Por nëse ke qenë vërtet ushtar i UÇK-së,
ke luftuar kundër Serbisë dhe sot udhëton nëpër atë vend sikur po shkon për piknik,
atëherë problemi nuk është vetëm armiku që të arrestoi.
Ti e di se ky armik sot do të futej në Kosovë dhe vazhdonte me vrasje e dëbime,
sikur të mos ishte KFOR aty. Ti e di kë
të.
të.
Problemi i parë është vendimi yt.
Sepse nëse lufton një shtet dhe më pas i futesh vetë në dorë,
akti nuk quhet guxim.
Quhet mirëbesim ndaj armikut.
Dhe për këtë, po, je për keqardhje.
Të udhëtosh nëpër Serbi pasi ke thënë se ke luftuar kundër saj
është naivitet i pafund, i thënë me fjalë më të buta.
Të përfundosh në burg në Serbi është normale.
Ajo UÇK-në nuk e konsideron ushtri çlirimtare,
por terroriste, dhe ti e di edhe këtë.
Armiku nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm mbamendja jote. Dhe kur harron kë luftove,
mos u çudit kur ata ta kujtojnë se kush ishe.
Sidoqoftë, kjo ngjarje është për keqardhje dhe pasojë e një vendimi të gabuar, gjë që tashmë është e qartë edhe për ty.
Për fat të keq, nuk je i pari, por të shpresojmë se je i fundit që vepron me një nivel kaq të ulët gjykimi.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen