Bashkësia serbe nuk quhet
autonomi, por në fakt është një autonomi dhe pak më shumë.
Komentet e lexuesve nëpër gazeta serbe ishin të llojllojshme.
Shumë lexues serb apelonin për durim tek lexuesit tjerë duke u
ngushëlluar se Kosovën e kishin humbur pesë shekuj, por e kishin
rifituar. Se do ta fitojnë përsëri dhe se kjo Bashkësi e
Komunave, do të krijojë histori; qenkan vënë konturat,
shqiptarët do të bëjnë gabime dhe do të vijë çasti të kthehet
çizmja serbe. Kështu përafërsisht kurojnë serbet krenarinë e
dëmtuar.
Jeta e shtetit kosovar dhe
shtetit serb varet nga BEE, por ata kërkojnë mbijetesën jashtë
saj.
Dy krenari në përplasje,
dy mendësi të njëjta, dy kokëfortësi dhe materialisht fituan
Rusia dhe Turqia. Kosova dhe Serbia fituan mbështetje verbale nga
ato dy vende. Kosova deshi i fali ekonominë Turqisë për ta fituar
Thaçi mbështetjen turke, (Kosova ka mbështetjen amerikane, por jo
domosdoshmërish dhe jo me çdo kusht Hashimi), të njëjtën vepër
bëri edhe Serbia duke i shitur industrinë e vet Rusisë.
Nga Hashimi i dobët,
delikat, fragjil dhe i frikësuar, përfitoi Turqia, tani edhe
Serbia. Hashimi luftoi për ta bërë Kosovën të pavarur nga Serbia
dhe e bëri të varur nga Turqia, edhe atë, duke pasur Camp
Bondsteel-in brenda. Nga autonomia
serbe, rrëshqiti në vilajetin turk. Integriteti fizik i Thaçit
është shumë më i rëndësishëm se sovranitetit i shtetit. Kështu
kanë vepruar shumë politikan shqiptarë dhe nevojën për
mbështetje personale, nga gazepi personal, për përfitime vetjake,
janë përpjekur ta shesin si interes nacional. Si Saliu veshin. Kjo
dyfytyrësi është normë në politikën shqiptare dhe për çdo
personalitet, ekzistojnë së paku dy vlerësime dhe përkufizime, që
nisin nga patriotizmi dhe përfundojnë në skajin tjetër ekstrem,
tek tradhtia.
Meta, Rama, Berisha
Në mënyrë stoike, në
kundërshtim me bindjet e votuesve të vet, mbështeti Berishën, të
djathtën e një stalinisti. E bëri për inat, i yshtur nga motive
të ulëta, nga karrierizmi, i qëndroi pranë para, gjatë dhe pas
vrasjes së katër shqiptarëve. Duroi të vidhen votat në Tiranë.
Partia e tij nuk perceptohej më si e majtë, por si patericë e
Berishës. Sikur ajo parti të kishte mbetur deri në fund me
mazhorancën, atëherë do të kishte ngelur pa votues. Meta kuptoi
çastin dhe iu bashkëngjit taborit të majtë, jo pse dëshiron të
fitojë Edi Rama, jo pse i kanë bërë presion nga bota e jashtme,
jo pse është penduar, por thjesht se kjo ishte mënyra e vetme për
ta shpëtuar partinë e vet dhe dezinfektuar nga berishizmi. Berisha
ka humbur avokatin e vet Berlusconi në Itali dhe shanset e tija për
t' i fituar (vjedhur) zgjedhjet, janë zvogëluar shumë. As qeveria
italiane, as ajo greke, nuk ka më atë fuqi përligjëse në BE për
devijimet eventuale të Berishës.
Pyetja që duhet shtruar
është kjo: a duhet besuar Ilir Metës?
Koalicionet para
zgjedhjeve janë shprehje e nervozës, e pafuqisë, e ambicioneve
ekstreme, sepse bindjet majtas dhe bindjet djathtas, janë gati si
bindjet fetare dhe nuk mund të ndryshohen aq lehtë dhe aq shpesh.
Zakonisht për koalicione të tilla, para zgjedhjeve, si kjo me
Metën, duhej pyetur edhe anëtarësia. Anëtarësitë tek partitë
shqiptare trajtohen si kope. Si tufë. Sidoqoftë, nëse fiton Edi
Rama, do të ndihmonte shumë edhe Partinë Demokratike. Ajo do të
çlirohej nga despotizmi i Berishës, nga stalinizmi i brendshëm në
parti dhe do të bëhej një parti normale. Mundësia më e madhe
mirëpo është fragmentarizmi i saj, edhe atë, për shkak të
mungesës së një figure paternaliste, një patriarku shtypës,
dominues, nënshtrues dhe rigoroz. Kështu është stërvitur
anëtarësia e PD-së.
Veshi diplomatik
Edi Rama shkuli veshin një
diplomati, (duhet shkulur edhe shumë të tjerëve, ka shumë
diplomat shqiptarë që nuk flasin dhe gjuhën e vendit ku ushtrojnë
detyrën) dhe e bëri të famshëm atë dhe poseduesin e tij. Berisha
nuk ngriti komision parlamentar për shqiptarët e vrarë më 21
janar para Kryeministrisë, por ngre komision për të konstatuar
dëmin e shkaktuar ekonomisë dhe republikës shqiptare veshi
diplomatik. Nëse Rama fiton zgjedhjet, atëherë ai vesh demokratik,
si dhe pronari i veshit, do të fitojnë shumë vlerë dhe mund të
futen në historinë shqiptare. Ndoshta Edi Rama do të jetë
Kryeministri i parë, që mori masa konkrete kundër diplomacisë
tribale.
Nazime Visha dhe
administrata shqiptare
Gjykata shqiptare u dërgoi
një sinjal grave shqiptare. Për to nuk do të ketë kompromis dhe
nuk do të ketë mirëkuptim. Specia sipërore burri, nuk guxon të
preket. Ai është zot i evolucionit dhe zbulues dhe krijues i
hyjnive. Ai është Hyu vet.
Nazimja ka mundur të
gjykohet edhe sipas ligjit për të rinjtë dhe t' i mundësohej
rikthimi në jetë. Në Gjermani ka ligje të tilla dhe zbatohen për
të rinjtë nga mosha 18 deri në 21. Shumë herë pjekuria varet nga
shumë faktorë, prandaj një gjykatës vendosë cili ligj duhet të
merret në konsiderim. Fëmijët nuk mund të konsiderohen të moshës
madhore vetëm pse parasheh ligji këtë, jo gjithmonë, shumë herë
jeta e fëmijëve, kushtet, familja, rrethi, ndikojnë në pjekurinë
e tyre, përkatësisht në retardimin.
Nazimja tregonte shenja të
tilla, të papjekurisë. Në sytë e asaj zonjusheje shihej trishtimi
fëmijëror, pendimi dhe manipulimi. Manipulim nga partneri.
Në sytë e gjykatësit
reflektohej shteti shqiptar; inekzistent, i lodhur, i rraskapitur, i
përgjumur, me plot vegime dhe halucinacione, i cili tregon
ashpërsinë e vet duke u bazuar vetëm tek përkatësia sociale. I
dobëti mund të gjykohet. Jo i forti. Vet fakti se zonjusha nuk
kishte denoncuar, flet për frikën që i ishte imponuar. Ajo ishte
kërcënuar me vrasje. Shihet se partneri e kishte sugjestionuar dhe
ajo përmbaroi veprën nga e cila tmerrohej vet. Ajo ishte manipuluar
prej tij. Ajo kishte një personalitet të brishtë, të pa pjekur,
të penguar, të sugjestionuar, të dezorientuar dhe të trishtuar.
Nga kjo ngarkesë emocionale, ka vepruar. Ajo duhej trajtuar si e
mitur dhe nuk mund të gjykohej si një burrë i moshës madhore. U
gjykua, u dënua dhe u dëmtua ajo vogëlushe, sepse i mungonin
lidhjet me shtetin fisnor. Ajo ka bërë një vepër shumë të ligë,
si fëmijë, gjykata bëri një akoma më të ligë, nga njerëz të
rritur dhe të arsimuar.
Gjykata shqiptare nuk ka
dënuar njeri për katër shqiptarë të vrarë në rrugë, por
sakatoi jetën e një zonjushe të papjekur. Vendimi i vetëm i
drejtë ka qenë masa edukative, profesioni i detyrueshëm dhe
rikthimi në shoqëri. Shteti ka për detyrë të ndihmojë të
rinjtë, të miturit të riintegrohen, jo t' i bëjë të
papërdorshëm për jetë. Kjo mirëpo nuk mund të pritet në
shtetin e Berishës. Ai ka bërë shumë gabime, por akoma jo të
gjitha. Do t' i bëjë edhe disa tjera. Ambicia, mania për pushtet
do ta detyrojnë. Obsesioni dhe idetë fikse. E pastaj, fundi i
fundit, nuk është në natyrën e despotëve të tërhiqet pa
rrënuar veprat e veta.
Gazeta DITA dhe ResPublica
2 Kommentare:
E pastaj, fundi i fundit, nuk është në natyrën e despotëve të tërhiqet pa rrënuar veprat e veta.Me kete fjali i nderuari LIS kuptohet se je i madh sa nje lis Te lumt
Të falenderoj Shapt për komentin dhe përshëndes...
Kommentar veröffentlichen