26.12.2011

Jeta artificiale


Jeta mund të krijohet. Kjo është teoria themelore e biologjisë sintetike. Ky koncept në pesë vitet e fundit ka fituar shumë në domethënie. Metodat me të cilat krijohet një organizëm i ri, shpesh vijnë nga repertori i inxhinierisë gjenetike. Gjithnjë e më shpesh, përfaqësuesit e biologjisë sintetike varin shpresat e tyre në evolucion. Në vend se të ndërtojnë, ata i lënë fatit të vendosë se çfarë do të krijohet.
Bioteknologët dëshirojnë që bakteret e tyre të prodhojnë substanca të reja. Tash e më shumë se 30 vite, ata përdorin teknikën gjenetike. Ata transplantojnë informacione gjenetike, nga një specie tek tjetra. Kështu organizma të tërë ndryshohen dhe rindërtohen. Bioteknologët flasin për biologjinë sintetike. Specialistë krijojnë sipas dëshirës baktere apo qeliza të majës në kompjuter. Punën laboratorike e marrin kompjuterët dhe robotët si për shembull në Ndërmarrja Bioteknologjike LS 9 në San Francisko. Shumëçka që zakonisht prodhohet në mënyrë kimike nga nafta, prodhohet këtu nga mikroorganizmat. Vice presidenti dhe kreu i hulumtimit Stephen del Cardayre thotë: ”Këtu punojnë kirurgët mikrobiologjik. Ata presin dhe kompozojnë komponente ndërtimore gjenetike. Gjenomet e baktereve fitojnë një dizajn të ri, kështu organizmat e transformojnë sheqerin në produkte të ndryshme, që ne prodhojmë.” Metoda është gjithmonë e njëjtë.
Materiali gjenetik i krijuar në kompjuter provohet, korrigjohet, rimodelohet dhe testohet përsëri. Mirëpo kjo nuk është akoma jetë nga tryeza e dizajnatorit, thekson Stephen del Cardayre. Bio-inxhinierët ngjasojnë nxënësve të këqij, që nga shoku –natyra-kopjojnë, por në fakt nuk kuptojnë për çka është fjala.
Në një laborator të Institutit Biologjik në Universitetin e Berlinit profesori Rupert Mucel ka në një epruvetë një lëng sa dy gota të vogla rakie dhe aty janë dhjetë miliard baktere. Aparatura është një automat i thjeshtë i evolucionit. Aty duhet të krijohen antibiotik të rinj. Për të ndikuar tek bakteret, shkencëtarët ndryshojnë kushtet e rritjes: temperaturën, sasinë e kripës, apo dendësinë e lëndëve ushqimore apo të helmeve. Përveç kësaj, ata mund t’ i shtojnë edhe gjene të krijuara në mënyrë artificiale për të arritur deri te mikroorganizmat e reja.
Bakteret zgjedhin informacionin gjenetik dhe i ribashkojnë. Në vend se ta kopjojnë ata natyrën, bëjnë që natyra të punojë për ta, sipas parimit: Mutacion dhe seleksionim. Ndryshime gjenetike të rastit. Provë dhe gabim. Problemi për shkencëtarët është kombinimi. Shkencëtarët shkruajnë skenarin, regjinë ia lënë natyrës.
Njeriu ka diku 20.000 gjene. Kjo është shumë pak në krahasim me atë që ofron ajri, deti dhe toka. Shumica e gjeneve që gjenden jashtë kanë origjinën tek mikroorganizmat. Kjo mund t’ i sjellë informata të rëndësishme bioteknologjisë. Hulumtuesi i gjeneve Craig Venter thotë: „ Në çdo mililitër të ujit të detit jetojnë më shumë se 1 milion baktere dhe 10 milion viruse. Nëse ju notoni në det dhe pini pak ujë, atëherë keni gëlltitur 100 milion mikroorganizma, gjallesa të padukshme.
Ato gjene mund të ndahen në familje. Në grupe të ngjashme. Domethënë këto familje të proteinave kanë edhe funksione të njëjta. Dhe, qëllimi jonë tani është ta zgjedhim në familje reprezentative të proteinave për ta studiuar mirë. Ne mund të marrim gjene nga oqeani dhe t’ i fusim E.Coli dhe nëse E. Coli përsëri noton, atëherë kuptojmë se gjeni që iu shtua kjo, është një oksidaze...
Një profesor në televizorin publik gjerman pat thënë këtë: "Ne kemi në trup më shumë baktere se sa tru, diku 2 kilogram..." Para dy muajve qe lajmëruar se shekncëtarët amerkian krijuan në laborator një mikroorganizëm artifcial me 150 gjene...E çka do të krijojmë pas 500 viteve?
Përgatiti: Lis Bukuroca


23.12.2011

Populli më i vogël në botë?


Stephen Leonard nga Universiteti i Kembrixhit kishte dëshirë ta mësojë gjuhën „inuktun“, e cila flitet vetëm nga 770 veta në Grenlandën Veriore dhe gjuhë, që ekziston vetëm në të folur, por nuk është shkruar kurrë. Ai atje kaloi një vit me gjuetarët e popullit „inuguit“ (edhe inuit). Aty, përveç gjuhës, mësoi shumë mbi gjuetinë e arinjve dhe ndryshimin e klimës. Gjatë tre muajve të dimrit banorët nuk shohin dritën e diellit dhe temperaturat arrijnë deri në – 50 gradë.
Në fillim kishte nisur mësimin e gjuhës me përkthyes, pastaj edhe nga nxënësit. Shumë inuguit kanë qenë në shkollë dhe flasin edhe grenlandishten perëndimore si dhe danishten. Antropologu linguistik, që flet 12 gjuhë, nisi edhe shkrimin e saj, duke u konsultuar me banorët dhe konstatoi se kishte fjalë, që kishin deri në 50 shkronja. Përveç kësaj, gjuha e tyre kishte 20 fjalë të ndryshme për erën dhe kanë shumë tregime, që i rrëfejnë gjatë gjuetisë. Tregim mbi mbijetesën në kushte tepër të vështira, të lidhura me akullin në det. Nëse brenda 25 viteve do të zhduket akulli, atëherë do të zhduken edhe tregimet e tyre.
Banorët tregojnë se klima ecën sipas një cikli 30 vjeçar. Ata, këtë kanë dëgjuar nga stërgjyshërit dhe thonë se pas përafërsisht 30 viteve të ngrohta, pasojnë 30 të ftohta, mirëpo të rinjtë mendojnë se klima është duke ndryshuar me shpejtësi të madhe.
Gjuetarët thonë se ndryshimi i klimës ka nisur në vitet e 90-ta. Më parë ngrirja e detit niste në shtator dhe shkrihej në korrik. Ngrirja dhe shkrirja zgjaste dy javë. Deri sa ishte aty antropologu gjuhësor Stephen Leonard, kishte parë se krijimi i akullit kishte nisur në shtator dhe përfundimisht ishte krijuar në dhjetor dhe vetëm tani, gjuetarët kishin mundur të ecnin mbi akull. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më rrallë inuguitët dalin në gjueti. Ata i janë kthyer lojërave të kompjuterit apo alkoolit. Stephen Leonard tani në Kembrixh është duke u marrë me klasifikimin e të dhënave: Fjali, fjalorë, struktura gramatikore, por edhe video me këngë dhe valle të inuguitëve. Ai dëshiron të kthehet sa më shpjet në Grenlandën Veriore dhe t’ u dorëzojë atyre dokumentacionin në DVD dhe libra, ku ruhet një pjesë e kulturës së tyre.
Burimi: Deutschlandfunk

Përgaditi: LBukuroca

22.12.2011

Aforizma (1)

»Unë shkruaj në frengjishte të keqe për francezët e këqinj!« Jacques Prevert
» Poet, unë? Nuk posedoj kartëvizitë në të cilën shkruan fjala poet!« Jacques Prevert
»Mos lejo të të dëshpërojnë: bëhu i pacipë, i egër dhe i mrekullueshëm!« Astrid Lindgren
‎»Njeriut i duhen dy vite për të mësuar të folurit dhe pesëdhjetë për ta mësuar të heshturit« Ernest Hemingway
‎»Ne mund t’ i kuptojmë të rinjtë, vetëm nëse nuk kemi harruar rininë tonë!« Vicky Baum
»Shpresa është një kafjall i mirë, por një darkë e keqe!« Francis Bacon
‎»Koha i shëron të gjitha plagët. Ndërkohë edhe Napoleoni është shndërruar në konjak!« Alfred Biolek
‎»Injorimi nuk është tolerancë.« Theodor Fontane
»Nuk më pëlqen shumë të jap intervista, sepse gjithmonë kam vështirësi dhe nuk më kujtohen rrenat që i kam thënë herën e fundit.« Roger Moore
‎»Shumica e të sëmurëve shkojnë te mjeku. Vetëm ata që janë me të ftohur shkojnë në teatër ose në koncert!« Heinz Drache
‎»Fat kemi, kur fatkeqësia godet të tjerët« Horaci
‎»Në përgjithësi shpresa është udhëheqëse e keqe, por një shoqëruese e mirë:« Lord Halifax
‎»Optimistët, pesimistët - fundi i fundit që të dy palët gabojnë, mirëpo optimistët jetojnë më të lumtur!« Kofi Annan
»Prometeu nuk e mori zjarrin nga qielli për t’ ju mundësuar pjekësve të suxhukut në skarë, bërjen e bizneseve të tyre !« Heinrich Böll
»Dera për në parajsë mbetet e mbyllur me vulë. Me fjalën: Rrezik!« Niklas Luhman
»Duhet ta pranojmë: Me Hamburgun kemi pasur sukses të mirë. Ne kishim mirëpo edhe 1.200 vjet kohë.« Zejtarët e Hamburgut
‎»Brengat nuk mbyten në alkohol. Ato dinë të notojnë!« Heinz Rühmann
‎»Atë që e dashuron, lëre të lirë, nëse kthehet, atëherë është e jotja për gjithmonë!« Konfuci
»Dashuria është një mrekulli, që gjithmonë është e mundur. E keqja është një fakt, që gjithmonë është e pranishme.« Friedrich Dürrenmatt
»I lumtur mund të jetë ai njeri, i cili nuk është fajtor për varfërinë e njerëzve tjerë!« Johann Heinrich Pestalozzi
‎»Gomari nuk bëhet haxhi, edhe nëse shkon në Mekë!« proverb turk
»Martohu me një arkeolog! Aq sam më shumë mplakesh, aq më interesante i dukesh.« Agatha Christie

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë, ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës. 

19.12.2011

100 libra më të mirë të shek. XX, Le Monde

»Librat e shekullit« është një klasfikim i 100 librave të konsideruar si libra më të mirë të shek. XX. U themelua në pranverën e vitit 1999 si pjesë e një veprimtarie organizuar nga Fnac dhe gazeta Le Monde.
Ata qenë nisur nga një listë paraprake prej 200 titujve hartuar nga botuesit dhe gazetarët; 17.000 francezë, kanë votuar për t’i u përgjigjur pyetjes : » Cilët libra ju kanë ngelur në kujtesë?« Kjo është renditja dhe aty gjendet edhe Gjenerali i ushtrisë së vdekur...

1 - I huaji - Albert Camus - 1942
2 - Në kërkim të kohës së humbur - Marcel Proust - 1913-1927
3 - Procesi - Franz Kafka - 1925
4 - Princi i Vogël - Antoine de Saint-Exupéry - 1943
5 - Kushti njerëzor - André Malraux - 1933
6 - Udhëtim në fund të natës - Louis-Ferdinand Céline - 1932
7 - Rrushtë e zemërimit - John Steinbeck - 1939
8 - Për kë bien këmbanat - Ernest Hemingway - 1940
9 - Meaulnes i Madh - Alain-Fournier - 1913
10 - Shkuma e ditëve - Boris Vian - 1947
11 - Gjinia e dytë - Simone de Beauvoir - 1949
12 - Duke pritur Godot - Samuel Beckett - 1952
13 - Qenia dhe Hiçi - Jean-Paul Sartre - 1943
14 - Emri i trëndafilit - Umberto Eco - 1980
15 - Arkipelagu i Gulagut - Alexandre Soljenitsyne - 1973
16 - Fjalë - Jacques Prévert - 1946
17 - Alkoole - Guillaume Apollinaire - 1913
18 - Lotusi blu - Hergé - 1936
19 - Ditar - Anne Frank - 1947
20 - Tropikë të trishtë - Claude Lévi-Strauss - 1955
21 - Më e mira e botëve - Aldous Huxley - 1932
22 - 1984 - George Orwell - 1949
23 - Asteriks Galezi - René Goscinny dhe Albert Uderzo - 1959
24 - Këngëtarja tullace - Eugène Ionesco - 1952
25 - Tre ese mbi teorinë seksuale - Sigmund Freud - 1905
26 - Vepra në terr - Marguerite Yourcenar - 1968
27 - Lolita - Vladimir Nabokov - 1955
28 - Uliksi - James Joyce - 1922
29 - Shkretëtira e Tartarëve - Dino Buzzati - 1940
30 - Falsifikuesit - André Gide - 1925
31 - Kalorësi mbi çati - Jean Giono - 1951
32 - Bukuroshja e Zotërisë - Albert Cohen - 1968
33 - Njëqind vjet vetmi - Gabriel García Márquez - 1967
34 - Zhurma dhe tërbimi - William Faulkner - 1929
35 - Thérèse Desqueyroux - François Mauriac - 1927
36 - Zazie në metro - Raymond Queneau - 1959
37 - Ngatërresa e ndjenjave - Stefan Zweig - 1927
38 - Bashkë me erën - Margaret Mitchell - 1936
39 - Dashnori i lady Chatterley - D. H. Lawrence - 1928
40 - Mali magjik - Thomas Mann - 1924
41 - Mirëdita trishtim - Françoise Sagan - 1954
42 - Heshtja e detit - Vercors - 1942
43 - Jeta mënyrë përdorimi - Georges Perec - 1978
44 - Qeni i Baskervillëve - Arthur Conan Doyle - 1901-1902
45 - Nën diellin e Satanit - Georges Bernanos - 1926
46 - Gatsby i Madh - Francis Scott Fitzgerald - 1925
47 - Shakaja - Milan Kundera - 1967
48 - Përbuzja - Alberto Moravia - 1954
49 - Vdekja e Roger Ackroyd - Agatha Christie - 1926
50 - Nadja - André Breton - 1928
51 - Aurélien - Louis Aragon - 1964
52 - Këpucë e atlastë - Paul Claudel - 1929
53 - Gjashtë personazhe në kërkim autori - Luigi Pirandello - 1921
54 - Ngjitja e pandalshme e Arturo Ui - Bertolt Brecht - 1959
55 - Premti ose Ferret e Paqësorit - Michel Tournier - 1967
56 - Lufta e botëve - H. G. Wells - 1898
57 - Po sikur të ishte një njeri - Primo Levi - 1947
58 - Zoti i unazave - J. R. R. Tolkien - 1954-1955
59 - Dredhat e vreshtit - Colette - 1908
60 - Kryeqytet i dhimbjes - Paul Éluard - 1926
61 - Martin Eden - Jack London - 1909
62 - Corto Maltese - Balada e detit te kripur - Hugo Pratt - 1967
63 - Shkalla zero e shkrimit - Roland Barthes - 1953
64 - Nderi i humbur i Katharina Blum - Heinrich Böll - 1974
65 - Bregu i Syrtes - Julien Gracq - 1951
66 - Fjalët dhe Gjërat - Michel Foucault - 1966
67 - Mbi rrugë - Jack Kerouac - 1957
68 - Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgerson - Selma Lagerlöf - 1906-1907
69 - Një dhomë më vete - Virginia Woolf - 1929
70 - Kronika marsiane - Ray Bradbury - 1950
71 - Përhumbja e Lol V. Stein - Marguerite Duras - 1964
72 - Procesverbali - J. M. G. Le Clézio - 1963
73 - Tropizmë - Nathalie Sarraute - 1939
74 - Ditar, 1887–1910 - Jules Renard - 1925
75 - Lord Jim - Joseph Conrad - 1900
76 - Shkrime - Jacques Lacan - 1966
77 - Teatri dhe dubli i tij - Antonin Artaud - 1938
78 - Manhattan Transfer - John Dos Passos - 1925
79 - Trillime - Jorge Luis Borges - 1944
80 - Moragavine - Blaise Cendrars - 1926
81 - Gjenerali i ushtrisë së vdekur - Ismail Kadare - 1963
82 - Zgjedhja e Sophie - William Styron - 1979
83 - Romancero Gitano - Federico García Lorca - 1928
84 - Pietr-Letoni - Georges Simenon - 1931
85 - Zoja e Mirê e Luleve - Jean Genet - 1944
86 - Njeriu pa cilësi - Robert Musil - 1930-1932
87 - Zemërim dhe mister - René Char - 1948
88 - Kapësi në thekër - J. D. Salinger - 1951
89 - Ska orkide për miss Blandish - James Hadley Chase - 1939
90 - Blake dhe Mortimer - Edgar P. Jacobs - 1950
91 - Fletoret e Malte Laurids Brigge - Rainer Maria Rilke - 1910
92 - Modifikimi - Michel Butor - 1957
93 - Origjinat e totalitarizmit - Hannah Arendt - 1951
94 - Mjeshtri dhe Margarita - Mikhaïl Boulgakov - 1967
95 - Kryqëzimi në trëndafil - Henry Miller - 1949-1960
96 - Gjumi i madh - Raymond Chandler - 1939
97 - Ithtësira - Saint-John Perse - 1957
98 - Gaston - André Franquin - 1957
99 - Përposhtë vullkanit - Malcolm Lowry - 1947
100 - Fëmijët e mesnatës - Salman Rushdie - 1981


16.12.2011

La mia morte


La mia morte - racconto di Lis Bukuroca
(tradotto da Brunilda Ternova)

Al semaforo ho sentito una fitta al petto e poi un forte dolore. Le distanze delle frequenze respiratorie aumentarono diventando a tratti più profonde e a tratti più pacifiche. Il decentramento mentale a volte era più leggero e altre volte più pesante costringendomi a chiudere gli occhi. Gli ultimi cinque respiri – mentre inchinavo la testa sul volante - furono misteriosi. In quel momento decisi di chiudere i conti con il mondo intero. Al quarto respiro avevo perdonato i peccati a quelli che con intrighi e calunnie avevano impedito il mio cammino di vita. A tutti! La terza fu un po’ ritardata e la mia coscienza subì una vertiginosa e totale degradazione. Il cervello non stava funzionando in modo corretto e incominciai a vedere varie immagini a colori, arcobaleni, profeti, angeli e un scuro tunnel con una luce fosforescente alla fine. Tuttavia, sono riuscito a chiedere scusa anche alle mie vittime. Non avevo nel mio repertorio biografico nessuno, ma non si sa, forse qualcuno avevo inconsciamente e inavvertitamente ferito. Nel secondo respiro, che ritardò ancor più del terzo, avevo pregato tutti i profeti, visto che sfilavano davanti ai miei occhi uno dopo l’altro. Meglio pregare tutti, mi sono detto, forse uno o l’altro si potrebbe sentire discriminato e mi creerebbe problemi di là. Poi non so cosa accadde. La luce si spense e mi sembrò che lo sguardo abbracciasse il cielo in pieno, completamente, fissamente incorporandolo.

Negli ultimi istanti provai anche una sensazione di gioia poiché finalmente avrei incontrato faccia a faccia la grande verità. In vita mi sorprendeva sempre l’orrore e la paura della gente a proposito della morte, anche se credevano nell’eternità. Perché ci sono tante buone promesse? Perché se lì è meglio di qui c’è questa profonda tristezza? Questo non riuscivo a capirlo.
La morte è una cosa comune, non è niente di nuovo è un fenomeno naturale e poi il Dio è buono e soprattutto imparziale, dicevo tra me e me. Avevo più paura delle divinità auto-proclamate che del vero Dio, di quello giusto ... La morte, però, non è né innovazione e neppure una stranezza. Nel futuro le morti come le nostre e con la nostra longevità saranno la vera stranezza. La pensa in questo modo anche il professor Aubrey de Grey dell’Università di Cambridge.
Durante la vita, nel subconscio, nell’alter ego ribelle, di tanto in tanto regna una convinzione che forse io, proprio io, non morirò mai. Forse io sono una eccezione, pensai, oppure verrà scoperto qualche farmaco miracoloso. Il professore Gray pensa che la vecchiaia può essere rimandata e l’uomo non morirà prima dei mille anni. Il metodo? Per mezzo della biotecnologia, le basi molecolari permettono al corpo di auto guarirsi. Però io non sono riuscito ad aspettare e mi sono rassegnato. Fortunatamente, sono fuggito.L’Anima volò via, mentre il corpo venne trattenuto e io rimasi quasi lo stesso, anche come Anima. Non ero più un insieme fisico e biologico ma ero una realizzazione trascendentale immateriale, fatta non di cellule ma da una divina pre-morfologia. Ero di nuovo un essere e stranamente vestito. I vestiti erano uguali a quelli comprati appositamente per la mia morte, ma anche quelli erano fatti da un pre-antimateria divina.
Il pronto soccorso inviò in ospedale il mio corpo. La mia compagna sconvolta informò alcune persone che tenevano a me. Anzi, contrariamente al nostro accordo, forse per il dolore o forse dalla confusione che si era venuta a creare, aveva informato anche qualche persona che non avrei voluto vedere nemmeno in vita figuriamoci in veste di spirito.
Avevo preparato il mio testamento pochi anni prima della mia morte e lo avevo modificato due volte: nel primo avevo specificato che volevo essere sepolto in modo elegante, sbarbato, in cravatta e con scarpe ben lucidate. I soldi per la bella bara lavorata in legno di ciliegio – in vita amavo le ciliegie - li avevo lasciati nell’armadio già pronti insieme ai vestiti. Ho lavorato tutta la vita, mi sono detto, e voglio essere sepolto in una cassa decorosa, anzi speravo di incontrare dall’altra parte delle persone di cultura e volevo - come albanese che ero - apparire esemplare, splendidamente vestito, con raffinatezza e orgoglio. Poi anche davanti al Signore, nella Corte Suprema, volevo apparire elegante e dignitoso.
Nel primo testamento avevo chiesto di avere nella barra con me il telecomando e il cellulare. Così se fosse stato necessario potevo inviare un messaggio oppure cambiare i canali TV alla mia compagna ogni volta che volevo per ricordarle il nostro amore. Forse pensavo che la mia morte non era completa, ma piuttosto parziale e che, può darsi, riuscivo ad eseguire alcune attività dal regno di Ade. Oltre all’oggettistica, nelle mie volontà avevo stilato espressamente di essere sepolto nelle tombe dei non fumatori.Ovviamente nel caso ci fossero, altrimenti il più lontano possibile dai fumatori. La sigaretta, in vita tanto amata, ora mi odiava altrettanto e nella stessa misura.
Ma dopo un po’ cambiai le volontà del mio testamento. Decisi di essere cremato. Le batterie del telecomando e del cellulare potevano consumarsi e non aveva senso averle con me. Andai nel mio Paese di nascita e comprai un vaso realizzato in argilla, in creta rossa di alta qualità patriottica. Era come quei piccoli vasetti dove si inseriscono le verdure in salamoia. Volevo essere come loro in salamoia perché dopo la morte anche io mi sarei trasformato e mi sarei conservato come le verdure e non mi sarei guastato mai più. Il vaso in terracotta mi dava la speranza che un giorno forse sarei tornato, come quando le verdure sono preparate e la gente domanda: Sono pronte le verdure in salamoia? Forse era questa la ragione per la quale avevo scelto quel recipiente in terracotta. Ma, certamente, in realtà la vera ragione non la sapevo. Tuttavia, il termine della scadenza era: mai! Cioè in qualche modo ero vivo e presente nel vaso. Addirittura, avevo chiesto di essere sepolto anonimo. La ragione, non la so proprio. Non avevo bisogno d’altro, pensavo mentre modificavo le mie volontà. Presi una busta di grandi dimensioni e la chiusi mostrandola alla mia compagna.
- Deve essere aperta in presenza di un notaio - le dissi. Lei annuì scuotendo la testa confusa ma non mi disse nulla. Forse pensava che dentro avrebbe trovato il conto corrente bancario segreto. Ma con l’eccezione dei miei desideri, dei ringraziamenti per l’amore e per i nostri capolavori, dentro non c’era nulla più di qualche debito non riscosso che gli avrei lasciato brutalmente ineredità come ricordo.

Era una giornata fredda e con moltissima neve. In giro si discuteva con grande preoccupazione riguardo la situazione del pianeta Terra: stavamo violentando il normale cammino dell’evoluzione mettendo in moto una nuova evoluzione e nessuno sapeva come sarebbe andata a finire, cosa avrebbe prodotto e cosa avrebbe distrutto. Sì stava violando il progetto del professore Aubrey de Grey. Inoltre, gli specialisti della genetica erano stati in grado di constatare che da qualche parte i geni avevano subito una mutazione nel codice e si supponeva che questo clima potesse influenzare la nascita di esseri umani senza occhi né orecchie.Questo, però, non preoccupava nessuno poiché certe popolazioni non vedevano con gli occhi, e altre non ascoltavano neanche con le orecchie. Altri non vogliono vedere e neanche sentire al tempo stesso. Sono rimasti tali e quali per moltissimi secoli e così resteranno ancora per un bel po'.
Verso le ore quindici andai in città con la macchina e mentre aspettavo davanti al semaforo subii il primo attacco cardiaco. Riuscii a sentire solo le sirene delle auto dietro di me posando il capo sul volante. Il pronto soccorso giunse velocemente, come dice il nome stesso. Mi stesero sul marciapiede e cercarono di farmi ritornare in vita. Ma io non avevo più voglia. E’ meglio andare via, dissi tra me e me. Il medico mi mise una maschera per la respirazione. L’Anima, che aveva preso in prestito il mio corpo, volò via e io osservavo la gente da fuori: le loro espressioni e il loro colorito provocato dalla mia situazione.
- È morto! - disse uno dei passanti facendo alcuni passi all’indietro dalla paura. Dopo di lui fecero lo stesso altre decine di persone. Il medico e l’infermiera alzarono la testa e le guardarono aggrottando le ciglia. Per la prima volta vidi che qualcuno aveva paura di me. Questa cosa non mi piacque. Quando mi agitavo in vita nessuno aveva paura di me e io questo lo prendevo in considerazione come un grande successo. Solo in questo modo consentivo alle persone di essere oneste nei miei confronti e questo mi piaceva rendendomi orgoglioso. Ora, disteso sul marciapiede, terrorizzavo le persone. Che strano! Per un attimo, il mio corpo mi sembrò un’arma biochimica spaventosa. Mi misero in una barella e subito dopo l’ambulanza andò in fretta verso l’ospedale.La moltitudine dei passanti si disintegro.
Per la sepoltura nel placido cortile vennero molti volti sconosciuti ma vennero anche alcuni che non mi amavano. Non erano venuti per me ma per loro stessi, per fare la carità, per trarre dalla mia tragica tragedia qualche punto per il loro paradiso ideale. Per vincere dei punti da me che ero morto e per alleviare l’esperienza del dolore alla mia compagna. Per egoismo, pensai e mi misi a osservare la loro finta tristezza, i loro finti volti sconsolati con una risatina pressoché nascosta ma che in realtà non riuscivano a nascondere dai loro volti insolenti. Il discorso funebre fu tenuto da un amico. Parlava così bene di me che mi sorpresi di quanto ero stato buono e non lo sapessi. Il processionale mi osservò per un ultima volta e gli operai della sepoltura chiusero il coperchio dellabara inviando il mio corpo nel forno, come avevo stipulato per iscritto.
Loro si sono allontanarono e io mi avviai verso il cielo. La mia Anima volava velocemente, più veloce rispetto alla stessa velocità della luce. Dopo sette minuti terrestri attraversai la via lattea e sull’estremità della nostra galassia, là, all’uscita, notai un pianeta quasi simile alla Terra: era bello e pieno di vita con molti esseri che lavoravano i campi. In quel pianeta gli esseri oltre alle mani possedevano anche le ali per volare. Il loro Dio aveva detto loro che dovevano lavorare i campi ed essere grandi credenti, così non facevano nient’altro che questo. Quel pianeta era un milione di anni più antico del pianeta Terra. Mi ero fermato un po’ nella sua orbita e non sapevo in quale direzione andare. Un ufficiale celeste mi si avvicinò e disse:
- Vai avanti! Qui è vietato sostare. Lo guardai infastidito e gli dissi:
- Non so quale direzione prendere, qui ci sono moltissime indicazioni. Erano enormi, sospese
nel cielo e creavano dei corridoi tra di loro. C’erano centinaia di corridoi e ognuno di loro aveva un proprio colore.
- Sei Europeo? - mi domandò.
- Sì. - gli risposi.
- Da questa parte in questi primi cento corridoi e poi raggiungerà il Pianeta Tribunale. Dopo l’udienza principale e dopo esserti disinfettato dai delitti può andare in altri continenti, ma ti servirà un visto!
- Anche qui!? - ho quasi urlato dalla sorpresa.
- A causa del nuovo regolamento celeste, non mescoliamo più i popoli conservando così l’armonia perfetta. Perché ti chiami Naser?
- Non lo so. Forse perché mio nonno era nato nell’epoca di un altro Impero. Forse sperava che io diventassi presidente...
- Lo sei diventato? - mi chiese seriamente il funzionario. Gli dissi allora che per diventare presidente un essere umano doveva essere un gran bugiardo, doveva possedere una enorme sfacciataggine e un gran culone autoadesivo alla poltrona ma io non possedevo queste qualità sovrumane.
- Hai fatto bene, i presidenti si sottomettono ad un esame speciale poiché loro non rispondono solo per se stessi ma anche per tutte le persone del loro paese, per ogni persona - mi disse e mi fece cenno con la mano di continuare il volo.
- Anche gli altri sono così seri come lei? - gli domandai. Sono arrivato con tanta gioia, ma qui ora ho paura.
- Non so, quelli sono altri reparti e io non mi intrometto nelle loro competenze, ma qui regna la giustizia assoluta, non temere - mi rispose molto seriamente di nuovo.
Non va per niente bene, pensai e mi pentii di essere morto. Volai oltre per altri sette minuti del tempo terrestre e atterrai nel Pianeta Tribunale. Tutto sembrava perfetto e in una armonia da mozzafiato. C’erano molte più meraviglie di quanto possano immaginare tutti gli abitanti della Terra. Mi sono trovato di fronte ad un magnifico palazzo con un anfiteatro grande quanto il Kosovo e dove c’erano migliaia di dipendenti con il computer davanti, mentre nel suo cortile atterravano interrottamente le Anime.Gli impiegati erano specializzati negli europei e nei loro reati. Lì si separava il bene dal male. Dopo pochi istanti, mi sono trovato anche io davanti ad un impiegato.
- Buoncielo! - lo salutai in albanese.
- Buoncielo! - mi rispose in albanese.
- Non sarà il Signore ad interrogarmi? - chiesi.
- Sulla Terra, è il giudice o il presidente a giudicare? - mi chiese. Lo osservai deluso ma non dissi nulla.
- Il Signore lo vedono solo le persone perfette e straordinarie o lo si vede quando inizia la morte dell’universo…
- E quando inizia? - lo interrupi triste poiché mi avrebbe atteso anche una ulteriore morte.
- Mai! - mi rispose categoricamente.
- Uffaa - urlai liberato.
- Il Signore può essere visto, continuò lui, anche quando ci sono le riunioni universali. Se tu potrai vederlo oppure no questo non si sa ancora lo vedremmo dopo le tue analisi...
In quel momento ci transitò vicino un’impiegata bellissima, più bella della bellezza stessa: alta di statura, agile e con un portamento sconvolgente e orgoglioso.
- Quando possiamo fare sesso qui? - chiesi al funzionario.
- Quando desideri! Hai preso con te gli organi genitali? - mi chiese.
- No. - gli risposi. Non li avevo con me, erano rimasti di sotto.
- Qui non c'è né nascita e né morte, e di conseguenza non ci si accoppia. Qui esiste la vita senza confini. L’eternità. Il sesso serve all’evoluzione. Questa non è la Terra e non esiste l’evoluzione ma esiste la fine dell’evoluzione, la perfezione. Lì dove si mangia e si beve, esiste la nascita e la morte. Qui, no! La gente del tuo pianeta qui non viene divisa in generi, ma quasi tutti sono vestiti con l’aura divina. La tua professione? - aggiunse alzando la testa.
- Professore di lingue per le scuole secondarie, ma lavoravo come traduttore ...
- Sa fare qualcos’altro?
- Sì, lì scrivevo favole per i vivi...
- Tu eri quello che aveva inviato una lettera a Dio?
- Sì. - gli risposi.
- Appoggia la mano sul vetro!
Missi la mano lì dove mi indicò e sullo schermo apparvero la mia vita e le mie azioni.
- Allora, la pubblicasti poi la risposta di Dio? – mi domandò guardando sullo schermo.
- No. - dissi - Poteva deludere le persone che pensano di essere in coalizione con il Signore ...
- Di quale religione eri credente?
- Di tutte e di nessuna. Il più delle volte politeista e agnostico, qualche volta buddista, induista, taoista, poi deista universale e quando avevo dei problemi credevo in tutte e tre le religioni monoteistiche in virtù delle loro caratteristichee così via dicendo ... dipendeva dalla necessità. Durante la pubertà credevo nella religione marxista e quando le cose mi andavano bene ero ateo e moralista. Non avevo tempo di pensare a Dio, così lo lasciavo in pace ad aiutare coloro che avevano bisogno più di me ...
- Come mai così tante conversioni?
- Non me ne bastava una. O mi mettevano dentro una cornice oppure non avevano nessuna risposta alle mie domande.Come essere umano amavo la libertà di pensiero e saltavo da un libro all’altro per permettermi di avere una chiara percezione.
- Perché politeista?
- Credevo che Dio avesse altri compiti, più importanti e urgenti, per esempio la costruzione di nuovi pianeti,l’allineamento e la ridistribuzione delle galassie. In modo da non occuparsi di me, avrebbe inviato al suo posto un altro Dio, un altro collega oppure altri colleghi. Pensavo che ogni galassia, le migliaia che avevamo scoperto, aveva il suo proprio Dio...
- Bene. - mi disse - Vieni con me. Hai creduto nell’esistenza del diavolo?
- Mai!
- Perché?
- Pensavo che il male non potesse sopravvivere a lungo. Dio non l’avrebbe sopportato. Avrei una domanda, per favore.
- Sì!
- Per quale ragione ho vissuto?
- Per imparare una professione.
- Eh!- tuonai io - Lavoro anche qui.
- Naturalmente. - disse il funzionario. Altrimenti, impazziresti dalla noia.
- Come ricompensate e come punite gli esseri qui?
- Le persone qui sono suddivise sulla base del rispetto e dell’aiuto verso gli altri. Il rispetto e il sostegno. Nient’altro. La gente, quelli del tuo pianeta, è suddivisa in due gruppi. Il primo gruppo sono quelli che hanno rispettato l’essere umano aiutandolo ogni giorno. Essi sono inviati nel Paradiso, a pochi giorni di distanza da qui, dopo il processo principale. Le persone che non hanno rispettato gli esseri umani e non hanno aiutato ogni giorno, ma non hanno agito ingiustamente, nel Pre-Paradiso, un luogo per gli egocentrici ...
- E per coloro che hanno pregato al Signore? - lo interruppi.
- Dipende per chi hanno pregato. Se hanno pregato per loro stessi, cadono nel gruppo degli egoisti e degli egocentrici, trovando lì anche i santuari per pregare fino a correggersi ...
- Cosa succede con le persone malvagie?
- Per loro ci sono tre centri, tre processi in tre tribunali per i crimini gravi: il Purgatorio, l’Inferno e l’Inferno Principale. Puoi andare adesso. - facendomi segno con il dito in direzione della porta dove si elaborava il risultato finale delle analisi ...
- Ho ancora altre due domande per favore. Qual è l’azione che spedisce l’uomo direttamente presso le Corti Supreme dove non c’è salvezza? Un crimine che non si può perdonare suppongo.
- L’omicidio di un essere umano - disse il funzionario.
- E gli uomini che maltrattano le donne, quale punizione ricevono?
- Se non hanno fatto altri crimini ma solo hanno oppresso le loro donne non vengono puniti, solo subiscono il cambiamento del sesso e vengono inviati a sposarsi in un altro pianeta maschilista, non sulla Terra ... I migliori vengono inviati a lavorare in altre galassie, dipende delle conoscenza che portano con sé ...
- Buoncielo! - dissi ringraziandolo e inchinandomi.
- Buoncielo! - ripete lui in un albanese perfetto.

Sul petto sentivo una forte pressione. Poi un suono sottile, un biiiip. Ancora un’altra forte pressione e un altro biiippp. I medici si guardarono in faccia tra di loro e sorrisero.
- Ti abbiamo fatto ritornare in vita. - disse il medico mentre stavo aprendo lentamente gli occhi. Eri più di là che di qua.
- Di là non era per niente male. - gli dissi con rammarico e gli domandai per quanti mesi fossi rimasto in quello stato.
- Quasi mezz’ora ...Ti ricordi qualcosa? - mi chiese il medico.
- Sì, molte cose. Una volta in cielo e poi indietro. Fu una lunga traiettoria.
Loro si misero a sorridere e dopo pochi minuti uscirono dalla stanza. Una bella infermiera, come quella del Tribunale, entrò con alcuni farmaci in un piccolo contenitore in mano. Due settimane dopo le mie dimissione dall’ospedale, stipulai il terzo testamento ...

Brunilda Ternova ; https://brunildaternova.blogspot.com/


04.12.2011

Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare, Gazeta Shekulli


Mbreti nuk mund të qëndrojë jashtë Shqipërisë më tepër se tre muaj. Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të Shtetit, të cilat i ushtron drejtpërdrejt sipas dispozitave të posaçme të titullit V të këtij Statuti. Mbreti shpall luftë në rast mbrojtjeje. Shpërblimi i Mbretit është 500.000 (pesëqind mijë) franga ari në vit. Të gjitha Forcat e Armatosura të Shtetit formojnë një trup dhe janë nën komandën e urdhrin absolut të Mbretit. Në ligjet e rregulloret e Shtetit, kudo që përdoret fjala “Republikë” zëvendësohet me fjalën “Mbretëri”.
Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare
Ky statut është marrë nga faqja zyrtare e mbretit të vetëshpallur. Autenticitetit nuk mund t‘ i besohet, sepse nëse bazohemi në këtë, atëherë duhet të besojmë se mbreti fliste gjuhën letrare, që akoma nuk ishte kodifikuar (1972). Mund të merret me mend se janë ndryshuar ligje dhe i janë përshtatur kohës. Mirëpo, edhe ashtu si paraqitet në faqen zyrtare, flet për “mbretërinë”, qëndrimin skandaloz dhe zhmbretnimin e saj. Këtu mund të lexoni sa muaj mund të qëndrojë “mbreti” jashtë shtetit, sa duhet të fitojë brenda vitit, cila është detyra e tij në kohë lufte dhe a guxon të cenohet integriteti i vendit, madje edhe Betimin i tij para Kuvendit…
Titulli l
Dispozita të përgjithshme
Art. 1. Shqipëria është Mbretëri (Royaume) demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme.
Art. 2. Shqipëria është e pavarur dhe e pandashme; tërësia tokësore e saj është e padhu- nueshme dhe toka e saj e patjetërsueshme.
Art. 56. Mbreti para parlamentit betohet si vijon:
“Unë (……….), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh, se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”.
Art. 63. Kur Mbreti vdes pa lënë trashëgimtar, por Mbretëresha në minutën e vdekjes së Tij është shtatzënë, e cila konstatohet me raportin e tre mjekëve të autorizuar prej Këshillit të Ministrave, formohet Këshilli i Regjencës përkohësisht, i cili ushtron Pushtetin Mbretëror deri në lindjen e foshnjës.
Art. 65. Mbreti banon kurdoherë në Shqipëri; kur përkohësisht del jashtë Shqipërisë, trashëgimtari i Fronit ushtron Pushtetin Mbretëror. Në qoftë se trashëgimtari nuk është madhor ose gjendet në pamundësi për të ushtruar pushtetin, Këshilli i Ministrave, nën përgjegjësinë e vet ushtron pushtetin në fjalë.
Mbreti nuk mund të qëndrojë jashtë Shqipërisë më tepër se tre muaj. Ushtrimi i Pushtetit Mbretëror në raste të tilla, si nga ana e trashëgimtarit ashtu edhe nga Këshilli i Ministrave, do të kryhet sipas porosive urdhërore të Mbretit, të dhëna brenda kufijve të Statutit.
Art. 71. Mbreti është kreu më i lartë i Shtetit; Ai zotëron gjithë kompetencat dhe të drejtat e Fronit, të dhëna në këtë Statut, të cilat i ushtron me anën e Ministrave, sipas dispozitave të këtij Statuti.
Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të Shtetit, të cilat i ushtron drejtpërdrejt sipas dispozitave të posaçme të titullit V të këtij Statuti.
Art. 72. Mbreti është i pacenueshëm dhe i papërgjegjshëm. Ministrat e tij janë përgjegjës.
Art. 76. Mbreti ka të drejtë të akuzojë Ministrat dhe t’i dërgojë në Gjyqin e Lartë.
Art. 82. Mbreti shpall luftë në rast mbrojtjeje; shpallja e luftës jashtë kushtit të mbrojtjes dhe lidhja e paqes bëhen pas miratimit të Parlamentit.
Art. 87. Shpërblim paguhet vetëm: për Mbretin, Nënën e Mbretit, Trashëgimtarin e Fronit, djemtë e mitur dhe vajzat e pamartuara ose të veja të Mbretit të vdekur, ashtu edhe për Regjentët në kohën kur funksionojnë.
Shpërblimi i Mbretit është 500.000 (pesëqind mijë) franga ari në vit; kjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligj. Sasia e shpërblimit të të tjerëve caktohet me ligj.
Art. 97. Në rast lufte ose ndonjë situate luftësjellëse, në kohë kryengritjeje dhe mobilizimi të përgjithshëm ose fatkeqësie, Mbreti, nën përgjegjësinë e Kabinetit, ka të drejtë të shpallë shtetrrethimin pjesërisht ose të përgjithshëm.
Art. 98. Mbreti mban titullin “Lartmadhëria e Tij” (Sa Majeste), Trashëgimtari “Princ i Shqiptarëve” Lartësia e Tij (Son Altesse), Nënë Mbretëreshë dhe Mbretëresha “Lartmadhëria e Saj”; Vëllezërit nga Ati dhe djemtë e Mbretit “Princ”, Motrat nga Ati dhe Bijat e Tij “Princeshë”; këta dy titujt e fundit nuk trashëgohen dhe në rast nevoje mund të hiqen me dekret Mbretëror.
Përveç këtyre, as mund të akordohen , as mund të mbahen nga shqiptarët tituj fisnikërie në Shqipëri.
PJESA A
USHTRIA KOMBËTARE
Art. 176. Të gjitha Forcat e Armatosura të Shtetit formojnë një trup dhe janë nën komandën e urdhrin absolut të Mbretit.
Art. 177. Mbreti, në kohë lufte mund t’ia ngarkojë një oficeri me gradë të lartë komandën efektive te operacioneve. Kur Mbreti merr përsipër velë komandën e përgjithshme efektive, është drejtpërdrejt përgjegjës para Kombit për çka i përket zbatimit të operacioneve.
Art. 178. Mbreti urdhëron thirrjen nën armë të rekrutëve dhe në raste të caktuara me ligj ose në raste të jashtëzakonshme, të rezervistëve; vetëm Ai rregullon dhe urdhëron mënyrën e ndarjes së forcave ndër vende të ndryshme; forcat nuk mund të lëvizin pa urdhrin e Tij, të komunikuar me anë të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.
Art. 179. Mbreti, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pa ndërmjetësi. i jep urdhra Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.
Art. 181. Gjithë trupat ushtarakë absolutisht janë të detyruar t’u binden urdhrave të Mbretit. Ky detyrim përmendet në betimin që bëhet përpara Flamurit Kombëtar.
Titulli IX
DISPOZITA TRANZITORE
Art. 231. Në ligjet e rregulloret e Shtetit, kudo që përdoret fjala “Republikë” zëvendësohet me fjalën “Mbretëri”, dhe kudo që përmendet fjala “Kryetari i Republikës” zëvendësohet me fjalën “Mbret”.
Gazeta Shekulli, 28 komente