Nëse merresh sot me
shkrime publicistike, atëherë shndërron veten në një gladiator
apo një mazohist brenda një arenë, ku ti qëndron lakuriq dhe je i rrethuar nga një masë me sjellje tepër vulgare.
Shqiptari nuk është
mësuar me lirinë e të menduarit jashtë botëkuptimit të tij,
jashtë shabloneve dhe klisheve që njeh ai, dhe kur reagojnë ndaj
shkrimit tënd, nuk merren me temën që ke shtjelluar, por të
shajnë personalisht pse ke folur kundër bindjeve të tyre. E në
fakt, evitimi është i lehtë, sepse thejsht nuk duhet lexuar atë
që mendon në mënyrë vetjake. Unë nuk lexoj shumë veta për
shkak të qëndrimeve të tyre fashistoide. As nuk polemizoj me ta. Do të më dukej se po polemizoj me oficer të gestapos. Në atë kamp nuk dua të zbres. Aq
poshtë, jo.
Janë sharë autorët e
shkrimeve edhe më heret, por nuk e kanë marrë vesh. Kur gazetat u
ofrojnë platformë rrugaçëve ordiner dhe tolerojnë të shahen
bashkëpunëtorët e tyre, atëherë kjo nuk është më e moralshme.
Në kohën e makinës së shkrimit, rrugaçët nuk i blenin ato, tash
edhe ata kanë një pc dhe zbrazin krejt bagazhin e fjalorit të
pistë që posedon shqipja. Këtë e kanë përjetuar të gjithë që
kanë një integritet të vetin, sepse askush nuk shkruan sipas
dëshirës së të gjithëve.
Përveç kësaj, gjen
shkrime edhe nga politikan dhe gazetarë ku përdoren qysh në titull
fjalë të rënda ofenduese. Lexova një shkrim me titull “
pshursha...” tek Zëri dhe një tjetër me “monstër”
nga kryeparlamentari i Kosovës. Sa herë lexoj këto, kuptoj se
edukata e tyre, pozitat, kravata dhe sjellja, janë shtirje, janë
maskë, sjellje shumë të mundimshme, e jo bindje.
Ata janë të ndytë dhe
mbeten të tillë edhe pas pozitës, edhe pas fakultetit, edhe pas
pseudonimit në jetën virtuale...Mund ta ketë edhe titullin dr. dhe të
shan nga nëna apo kërcënohet nëse shkrimi yt befasisht prek edhe
atë. Madje, ndonjë prej tyre, e nisë shkrimin në gjuhën letrare,
pastaj vazhdon në gegërisht për t' i dhënë mendimeve më shumë
ngarkesë emocionale dhe kërcënuese e shantazhuese. Ato fjalë që
dinë ata t' i përdorin aq dendur, në Perëndim nuk dinë t' i
përdorin njerzit e arsimiuar. Janë fjalor i veçantë i një
shtrese të njerëzve që jetojnë në geto, apo në perfieri të
shoqërisë. Diferenca e parë në mes një njeriu të arsimuar në
Perëndim, dhe atij të paarsimuar është pikërisht gjuha dhe
mënyra artikulimit. Në Kosovë të thonë “ ta çifsha nonën”,
në Shqipëri ta “qifsha nënën”, jo
vetëm nga njerëz të paarsimuar, por edhe nga ata që në replikë
përpiqen të dëshmojnë dije dhe njohuri.
Në shtypin perëndimor,
nuk mund të ketë poshtërime të tilla publike, sepse reagon
prokuroria dhe ligji ekziston si në jetën reale, ashtu edhe në të
virtuale. Faqet e internetit duhet t' u garantojnë ruajtjen e
dinjitetit shkruesve dhe lexuesve, sepse edhe ajo mund të dënohet.
Kur shikohen komentet e gazetave tona, pak prej tyre bëjnë
përjashtim, atëherë gjenë një fjalor aq të ndytë, sa njeriu
habitet, si nuk ka asnjë vërejtje nga redaksia dhe të vihet një
shenjë për të ruajtur rininë nga gjuha e tillë.
Për fat të keq, edhe pas
aq shumë dekadave arsim, mund të dëshmojmë me plot turp, se kemi
mbaruar edhe fakultete, por shumë kanë ngelur ashtu si ishin
edukuar në rrugë. Shikuar nga ky aspekt, mund të konstatohet se
shkolla shqipe ka dështuar në vija të trasha dhe të holla dhe nuk
ka qenë në gjendje t' i edukojë jo vetëm ata me një shkollim
inferior, por edhe ata me fakultete e tituj doktorature kanë dalë
jashtë, sikur të mos kishin qenë kurrë në shkollë.
Se shkolla jonë ka
falimentuar mund të dëshmohet edhe me mosmësimin e drejtëshkrimit
edhe nga profesorë universiteti, edhe me mosmësimin e dukatës,
etikës dhe sjelljes qytetare. Shkolla jonë ka dështuar sepse as
profesorët nuk dinë ta flasin shqipen. Në Gjermani, nuk do ta kishin
kaluar as klasën e parë të shkollës fillore. Për mosshqiptim të
drejtë të një zanore e bashkëtingëllore, fëmijët në shkolla
fillore gjermane dërgohen në ushtrime të posaçme fonetike. Në
Kosovë gjysma e banorëve nuk është në gjendje të shqiptojë drejtë apo dallojë “q” dhe “ç”, “gj” dhe “xh”. Diku në Shqipëri
kam vënë re se ngatërrojnë “ll” dhe “dh”. Dhe në këtë
gjendje kanë kaluar klasën dhe punojnë nëpër universitete e shkolla. Një
nxënës me tetë vite shkollë në Gjermani përdor një fjalor më
të zgjedhur, më të ngritur, më të pasur se sa një profesor tek
ne. Kur shihen në televizor, ata tregojnë krejt mjerimin e vet dhe
nuk skuqen aspak ta tregojnë edhe titullin.
Publicistëve u mbetet ose të
merren me shkrime tjera, ose të vazhdojnë me mazohizmin dhe gozhdimin publik.
4 Kommentare:
Cka te theme per dhe per shume shkrime te Lisit pos fjales TU LUMT O BURRE I DHEUT paq shendet dhe jete gjate . Por kam nje dyshim athue ai lexojn keta "intelektualet " keto shkrime te Lisit , po pergjigjem prap vete me siguri JO JO JO OZot na ndihmoh e TYE i nderuari lis te deshiroj pune te mbar
Sh.Maliqi
Përshëndetje Sh. Maliqi
dhe ju falenderoj për leximin dhe komentin....
Rrespektë zotëri Lis Bukuroca për ktë shkrim me peshë sikur të ishte shkruar sot, gati edhe pas gjasht viteteve të shrimit gjendja ne arsimin shqipëtar po bëhet edhe mě e rëndë, kurse edukimi me hapa të shpejtë po shkon drejt degjenerimit.
Te pershndes Shaip dhe te falenderoj!
Kommentar veröffentlichen