23.07.2013

Publicistët dhe denigrimet publike

Nëse merresh sot me shkrime publicistike, atëherë shndërron veten në një gladiator apo një mazohist brenda një arenë, ku ti qëndron lakuriq dhe je i rrethuar nga një masë me sjellje tepër vulgare.
Shqiptari nuk është mësuar me lirinë e të menduarit jashtë botëkuptimit të tij, jashtë shabloneve dhe klisheve që njeh ai, dhe kur reagojnë ndaj shkrimit tënd, nuk merren me temën që ke shtjelluar, por të shajnë personalisht pse ke folur kundër bindjeve të tyre. E në fakt, evitimi është i lehtë, sepse thejsht nuk duhet lexuar atë që mendon në mënyrë vetjake. Unë nuk lexoj shumë veta për shkak të qëndrimeve të tyre fashistoide. As nuk polemizoj me ta. Do të më dukej se po polemizoj me oficer të gestapos. Në atë kamp nuk dua të zbres. Aq poshtë, jo.

Janë sharë autorët e shkrimeve edhe më heret, por nuk e kanë marrë vesh. Kur gazetat u ofrojnë platformë rrugaçëve ordiner dhe tolerojnë të shahen bashkëpunëtorët e tyre, atëherë kjo nuk është më e moralshme. Në kohën e makinës së shkrimit, rrugaçët nuk i blenin ato, tash edhe ata kanë një pc dhe zbrazin krejt bagazhin e fjalorit të pistë që posedon shqipja. Këtë e kanë përjetuar të gjithë që kanë një integritet të vetin, sepse askush nuk shkruan sipas dëshirës së të gjithëve.
Përveç kësaj, gjen shkrime edhe nga politikan dhe gazetarë ku përdoren qysh në titull fjalë të rënda ofenduese. Lexova një shkrim me titull “ pshursha...” tek Zëri dhe një tjetër me “monstër” nga kryeparlamentari i Kosovës. Sa herë lexoj këto, kuptoj se edukata e tyre, pozitat, kravata dhe sjellja, janë shtirje, janë maskë, sjellje shumë të mundimshme, e jo bindje.

Ata janë të ndytë dhe mbeten të tillë edhe pas pozitës, edhe pas fakultetit, edhe pas pseudonimit në jetën virtuale...Mund ta ketë edhe titullin dr. dhe të shan nga nëna apo kërcënohet nëse shkrimi yt befasisht prek edhe atë. Madje, ndonjë prej tyre, e nisë shkrimin në gjuhën letrare, pastaj vazhdon në gegërisht për t' i dhënë mendimeve më shumë ngarkesë emocionale dhe kërcënuese e shantazhuese. Ato fjalë që dinë ata t' i përdorin aq dendur, në Perëndim nuk dinë t' i përdorin njerzit e arsimiuar. Janë fjalor i veçantë i një shtrese të njerëzve që jetojnë në geto, apo në perfieri të shoqërisë. Diferenca e parë në mes një njeriu të arsimuar në Perëndim, dhe atij të paarsimuar është pikërisht gjuha dhe mënyra artikulimit. Në Kosovë të thonë “ ta çifsha nonën”, në Shqipëri ta “qifsha nënën”, jo vetëm nga njerëz të paarsimuar, por edhe nga ata që në replikë përpiqen të dëshmojnë dije dhe njohuri.
Në shtypin perëndimor, nuk mund të ketë poshtërime të tilla publike, sepse reagon prokuroria dhe ligji ekziston si në jetën reale, ashtu edhe në të virtuale. Faqet e internetit duhet t' u garantojnë ruajtjen e dinjitetit shkruesve dhe lexuesve, sepse edhe ajo mund të dënohet. Kur shikohen komentet e gazetave tona, pak prej tyre bëjnë përjashtim, atëherë gjenë një fjalor aq të ndytë, sa njeriu habitet, si nuk ka asnjë vërejtje nga redaksia dhe të vihet një shenjë për të ruajtur rininë nga gjuha e tillë.

Për fat të keq, edhe pas aq shumë dekadave arsim, mund të dëshmojmë me plot turp, se kemi mbaruar edhe fakultete, por shumë kanë ngelur ashtu si ishin edukuar në rrugë. Shikuar nga ky aspekt, mund të konstatohet se shkolla shqipe ka dështuar në vija të trasha dhe të holla dhe nuk ka qenë në gjendje t' i edukojë jo vetëm ata me një shkollim inferior, por edhe ata me fakultete e tituj doktorature kanë dalë jashtë, sikur të mos kishin qenë kurrë në shkollë.

Se shkolla jonë ka falimentuar mund të dëshmohet edhe me mosmësimin e drejtëshkrimit edhe nga profesorë universiteti, edhe me mosmësimin e dukatës, etikës dhe sjelljes qytetare. Shkolla jonë ka dështuar sepse as profesorët nuk dinë ta flasin shqipen. Në Gjermani, nuk do ta kishin kaluar as klasën e parë të shkollës fillore. Për mosshqiptim të drejtë të një zanore e bashkëtingëllore, fëmijët në shkolla fillore gjermane dërgohen në ushtrime të posaçme fonetike. Në Kosovë gjysma e banorëve nuk është në gjendje të shqiptojë drejtë apo dallojë “q” dhe “ç”, “gj” dhe “xh”. Diku në Shqipëri kam vënë re se ngatërrojnë “ll” dhe “dh”. Dhe në këtë gjendje kanë kaluar klasën dhe punojnë nëpër universitete e shkolla. Një nxënës me tetë vite shkollë në Gjermani përdor një fjalor më të zgjedhur, më të ngritur, më të pasur se sa një profesor tek ne. Kur shihen në televizor, ata tregojnë krejt mjerimin e vet dhe nuk skuqen aspak ta tregojnë edhe titullin.
Publicistëve u mbetet ose të merren me shkrime tjera, ose të vazhdojnë me mazohizmin dhe gozhdimin publik.


4 Kommentare:

Shemsi Maliqi hat gesagt…

Cka te theme per dhe per shume shkrime te Lisit pos fjales TU LUMT O BURRE I DHEUT paq shendet dhe jete gjate . Por kam nje dyshim athue ai lexojn keta "intelektualet " keto shkrime te Lisit , po pergjigjem prap vete me siguri JO JO JO OZot na ndihmoh e TYE i nderuari lis te deshiroj pune te mbar
Sh.Maliqi

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje Sh. Maliqi

dhe ju falenderoj për leximin dhe komentin....

Shaip Qerimi hat gesagt…

Rrespektë zotëri Lis Bukuroca për ktë shkrim me peshë sikur të ishte shkruar sot, gati edhe pas gjasht viteteve të shrimit gjendja ne arsimin shqipëtar po bëhet edhe mě e rëndë, kurse edukimi me hapa të shpejtë po shkon drejt degjenerimit.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Te pershndes Shaip dhe te falenderoj!