Despoti Hamza Salioti fluturoi me një havateneqe drejt
Turqisë. Pas dy orëve, ai zbriti në havalimanin e Ankarasë. Në dalje u prit dhe
u përshëndet nga shumë vëllezër dhe nga një kallaballëk milet. Aty mbajti tre muhabete
nostalgjike dhe pas dhjetë dakikave, mori një yryshteneqe “Mercedes”, për të
vazhduar rrugën drejt sarajit të sulltanit. Pritja nga hyqymeti turk ishte
vëllazërore, shumë intime dhe krijonte përshtypjen se po prodhonte bajagi shumë
lezet.
Në saraj pashai dhe sulltani shkëmbyen habere për
gjendjen në Perandori, për gjendjen politike në Arnavutlluk, për Kosovën e
Mërdhiftë (veriore) për Junanistanin në derexhe dhe pa ilaç dhe për Sirbistanin
në siklet. Në një bakllava-atmosferë dhe me shumë sevda, ata folën edhe për problemet
e dynjasë. Në vijim Pashai i Vilajetit të Shkodrës falënderoi sulltanin për 100
vjet ndihmë arnautëve. Kryesisht për ndihmën në vitet e dymbëdhjeta, për
ndihmën në vitet e tridhjeta, kryesisht për ndihmën në vitet e dyzeta, për
ndihmën në vitet gjashtëdhjeta, kryesisht për ndihmat shqiptarëve të Kosovës në
vitet e nëntëdhjeta dhe për ndihmat e sotshme dhe për sadakan e nesërme, që
duhet t’ i japë sulltani për ta mbajtur në pushtet despotin e arnautëve, Hamza Pashë
Saliotin.
Sulltani nga ana e tij, i bëri të ditur Pashait tonë
se kishte vendosur t’ i falë Sirbistanit dhjetë milion Euro për të ndërtuar një
havaliman në Kralevë. Ky është një dëmshpërblim për haraçin e marrë nga ky vend,
tha ai. Pashait tonë i pëlqeu shumë ky vendim tatli dhe tregoi se edhe Vilajeti i Shkodrës, ka
ndihmuar Sirbistanin në kohë lufte me naftë dhe tani ka urdhëruar Vilajetin e
Kosovës, të blejë rrymë vetëm prej tyre.
“Tamam abi, tamam”, përsëriti Sulltani, “kështu i rritet
ndikimi i Perandorisë sonë”. Në këtë çast u afrua një hizmetqar dhe u lëshoi dy
bardaka mbi tryezë. Pashai u ngrit me gotë në dorë dhe falënderoi Sulltanin me
temena të madhe për marrjen e qindra mijëra shqiptarëve në Turqi nga
Jugosllavia në vitet e 50 dhe 60. Jo vetëm për këtë gjest plot njerzillëk, por
e falënderoi edhe për përparimin e tyre atje; ata kishin shkuar me një haram
kombësi, aranut hedepsuz, si hajvan dhe, tani ishin bërë hallal milet, turk
elhamdyrilah, të gjithë. Gjashtë milion.
Në vazhdim Pashai i Vilajetit të Shkodrës
falënderoi sulltanin edhe për dashurinë e madhe, që tregojnë turqit ndaj grave
shqiptare dhe luti lartmadhërinë e tij, të dërgojë sa më shumë burra me kuvet
në Vilajetin e Shkodrës. Sulltani me një nënqeshje të lehtë premtoi se do të motivojë
shumë turq të vijnë me aletet e tyre gjatë verës, në kohën e jazëk mejdanit
(plazhit) ku do të tregojnë në vepër dashurinë e madhe vëllazërore.
Sapo përfunduan shërbetin, bënë një syret së
bashku dhe u dëbuan jashtë kamera-insanat dhe defeterxhinjët. Muhabeti vazhdoi surrat
më surrat me penxhere dhe kapi të mbyllura.
Sulltani u ngrit, nxori një fletore nga një sirtar
dhe ngriti kokën me një çehre hiçlezet.
“Ti me gra shqiptare je krekosur edhe në Romë”, iu
drejtua pashait. Pashai mbeti si i shtangur dhe në fytyrë i kaloi një hyxhym-çehre
e sarit. “Kjo është axhamillëk, nuk mund të sillesh ashtu me jabanxhinj”, i bërtiti
ai.
Hamza Salioti uli kokën dhe pesë dakika nuk foli
fare. Sulltani nuk u ndalë këtu, por qortoi pashain ashpër edhe për belanë dhe hatanë
me Junanistanin. “Marrëveshja duhej zbatuar”, tha ai duke ngritur zërin. Pashai
përkulte kokën në shenjë pajtimi dhe pasi mori pak veten, i shpjegoi se deti
nga mund të fitohen diku 500 miliard dollarë, do t’ i falet Junanistanit, por
disa maskarenj e kanë bërë pishman gjykatën.
“Pas zgjedhjeve të ardhshme, do të
kryhet edhe kjo bela shkëlqesi. Junanistani ka më shumë zor se ne dhe është në gazep
më të madh.” Me të dëgjuar këtë, Sulltani u ngrit dhe i ra dy herë supeve.
“Dëgjo abi Saliot”, tha ai duke ndenjur në këmbë pranë
tij: “Një copë deniz, nuk është fundi i dynjasë, ne dy i kemi marrë më shumë atyre,
gjysmën e Qipros, prandaj, me këtë akt, ti bën sevap dhe kështu i përmirësojmë kësmetet,
përndryshe Xhumhuria e Helenëve mund të pengojë anëtarësimin tonë në Avrupë.” Disa
dakika më vonë, sulltani telefonoi me llafhava (celular) kryepeshkopin e Junanistanit
në Stamboll dhe i kumtoi xhevapin taze. “Duhet të keni edhe pak sabër”, i tha
atij dhe u selamosën.
Sulltani bëri disa hapa duke fiqirosur dhe u kthye
pranë tryezës duke piskatur: “Efendi Saliot, nëpër zyra të Arnavutlukut, po
shihet akoma përmendorja e gjaurit më të madh në Avrupë, Skenderbegit!”
Pashait i hipi një yrysh-siklet dhe u skuq. Uli
kokën dhe vazhdoi të llafosë pa parë sulltanin në sy. I premtoi se procesi i largimit është duke u
bërë me marrëveshjen e kalemosur dhe se do të respektohet pikë për pikë. “Duke
ndryshuar historinë, do të zhduket edhe ky problem dhe do të largohet nga zyrat
e hyqmetit. Ne po punojmë në ndryshimin e historisë lartmadhëri: Ahmet Bej Zogollin
kemi shpallur hero. Tani do ta shpallim edhe Esat Pashë Toptanin. Ne po punojmë
shkëlqesi. Po punojmë!”, përsëriti ai. “Në qitapet e Arnavutlukut do të
shkruhet se Perandoria Osmane na shpëtoi si NATO në Kosovë. Na shpëtoi nga
hajdutët e Kastriotëve...”
Atmosfera po tendosej dhe Pashai ishte beterisht në
gazep, prandaj Sulltani ndërroi temën e muhabetit. Shfletoi defterin e tij dhe
pyeti me zë të ulët duke ngritur kokën ngadalë: “Kush është Edi Rama?”
“Edvin Kristaqi mendoni shkëlqesi?“
“Po Kristaqi!”,pohoi sulltani duke shikuar përsëri
në defter.
“Lartmadhëri”, tha ai duke e parë sulltanin i pa
qejf: “Edvin Kristaqi është jazëk insan. I pa din. I pa namuz. Belaxhi,
delenxhi, jeshil dhe axhami, prej sabahi deri në aksham. Ai ka një politikë
shumë bajate dhe llafosë badihava. Ai bën xhenaze-politikë. Bile i kam falur edhe
unë disa xhenaze. Di si të sillem me të, e kam nën kontroll, më shërben për të
luajtur demokracish, por problemin e madh e kam me Kreshnikun. Këtu më duhet
ndihma. Ky po ma bën jetën pelin. Ky është dushman i madh i Perandorisë dhe kudo
që del, shfaqet me turbo- trumcakun...”
“Ç’ është kjo”, e ndërpreu sulltani i shqetësuar.
“Shqiponja shkëlqesi, e quajta turbo-trumcaku për të
evituar trazimin dhe pezmatimin Tuaj.” Sulltani tundi kokën tre herë majtas e
djathtas dhe mori përsëri disa shënime.
“Ky po punon”,vazhdoi pashai, “në zhvllaznimin
tonë. Ai ka grumbulluar shumë insana rreth një bande, që quhet “Pembe-Katran.”
“Kjo nuk është mirë! Pembe Katran nuk më pëlqen hiç!, tha Sulltani dhe e këshilloi
si të shkretohet politika e pahajr e Kreshnikut. Ta bëjë pikë së pari fukara.
Ta shpallë haram dhe domuz insan. Ta shajë para arnautëve si pis. “Nëse nuk ka
bërë ndonjë pisllëk, atëherë duhet prodhuar një”, shtoi sulltani. “Shpalle
rezil”, tha ai duke humbur durimin.”
Pashai tundi kokën në shenjë pajtimi dhe
mori llafin përsëri: “Shkëlqesi, Kreshniku është një beter dhe iblis insan. Katil.
Ky ma prishi hesap-miletin (censusin), që i duhej Junanistanit. Ky nuk duhet të
ketë ymër në politikë. Ai ka ndërmend të bashkojë Vilajetin e Kosovës me neve. Bile,
po përzien çorbën edhe për Vilajetin e Janinës dhe për Vilajetin e Manastirit.
Kjo është kiamet politikë lartmadhëri. Kam frikë se do ta pengojë Kosovën në
krijimin e miletit kosovar dhe zëvendësimin e turbo-trumcakut me një sorrë
(mjellmë) në bajrak. Bashkimi i këtyre dy vilajeteve është shejtan politikë dhe
mund ta ndryshojë kismetin tim në vatan. I kam thënë edhe miletit në sehir-dollap
(tv) se ai ka lindur i pa surrat. Lufta kundër tij po bëhet birinxhi mirë, por
do t’ i shtohen edhe rekomandimet Tuaja”, shtoi në fund Pashai i Vilajetit të
Shkodrës Hamza Salioti.
Në këtë çast hyri një hanëme brenda dhe informoi
sulltanin se një delegacion nga Sirbistani, po priste me çanta në dorë. Ata u
ngritën, u përqafuan me lot në sy si dy vëllezër dhe u përshëndetën duke i shtrënguar
dorën njëri tjetrit. Copëra nga ky takim përcollën "live" në sehir-dollap edhe
burrat shqiptarë. Trimave më të mëdhenj në surratin e tokës, u pëlqeu shumë ky
maskarallëk muhabet...
Lexoni edhe: Pashai
ne vatan
publikuar tek: gazeta Shekulli 28 komente
***
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen