18.01.2026

Kusarë me kollare? Bota sot

Vjedhja në Shqipëri, më herët edhe në Kosovë, nuk ishte thjesht keqpërdorim, por sistem. E ndaluar me ligj, por e legalizuar nga prokurorë të korruptuar dhe nga një mendësi që e sheh shtetin si livadh të elitës politike.

Edhe korrupsioni është i ndaluar me ligj. Por për liderët politikë dhe bashkëpunëtorët e tyre, në Shqipëri dhe Kosovë, për vite me radhë u trajtua si profesion i ligjshëm. Prokuroria jo vetëm që e lejoi, por e normalizoi, sepse edhe vetë ishte e korruptuar.

16.01.2026

Ne “analfabetët funksionalë” të diasporës, Bota sot

“Pjesa dërrmuese e votuesve të Albin Kurtit janë analfabetë funksionalë, ngelca!” – A. D., TV Dukagjini


Ne, ‘analfabet funksionalë dhe ngelca’ të diasporës, besojmë se ti njeh vetëm familjen tënde, të afërmit dhe shokët e tu, dhe jo më shumë se 30–40 veta që punojnë në Perëndim, e as jo qindra mijëra mërgimtarë, siç beson ti.

Edhe nëse ata që ti njeh janë mediokritete si ti, ne kemi respekt për ata ashtu si janë, por ndiejmë keqardhje të madhe për paragjykimin dhe injorancën tënde.

15.01.2026

Psikopatia strategjike, Bota sot

Reagimi me shkrim i Abdixhikut dëshmon se ai po përpiqet të mbijetojë politikisht, por jo të pranojë fajin publikisht.

Në vend se të flasë për përgjegjësi, ai flet për “shtëpinë”; në vend se të kërkojë ndjesë, flet për “dinjitet”; në vend të dorëheqjes, ai e “ofron” atë.

14.01.2026

Pse nuk na duhet më Vjosa Osmani? Bota sot

Arsyet kryesore

E para: sepse Lista Serbe ka probleme me të. Kjo dëshmon se presidentja nuk bën kompromise me bashkëqytetarët tanë dhe, si pasojë, veriu me të drejtë ndihet “i shqetësuar”.

E dyta: sepse presidentja ka lidhje të drejtpërdrejta me Donald Trumpin. Është rrezik i madh të kesh qasje të drejtpërdrejtë te presidenti i SHBA-së, sepse ai është i paparashikueshëm.

13.01.2026

Në shërbim të kujt është Gjykata Kushtetuese? Bota sot


Pse “analfabetët” e diasporës nuk votojnë opozitën? Ja vetëm një arsye nga qindra të tjera:

Radomir Labani është dënuar për “mafi doganore” me gjashtë vjet burg në Serbi. Ai ka qenë në paraburgim nga 28 nëntori 2006 deri më 3 prill 2009.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd të datës 29 janar 2011, i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit më 4 qershor 2011, Radomir Labani është shpallur fajtor për korrupsion.