Duket se Perëndimi dëshiron largimin e Albin Kurtit. Kjo shihet nga shumë reagime, qëndrime, heshtje dhe nga distancimi ndaj tij. Perëndimi synon pajtimin e Kosovës me Serbinë dhe do të veprojë sipas marrëveshjeve të nënshkruara më herët. Ose Trump i kthehet të vetes. Marrëveshje me Albin Kurtin, Vuçiqi refuzoi ta nënshkruajë, ndoshta me shpresën se mbetet në fuqi ajo e firmosur nga profesori Isa Mustafa, ku Kushtetuta e Kosovës shkelej njëzet e një herë. 1,2
(Ky i fundit e nënshkroi kur ishte në pushtet, por disa vite më vonë, pasi qe rrëzuar, kërkoi të mos themelohej. Sot është kryetar nderi i LDK-së.3 Pasardhësi i tij për intervistë hoqi fotografinë e Rugovës).3
Së pari, ekziston dyshimi im për lejimin ose rekomandimin që të ndryshohej rezultati i zgjedhjeve. Kur doli ai fillestar, sipas të cilit Kurti kishte 65%, rrap-tap, u prish serveri. Por aty nuk përfundoi: numërimi i votave zgjati rreth një muaj dhe, nga 65%, përfundoi në 42%; aq sa i nevojiteshin opozitës për të formuar Qeverinë e ardhshme me rreth 58%.
Sipas mendimit tim, kjo u bë me pajtimin ose sipas kërkesës së ndonjë aleati të jashtëm, ndoshta edhe të ndonjë ambasadori.
Edhe refuzimi kategorik i opozitës për të bashkëpunuar duket, në fakt, të jetë pasojë logjike e atij urdhri. Opozita nuk sillet ndaj Kurtit si një kundërshtare politike, por si një armike e përbetuar e tij. Një sjellje kaq destruktive nuk mund të jetë spontane; ajo duhet të jetë e kërkuar, ose e urdhëruar.
Një tregues tjetër është qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj Kurtit. Ajo shpesh merr vendime që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe pastaj i arsyeton duke u mbështetur në ligje që i ka sajuar e shpikur vetë. Ajo merr vendime, por duket e hutuar dhe në krizë kur duhet t’i arsyetojë ato. Problemi nuk qëndron te vetë vendimi – ajo e di se në favor të kujt duhet të vendosë – por te arsyetimi, ku shihet qartë mungesa e paanshmërisë, deri te manipulimi dhe intervenimi sistematik në drejtësi.
Republika Serbe, mendoj unë, do të rikthehet në tavolinë me një kryeministër tjetër në Kosovë, i cili, për të ruajtur raportet me aleatët, do të zbatojë marrëveshjet e Thaçit (2013) dhe Mustafës (2015), ndoshta edhe duke ndryshuar Kushtetutën. Këtë e pat kërkuar Lajçak: “Kushtetuta nuk është bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin.”5
Pyetja që shtrohet është kjo: kë do të përzgjedhin aleatët si kryeministër? A do të jetë Ramushi, i cili për karrierë do të firmoste me plot epsh, ashtu siç bëri edhe me Çakorrin?
Shkëputje nga tema: „Edhe Çakorri, edhe Qafa e Kullës janë të Kosovës.“6 Fillimisht e kundërshtoi, por më pas, për pozitë, e nënshkroi se i takon Malit të Zi, duke premtuar se, pasi ta humbnim me shkrim, do ta rifitonim me negociata. „Haradinaj në Rugovë: Ata që thonë se e kemi falë Çakorrin janë rrenca.“7
Megjithatë, sipas Haradinajt, Kurti është njeri i Serbisë!8 Çfarë shkruante Rexhep Qosja për ish-kolegun e Ramushit dhe Thaçit? „U tmerrova!“9
T’i rikthehemi çështjes kryesore: Nuk do të ngurronte të firmosë as Abdixhiku, vetëm për t’u kualifikuar si kryeministër. Nuk më duket reale që Memli Krasniqi të ketë guxim të kandidojë dhe të nënshkruajë; ai më shumë ka gjasa të përplasë përgjegjësinë përpara dikujt tjetër, sigurisht te Bedri Hamza. Ky dhe Abdixhiku do të firmosnin pa probleme, por u mungon kontributi, karizma dhe legjitimiteti.
Një dëshmi tjetër që dokumenton synimet për ta larguar Albin Kurtin janë kritikat e ambasadorëve ndaj tij, më shpesh ambasadori gjerman. Kritikat e tij nuk janë qëndrime diplomatike, por më shumë opozicionare. Duket se ai flet në emër dhe me pajtim ose tolerim të Grupit të Quint-it, ose, ndoshta, ka krijuar një VV të vetën. ¹⁰ ¹¹ 12
Kjo provokon një pyetje të rëndësishme: cilat janë parimet themelore diplomatike sipas të cilave duhet të veprojnë ambasadorët? Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961), diplomatët duhet të udhëhiqen nga disa parime thelbësore:
• Mosndërhyrja në punët e brendshme të shtetit mikpritës.
• Respektimi i ligjeve dhe rregullave të vendit ku shërbejnë, pavarësisht imunitetit.
• Neutraliteti politik: diplomatët nuk duhet të favorizojnë hapur asnjë forcë politike të brendshme.
• Ndërtimi i marrëdhënieve miqësore dhe dialogut midis shtetit dërgues dhe atij mikpritës.13
Kur ambasadorët tejkalojnë ato parime bazë dhe ndërhyjnë hapur në debate të brendshme, kjo përbën shkelje të standardeve diplomatike dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike. Një problem të ngjashëm ka pasur edhe Gjermania me Grennelin, ndërhyrjet e së cilit nuk i pëlqenin fare; ato përjetoheshin si përbuzje ndaj shtetit gjerman.14
Por çfarë mund të bëjmë ne? Në fakt, shumë pak. Shembulli i Ukrainës e tregon qartë: elitat politike perëndimore kanë ndryshuar, qëndrimet dhe orekset e tyre janë rritur, dhe bashkë me to po ndryshon edhe rendi demokratik. E djathta nacionaliste dhe regjimet autoritare po përjetojnë rilindjen e tyre. Fuqitë e mëdha, për të zgjidhur problemet, kërkojnë kapitullimin e njërës palë në favor të tjetrës. Zakonisht, zgjidhja i imponohet më të dobëtit: atij që nuk ka armë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të mëdha.
Ne nuk e kemi më atë mbështetje nga Perëndimi si dikur. Gjatë ndërtimit të republikës, kemi treguar më shumë pasion për pasurim sesa për ndërtimin e një shteti ligjor. Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edi Rama dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta rehabilituar Serbinë, për ta kthyer në tribunën ndërkombëtare dhe për ta shndërruar në faktor kryesor në Ballkanin Perëndimor. Sot, Serbia shihet edhe si viktimë, ndërsa ne edhe si kriminelë. Madje, Rama shkroi edhe Asociacionin, çka nuk e ka bërë asnjë politikan shqiptar në Kosovë.15
Tani kemi politikanë të rinj që do të vendosin edhe për paqen në Ballkan, ndoshta pa na pyetur. Është e mundur që Trump të rikthejë projektin e tij të vjetër me Hashim Thaçin për ndryshimin e kufijve dhe anulon tri të parat. Por, sido që të jetë, problemi duhet të zgjidhet. Ne nuk kemi më as peshë politike, as mbështetës si dikur, as peshë ushtarake për të ndikuar në këtë proces. Përfundimisht, një zgjidhje do të na imponohet. Ashtu si gjithmonë.
Gjatë mandatit të tij, Albin Kurti nuk mundi të ndryshojë shumë strukturën dhe efektivitetin e shtetit. Prokuroria Publike, si dhe gjykatat, së bashku me 90% të televizorëve dhe portaleve, janë kundër tij. Praktikisht opozitarët real të tij.16
Liderët e opozitës nuk kanë ide, koncept apo projekt për ndërtimin e një shteti ligjor; ata kanë detyra të tjera: duhet ta luftojnë shtetin ligjor, sepse janë ngulur në pozita për të garantuar plaçkat e kumbarëve që i sollën aty ku janë.
Me këtë gjyqësi dhe prokurori praktikisht antishtet, ai nuk mund të zgjidhë problemet. Prokuroria ka refuzuar të nisë hetimet për rreth 250 kallëzime penale që i ka dorëzuar Qeveria. Asnjë oligark i Kosovës, i pasuruar padrejtësisht, nuk është marrë në pyetje dhe, rrjedhimisht, nuk është burgosur. Edhe për vepra penale të njohura publikisht. Populli i di, por Prokuroria i shpërfill.
Kjo tregon se Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj krijuan gjykata dhe prokurori për t’u garantuar pasurim të papenguar. Prandaj, Kosova funksionon si një shtet fisnor, i privatizuar, ku korrupsioni dhe nepotizmi janë stabilizuar, dhe pushteti mbahet nga interesat personale të kriminelëve, jo nga ligji, dhe jo për mirëqenien e popullit.
Për t’u pasuruar duke vjedhur, duhet së pari të ndërtohet Trekëndëshi i Suksesit, ose Triada e Suksesit.17 Kjo përfshin: pozita në shtet, një prokurori mediokre që të shërben dhe një gjykatë që të garanton lirinë, në rast se ndonjë prokuror harron se kush e ka punësuar.
Meqenëse lideri i partisë është vegël, ai si pasardhës cakton veglën e vet, për t’i garantuar mbrojtjen nga arrestimi.
Nëse ndodh një befasi dhe Albin Kurti arrin të krijojë raporte të mira me Presidentin amerikan Trump, zgjidhja e problemit me Serbinë mund të jetë më e drejtë. Në këtë rast, liderët e opozitës dhe disa gazetarë mund të traumatizohen: disa do të qëndrojnë në Shqipëri, disa do të ikin atje, ndërsa të tjerë mund të përjetojnë një infarkt në zemër ose të përfundojnë në psikiatri.
Këtë e them me vetëdije të plotë, pas leximit të urrejtjeve të tyre patologjike dhe trishtimit nga Kurti. Ata nuk kritikojnë Vuçiqin, por nxjerrin dyshime se edhe sulmet terroriste serbe qenkan të inskenuara nga Kurti. Por mundësinë që Albin Kurti të mbetet kryeministër e shoh shumë të vogël, thuajse të pamundur, dhe largimi i tij duket i paramenduar mirë.
Isa Mustafa, kur ishte në pushtet, nënshkroi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Më vonë, pasi u rrëzua, kërkoi që ai të mos zbatohet. Edhe pse ekonomist me përvojë të madhe në kontabilitet, ai nuk ka prezantuar dokumentacionin bankar në Gjermani dhe Shqipëri për të dëshmuar popullit se nuk ka pasur keqpërdorime të “tre përqindëshit”. Dhe nuk do ta bëjë kurrë, pasi ato dokumente i ka asgjësuar “profa”, siç i quajnë disa me përkëdheli, nga dashuria e tyre për hajdutëri.
Përveç Republikës Serbe, që me emrin ASOCIACION synohej mashtrimi i popullit – me ligje republike, por me emër si shoqatë shahu – Mustafa tregoi karakterin e tij dhe pasionin e pakontrolluar për karrierë, ashtu si Ramushi dhe Thaçi. Edhe Gjykatën Speciale në Hagë, Mustafa e propagandonte si një institucion pastrimi. Ndërsa tani, kur nuk ka pushtet, do t’i bashkohej protestës për ta kundërshtuar vendimin që ai vetë e kishte përkrahur.
Ky është karakteri i psikopatëve në politikë: ata duan të jenë të drejtë dhe patriotë, por kur tundohen nga pushteti ose paraja, dorëzohen. Nuk mund të refuzojnë. Mu si lavirë.
Kosova sot është në gjendje të mjerë, pasi ato tri “alfa kafshë”18 grabitëse kanë qenë në krye dhe mbi krye të saj.
Shkëputje nga tema. Citat, Ibrahim Kelmendi:
"Ditmann, funksionar i Ministrisë së Jashtme gjermane (këshilltar i Kushnerit dhe ambasador në Beograd), në fillim të majit 1999, ka dhënë këtë informim: 'Nga Deutsche Bank janë transferuar 500 milionë DM të Fondit të qeverisë në Beograd, por ende nuk e dimë kujt dhe pse i janë dorëzuar. Për transferin kanë nënshkruar Bukoshi dhe Mustafa…“ Isa Mustafa, sot kryetar nderi i LDK-së.
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa kanë shkaktuar dëme të mëdha për shkak të përqendrimit të tyre në interesa personale. Megjithëse shpesh përmenden me elozhe, unë po merrem vetëm disa nga pasojat negative të veprimeve të tyre, jo meritat, pasi ato janë shpërblyer me pozita, udhëtime, hotele dhe paga mujore. Ata janë paguar për të bërë mirë, por nuk janë dënuar për dëmet e tyre.
Ato figura politike kanë lënë pasoja të pashlyeshme pas çlirimit: vendin e kanë lënë të cenueshëm dhe të fragjil, me shumë probleme të pazgjidhura, një sistem arsimor të dëmtuar dhe një veri të shkëputur dhe të armatosur. Mëkatet e tyre mund të shkruhen në qindra faqe.
Albin Kurtin nuk do ta kritikoj, jo se nuk mund të bëhen vërejtje ndaj punës së tij, por sepse ai ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, të ngjashme me “Krishtin në kryq”, dhe gozhdohet çdo ditë nga shumica e televizioneve dhe portaleve. 90%. Nuk dua edhe unë të bëhem pjesë e turmës që e sulmon Kurtin për të mbrojtur interesat e tyre materiale.
Ata e kthyen Kosovën në një autonomi serbe, duke krijuar “republika” brenda Kosovës dhe Metohisë, për një gjysmë qyteti dhe nëntë katunde, prej të cilave tri kanë shumicë shqiptare.19
Zgjidhja ideale, në këto rrethana, për Kosovën do të ishte Vjosa Osmani kryeministre. Ajo ka përgatitjen intelektuale dhe dijen diplomatike të nevojshme, është e pranuar ndërkombëtarisht dhe do të ishte një zgjedhje e dobishme. Mirëpo, në politikë, ëndrrat zakonisht përfundojnë duke u nënshtruar interesave të aktorëve të tjerë, dhe për këtë arsye kjo mundësi nuk duket realiste—përveçse, ndoshta, nëse opozitën do ta urdhëronte Presidenti amerikan Trump.
Albin Kurti është viktimë e peshës së vet intelektuale përballë opozitës dhe, në përgjithësi, ndaj politikanëve të tjerë. Njohuritë e tij janë të mëdha, saqë ai shpesh krijon ndjenjën e inferioritetit tek bashkëbiseduesit. Zakonisht, njerëzit me një nivel të tillë inteligjence mund të perceptohen edhe si arrogantë, sepse nuk përkulen dhe flijohen për drejtësi.
Perëndimi duket se parapëlqen politikanë të përkulshëm, prandaj opozita është kaq e ashpër dhe e ngujuar në qëndrimet e saj. Ramush Haradinaj, do të firmoste çdo gjë pa hezitim; ai nuk frikësohet dhe nuk i ha palla çfarë firmos.
Kështu e lexoj unë situata e krijuar, por kam lënë jashtë shumë faktorë të tjerë. Ky përfundim përbën një parashikim bazuar në rrjedhën logjike të fakteve, të cilat mund t’i konsultoni në këtë poshtëshënim.
¹.https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2023/02/cka-ka-firmosur-isa-mustafa.html
².https://ekonomiaonline.com/isa-mustafa-i-bie-pishman-asociacioni-sduhet-te-themelohet/
3https://www.epokaere.com/isa-mustafa-shpallet-kryetar-nderi-i-ldk-së/
6.https://kallxo.com/lajm/ramush-haradinaj-i-kthehet-cakorrit/
7.https://klankosova.tv/haradinaj-ne-rugove-ata-qe-thone-se-e-kemi-fale-
cakorrin-jane-rrenca/
9.https://kohajone.com/forum/rexhep-qosja-u-tmerrova-me-qeverine-e-kosoves-isa-mustafa-eshte-vases/9 https://ekonomiaonline.com/rohde-kritikon-qeverine-si-degjoi-keshillat-tona/
10.https://shqip.com/rohde-kritikon-qeverine-ndonjehere-degjojne-ndonjehere-jo/
11.https://zerivushtrrise.com/ambasadori-gjerman-zgjidhja-e-trafikut-ne-vushtrri-me-e-rendesishme-se-ndertimi-i-dy-urave-ne-iber/
13.https://en.wikipedia.org/wiki/Vienna_Convention_on_Diplomatic_Relations?utm_source=chatgpt.com
14.https://www.n-tv.de/politik/Ploetzlich-ist-Richard-Grenell-ganz-zahm-article20468759.html
17.https://www.botasot.info/kultura/2367265/gjyshi-hajn-i-pulave-djali-hajdut-nipi-politikan/
18.https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2015/01/terbimi-i-alfa-kafshes.html
19..https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2023/01/shtate-mendime-per-nje-krize.html
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen