03.04.2013

Peticioni dhe vërejtjet, gazeta Dita

Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me Naton dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njejtë sikur të thuash që Nato ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”, akademik Fehti Mehdiu.

Sikur hartuesit e peticionit të merrnin në konsiderim vërejtjet e nënshkruesve, atëherë siç e kemi zakon ne shqiptarët, do të shtonim edhe qindra mendime dhe faqe, ose do të mbetej vetëm titulli. Të miat nuk janë marrë parasysh, ndoshta edhe të dikujt tjetër. Ndoshta edhe kanë të drejtë. 

Ne kemi disa mendime për gjuhën shqipe, disa mendime për himnin, disa mendime për flamurin, disa mendime për kufijtë, disa mendime për Skënderbeun, disa për Zogun, disa për Enver Hoxhën, disa për Serbinë, disa për Greqinë, disa për Turqinë, shkurt e shqip, ne nuk kemi mendim të konsoliduar për asgjë shqiptare, siç kanë grekët për veten, siç kanë serbet apo kroatët apo gjermanët për historinë e tyre. Ne jemi aq të përçarë brenda, sa njeriu habitet si qëndrojnë në këmbë këto shtete që kemi.

Disa reagime kundër peticionit, janë vetëm shfaqjeje oportuniste, apo përpjekej për të arsyetuar menefregizmin vetjak apo për t' u përligjur para një grupi të caktuar. Edhe atë nga njerëz që nuk pritej. Peticioni nuk ka për detyrë të shkruajë histori, por të sugjerojë një zgjidhje të pranueshme.

Historia është e jona, fëmijët janë tanët, historianët shqiptarë duhet të vendosin se si edukohen ata dhe si ta cilësoj një ushtri, që është futur me dhunë në shtëpinë tonë. Sulltanatin Osman nuk mund ta bëj të mirë, nuk mund ta bëjmë të keq. Për këtë flasin faktet dhe arkivat.

Pranova firmosjen e peticionit duke u bazuar kryesisht në bindje dhe deklarata si ajo e akademikut nga Kosova që thotë se Sulltanati Osman ishte si NATO.
NATO nuk mund të konsiderohet armike, pushtuese sipas tij nuk mund të konsiderohet as Perandoria Osmane. Këtu qëndron krejt problemi i çështjes. Nëse ne nga i nënshtruari i perandorisë shndërrohemi në pjesë të saj, shtypës të fqinjëve në Ballkan, atëherë na krijohen probleme shtesë me fqinjët dhe një arsye më shumë për një konflikt në të ardhmen. Fakti është se NATO-n e kemi pritur me lule dhe lot në sy, ndërkaq kundër Perandorisë kemi rezistuar 25 vite. Pra ka një dallim.
Nëse librat tanë flasin sot keq për Turqinë e sotshme, natyrisht se duhet ndryshuar ato fjalë që mund të dëmtojnë bashkëpunimin. Kjo duhet bërë me të gjithë fqinjët, kjo të kërkohet edhe prej tyre, por edhe Turqia duhet të ndryshojë përshkrimet nëse thuhet se arnautët iknin si lepuj para askerisë osmane...

Fundi i fundit nuk është fajtore Turqia pse kërkon diçka, por fajtorë janë Thaçi dhe Berisha që zbatojnë urdhëra. Edhe në Tiranë, në kolegje turke, mësohet historia sipas librave turke, jo sipas plan programeve të Shqipërisë.

Njeriu sjellë kokën me habi se me çfarë probleme jemi duke u marrë. Shikoni kombet për rreth. Shikoni synimet e tyre, shikoni synimet tona. Disa individ deri dje luftonin për vllazërim- bashkim me sllavët, sot janë turkofil të pa kompromis dhe rrahin gjoks. Shkruajnë kundër peticionit dhe përdorin emra të huaj...

Një tjetër e arsyetoi kërkesën turke me fuqinë ekonomike të tyre. Po nëse rezonohet në këtë mënyrë, atëherë çfarë hapësire duhet ofruar amerikanëve për të ushtruar drejt identitetit tonë? Nëse fuqia ekonomike qenka përcaktuese për autonominë e identitetit, atëherë vetëm Mali Zi nuk mund të na bëjë kërkesa të tilla. Krejt historitë e ballkanasve janë histori në mbrotje të identitetit. As e jona nuk bënë përjashtim.

Fajet i kanë politikanët tanë servilë që mund të blihen dhe shiten. Turqia një kërkesë të tillë nuk ia bën Maqedonisë e Serbisë, sepse ata nuk nënshtrohen, as Mali Zi jo.
Nuk mund t' i bëjmë osmanët më të mirë se sa ishin; diçka të tillë për të kaluarën nuk mund të pretendojnë as gjermanët, që po na ndihmojnë pa kërkuar dëmshpërblim, e nuk mund të kërkojnë as serbet nesër. Historia nuk duhet ta prishë bashkëpunimin sot, por as nuk duhet t' i përshtatet dëshirave të politikanëve. Historinë do ta shkruajë çdo brez në mënyrë të vet duke u bazuar në njohuritë e reja, por nuk duhet të shkruhet sipas kërkesës së politikës ditore. Gabime të tilla ka bërë komunizmi, nuk duhet të durohen edhe në demokraci.

Njeriu habitet me precedentët që po krijohen. Nëse dje nuk kemi reaguar, nuk dmth. se jemi stërvitur për heshtje dhe nuk duhet të reagojmë edhe në të ardhmen ndaj devijimeve të politikanëve, që mendojnë se heshtjen duhet ta bëjmë parim, kurse oportunizmin, kod. Ne kemi të drejtë ta ndjejmë veten shqiptar, të tjerët kanë të drejtë ta ndjejnë veten turk, por identiteti nuk mund dikujt as t´i imponohet, as t' i merret, as t´ i ndryshohet nga jashtë. Ne nuk duam intervenim nga jashtë. Peticioni mendoj se kishte ndërmend të informojë dhe të thotë: po cenohet identiteti. Kaq.

Sidoqoftë historia nuk do të ndryshohet siç kërkon akademik Mehdiu apo Turqia. Populli shqiptar nuk do ta tolerojë këtë. Kjo u pa nga reagimet e shumta në mediat shqiptare.

PETICIONI/ Intelektualët kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke. Nënshkruan edhe Kadare


27 MARS 2013


Gazeta TEMA


Shkrimtarë, gazetarë, publicistë dhe kritikë nga trevat shqiptare janë bashkuar për të nënshkruar një peticion ku kërkohet që rishikimi i historisë të mos bëhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

Mes nënshkruesve është edhe shkrimtari Ismail Kadare.

Në peticion thuhet se pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar.


“Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, thuhet në peticion.

“Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë.

Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.

Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”,


LISTA E NENSHKRUESVE


Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)

Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)

Akil Koci (kompozitor, muzikolog)

Adem Gashi (shkrimtar)


Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)

Artan Shkreli (arkitekt)

Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)

Anton Gojcaj (shkrimtar)Arian Krasniqi (dramaturg)

Arben Rugova (gazetar, publicist)

Avni Dervishi (politikolog)

Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetarëve, poet, publicist

Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)

Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)

Aida Dismondy (doktorante)

Ardian Haxhaj (shkrimtar)

Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)

Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)

Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)

Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)

Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranës)

Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)

Arlind Dobërdolani (student)

Anila Malile (diplomate)

Adnan Mustafa (farmacist)

Alfred Duka, (avokat)

Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)

Asllan Muharremi (përkthyes)


Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)

Brunilda Ternova (gazetare, përkthyese)

Bujar Kapllani (skulptor)

Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)

Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)

Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)

Behar Gjoka (shkrimtar, studiues)

Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)

Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”)


Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)

Daut Demaku (shkrimtar)

Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)

Durim Çaça (poet)


Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)

Elida Buçpapaj (poete, publiciste)

Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)

Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)

Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)

Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)

Femi Cakolli (kritik letrar)


Flutura Açka (shkrimtare)

Flaka Surroi (publiciste)

Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)

Fahri Xharra (publicist)

Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)

Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)


Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)

Giuseppina Turano (albanologe)

Gëzim Alpioni (sociolog, Universiteti i Birmingham-it)

Gezim Basha (poet, përkthyes)

Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)

Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)

Gjon Keka (publicist)

Gjergj Bajram Kabashi (publicist)


Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)

Ismail Kadare (shkrimtar)

Iris Elezi (regjisore)

Imer M. Mushkolaj (publicist)

Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)

Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)

Irena Gjoni (poete)

Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)

Jahja Drançolli (historian, ligjërues)

Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)


Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)

Kole M. Berisha (ish- kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist)

Kolec Traboini (poet, kineast)

Lazer Stani (shkrimtar)

Lucia Nadin (albanologe)

Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)

Leonard Seiti (poet)

Ledia Dushi (poete, përkthyese)

Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)

Lediana Stillo (poete, përkthyese)


Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),

Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)

Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)

Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)

Maks Velo (piktor)

Mentor Quku (historian i letërsisë)

Migena Kapllani (arsimtare)

Mira Tafani (arsimtare)


Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)

Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)

Ndue Gjika (shkrimtar)

Nexhat Latifi (biznesmen)

Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)

Pandeli Çina (mjek)

Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)

Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),


Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)

Peter Tase (përkthyes)

Petrit Ruka (poet, kineast)

Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)

Qazim Namani (historian)

Romeo Gurakuqi (historian, UET)

Rudolf Marku (shkrimtar)

Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)

Ragip Syla (shkrimtar)

Rita Salihu (poete, veprimtare)

Rexhep Shahu (poet, publicist).


Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)

Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)

Skender Buçpapaj (publicist)

Sabit Rrustemi (poet)

Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)


Sadik Bejko (poet)

Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)

Shpend Bengu (pedagog i historisë së artit dhe multimedias)

Shpend Sollaku Noe (shkrimtar)

Trina Gojani (poete, përkthyese)

Uk Lushi (shkrimtar, publicist)

Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)

Vlora Baruti (muzikante)

Virgjil Kule (publicist, studiues)

Vladimir Beja (ish- komandat i flotës)

Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)

Zenel Kelmendi (ish- rektor i Universitetit të Prishtinës)

Zef Gjeta (ILB)

Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)

Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist)

Keine Kommentare: