e dëshiron integrimin dhe e lufton shtetin e Kosovës.
Armët e gjetura vazhdimisht te anëtarët e saj e dëshmojnë më së miri këtë realitet.
Në këtë kontekst, krahasimi që i bën Kurtit me Millosheviqin është jo vetëm i padrejtë, por edhe absurd e tendencioz. Kurti nuk ka vrarë askënd, nuk ka burgosur njerëz të pafajshëm. Përkundrazi, ai ka ndjekur vetëm ata që akuzohen për krime lufte.
Qytetarët serbë në veri sot jetojnë të lirë, dhe askush nuk i pengon ata të lëvizin apo të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë. Madje edhe ata që dikur nuk guxonin të shkelin në veri, sot mund ta bëjnë pa frikë. Si PDK, LDK e AAK!
Është e pranueshme dhe e drejtë të kritikohen gabimet e Kurtit, ashtu siç mund të kritikohen gabimet e çdo lideri politik. Por kurrsesi nuk është e ndershme të vendoset shenja e barazimit mes Kurtit dhe Millosheviqit (që ka shkaktuar gjenocid), apo të merret në mbrojtje politika agresive e Vuçiçit.
Ti po mbështet politikën e Vuçiçit!
Kjo është për keqardhje!
Ti po përligj sulmin terrorist, ndërkohë që veriu ishte praktikisht Serbi!
Çfarë të drejtash kishin shqiptarët në kohën e kriminelit serb, e cilat të drejta i kanë sot serbët në kohën e Kurtit, që ti e sheh si “Kurtoviq”, duke ia serbizuar mbiemrin?
Çfarë ka ndodhur me ty?
Të ka injoruar Kurti, sa tash po i hakmerresh dhe po lufton për partinë e Vuçiçit?
Pse je në të njëjtin klub me B. Haxhiun, Buzhalën, Klan Kosovën dhe mediat e tjera që merren me propagandë gebelsiane?
Pse, Ibrahim?
Karikatura me copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen