Populli i dashur, merrni nga një laps e një fletë dhe mbani shënime! Vendimet e qeverisë sonë përcaktojnë se ku do ta kaloni jetën nesër dhe si.
Fjalën e ka ekselenca e tij, lartmadhëria jonë, shoku Edi Rama!
— Faleminderit, Belinda!
Të nderuar studentë,
të panderuar armiq të Shqipërisë,
ju të shërbimit rus e iranian,
ju të Antifasë,
ju të pashkolluarit dhe ju që keni ardhur nga periferia katundare për të na prishur rehatinë qytetare!
Pse doni të më rrëzoni mua, që kam 850 mijë vota? Vota të njerëzve të arsimuar, natyrisht!
Unë nuk i kuptoj ata që nuk e duan Edi Ramën. Mua!
Pse nuk jeni mirënjohës për njeriun që po sakrifikohet për ju dhe që do t’ju çojë në Europë, ku do të shpërnguleni shpejtë e shpejtë edhe një milion të tjerë?
Kështu, rrugët e Tiranës do të zbrazen dhe unë më në fund do të kemi qetësi!
Por, meqë nuk kuptoni sakrificat e mia, qeveria ka vendosur masa të jashtëzakonshme.
Autokracia është e ardhmja.
Unë jam ardhmëria!
Ashtu mendon Trumpi, ashtu Putini, ashtu edhe miku im i madh, Aleksandri.
Prandaj, nga sot:
* Kush proteston, nuk udhëton më me autobus, taksi apo tren.
* Aeroporti, avionët dhe Bashkimi Europian janë të ndaluar për ju.
* Terroristë do t’ju shpallim me provat që do t’i faktojë vetë qeveria.
* Për pushime ju lejojmë vetëm Afganistanin dhe Korenë e Veriut.
Prindër të dashur, ruajini fëmijët!
Nëse protestojnë, do t’ua ndalojmë udhëtimet edhe juve.
Mësuesit që marrin pjesë në protesta do të largohen nga puna, sepse edukojnë për terroristë.
Studentëve dhe nxënësve rebelë do t’u ndalohet përdorimi i banjave publike.
Nëse vazhdojnë të protestojnë, do të marrim masa edhe për nevojtoret e shtëpive të tyre.
Le të dhihen në brekë! Le t’u vijë era kudo.
Në plazh do të shkoni vetëm nga dhjetori deri në fund të shkurtit.
Kush kërkon largimin tim nga pushteti, nuk meriton as diellin!
Kërkesa për largimin tim është haram!
Këtë e ka konfirmuar edhe shteti ynë fqinj, Bektashilandi.
Çdo qytetar që denoncon një student apo nxënës që ka udhëtuar me tren ose avion do të shpërblehet me 2.500 euro.
Kështu ndërtohet Shqipëria e së ardhmes: një vend ku askush nuk shqetëson elitën dhe askush nuk guxon të kritikojë Shën Edvin Kristaq Ramën.
Mua më ka dërguar Zoti për ju.
Unë jam pushteti.
Unë jam shteti!
Njoftimi kryesor, shkruajeni me germa të trasha.
Nënvizojeni: gazin lotsjellës që do të hedhim tani e tutje, do t’jua shuajë epshin seksual përgjithmonë.
Nëse nuk mjafton, DO T’JU TREDHIM!
Shpresoj se e kuptuat sa është sahati!
Nëse doni dialog, sillni prapanicat me vete.
Para kryeministrisë ju pres me karriget gati.
Ditën, jo në mbrëmje!
Fati juaj i përjetshëm,
Edvin Kristaq Rama,
i dërguar nga Zoti dhe i miratuar nga Shpirti i Shenjtë i Saliut.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen