Prokuroria
si organ i akuzës ka për detyrë të kujdeset për zbatimin e
ligjit. Ajo duhet të nisë hetimin e veprave penale apo
kundërvajtjeve, kur ekziston një dyshim i bazuar dhe kur është në dobi të interesit publik; për ruajtjen e paqes në shoqëri. Prokuroria e
Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë si institucione me detyra
të përcaktuara nga kushtetuta. Këto organe, në Kosovë dhe
Shqipëri, edhe nëse mbyllen, mungesën e tyre, nuk do ta ndiente
njeri. Fjalinë e fundit shkrova tek muri i shkrimtarit Xhemal
Ahmeti, që shqetësohej me moskokëçarjen e prokurorive shqiptare. Më
poshtë keni disa nene nga Kodi Penal i Shqipërisë, i ka edhe
Kosova, nene që shkilen çdo ditë, qoftë në jetën e përditshme,
qoftë nëpër gazeta, qoftë me shkrime online, qoftë në youtube.
Në ato
nene përkufizohen mirë veprat penale, por këtë nuk e dinë
prokuroritë, ndoshta nuk i kanë lexuar.
Nëse
prokuroritë shqiptare vazhdojnë në mënyrë stoike, si deri tani,
me injorimin e Kushtetutës dhe moszbatimin e ligjit, atëherë ato
duhet të mbyllen dhe të mos dëmtojnë tatimpaguesin me rrogat e
veta. Nëse mbeten si janë, atëherë janë vetëm dekoracion
institucional. Kodet Penale tona, ndalojnë kërcnimin edhe në
internet, ndalojnë racizmin, ndalojnë fyerjen dhe shpërndarjen e
informatave raciste edhe në shkrime online. Kodi Penal shqiptar
ndalon edhe shpifjen, ndalon përndjekjen, në mes të tjerash.
Dhuna
ndaj bashkëshortes dënohet nga 1 deri në pesë vjet burg. Ndalohet
keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit,
motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari... Tolerimi i skemave
piramidale dënohet me 20 vite heqej lirie. Kur qe konsumuar kjo
vepër penale, që çoi në shembjen e shtetit, nuk ekzistonte ligji.
Ndalohet plagjiatura, vjedhja e pasurisë intelektuale dhe pirati,
sikur të kishim prokurori, do të dënohej deri në 2 vjet burg dhe
humbte të drejtën për të qenë profesor universiteti. Në vendin
e tij, do të punësohej ai që e meriton, jo ai që kishte para për
ta blerë emërtimin doktor i shkencave. Këtë vepër penale më së
miri kanë konsumuar doktorët e shkencave, por prokuroritë tona, në
aspektin intelektual, nuk janë në gjendje të merren me këtë
krim. Me ato mediokritete merren nenet 143A, 148 dhe 149. Në Kosovë,
Maqedoni dhe Shqipëri kemi shumë shembuj të tillë. Këta njerëz
janë të rrezikshëm për paqen publike dhe përparimin e vendit. Me
pallatin e Lulzim Bashës merret neni 199 dhe 200. Për atë vepër
meritohen 5 vite burg apo në rrethana tjera, neni 200, dy vite.
Neni
210 ndalon marrëveshjen për dorëzim territori një shteti të huaj
dhe për një marrëveshje eventuale si ajo e Detit Jon me Greqinë,
Kodi Penal parasheh 5 deri në 10 vite burg.
Deri në
3 vite heqje lirie mund të dënohet ai që bën thirrje publike për
dhunë, neni 223.
Neni
232B merret me kanosjen serioze për kryerjen e veprave për qëllime
terroriste dhe ajo kanosje, meriton 8 deri në 15 vjet burgim. Nxitja
e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve
gjobë ose deri në 10 vite. Thirrja
për urrejtje nacionale gjobë
ose deri në pesë vite
burg. Bazuar në nenin 267 mund të
arrestoheshin organizatorët e protestës kundër armëve kimike,
sepse duke mos pasur njohuri bazë për to, ata kishin përhapur
panik tek
njerëzit. Kodi Penal duhet
mësuar në shkollë, vetëm kështu mund të çrrënjoset
primitivizmi me kërcnime, sharje dhe denigrime, që janë aq të
familjarizuara, sa përjetohen çdo ditë edhe në shtëpi, edhe ndaj
fëmijëve apo grave, pastaj na shfaqen edhe në shtyp dhe internet. Kjo gjendje poshtërsie në shprehje dhe shkrime, kjo subkulturë, nuk bazohet as në të drejtën zakonore, por është dukuri e rrugaçëve, të cilëve u lejohet një platformë për të shprehur mllefin e tyre dhe edukatën e munguar.
Nenet
më poshtë janë nene për të cilat prokuroritë
shqiptare, nuk dinë se ekzistojnë dhe
ato, në mënyrë më absurde shkelin Kushtetutën, edhe atë, më
shumë se sa kriminelët. Ata
paguhen për ta mbrojtur shtetin ligjor, rendin demokratik, jo për ta rrënuar dhe dremitur:
Neni 84
Kanosja
Kanosja serioze për vrasje
ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën
kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.
Neni 84/a
Kanosja me motive racizimi
dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023,
datë 27.11.2008, neni 12)
Kanosja serioze për vrasje
ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet
sistemeve
kompjuterike, për shkak
përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose
me burgim deri në tre vjet.
Neni 119
Fyerja
(Ndryshuar paragrafi II me
ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32)
(Ndryshuar me ligjin nr.
23/2012)
Fyerja e qëllimshme e
personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga
pesëdhjetë
mijë gjer në një milion
lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa
personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë
lekë.
Neni 119/b
Fyerja me motive racizmi ose
ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023,
datë 27.11.2008, neni 13)
Fyerja e qëllimshme
publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi,
për shkak të
përkatësisë etnike,
kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Neni 120
Shpifja
(Ndryshuar paragrafi II me
ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)
(Ndryshuar me ligjin nr.
23/2012)
Përhapja e qëllimshme e
thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të
rreme, që
cenojnë nderin dhe
dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë
lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet
botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
përbën
kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë
lekë.”
Neni 121/a
Përndjekja
(Shtuar me ligjin nr.
23/2012)
Kërcënimi ose ngacmimi i
personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për
t’i
shkaktuar një gjendje të
vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake,
të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje
shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të
jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga
ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje
shpirtërore me të
dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Kur kjo vepër kryhet ndaj
të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u
mbrojtur, si
dhe kur kryhet nga një
person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e
armëve, dënimi rritet deri në një të dytën e dënimit të
dhënë.
Neni 124/b, por
edhe 123A
Keqtrajtimi i të
miturit
(Shtuar me ligjin nr.9859,
datë 21.1.2008, neni 2)
(Ndryshuar me ligjin nr.
23/2012)
Keqtrajtimi fizik ose
psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi,
gjyshja, kujdestari
ligjor ose çdo person që
është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre
muaj gjer në dy vjet. Detyrimi i të miturit për të punuar, për
të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime
që dëmtojnë zhvillimin e tij dënohet me burgim deri në katër
vjet dhe me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion lekë.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose
vdekja e të miturit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet
vjet.
Neni 130/a Dhuna
në familje (Shtuar me ligjin nr. 23/2012)
Rrahja, si dhe çdo vepër
tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort,
ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt
ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin
e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me
burgim gjer në dy vjet. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të
rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish- bashkëshort,
bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e
afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit
psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Plagosja e
kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort,
ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt
ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar
paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë,
dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po këto vepra të kryera në
mënyrë të përsëritur dënohen me burgim nga një vit gjer në
pesë vjet.
Neni 143/a
Skemat mashtruese dhe
piramidale (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43)
Organizimi dhe vënia në
funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me
qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë
vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Neni 148 Botimi
i veprës së tjetrit me emrin e vet
(Ndryshuar me ligjin
nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)
Botimi ose përdorimi
tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare,
muzikore, artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet.
Neni 149 Riprodhimi
pa të drejtë i veprës së tjetrit (Ndryshuar me ligjin
nr.8733, datë 24.1.2001, neni 46)
Riprodhimi tërësisht ose
pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore që
i përket një tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit,
kur kanë shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet.
Neni 199 Shpërdorimi
i tokës
Shpërdorimi i tokës në
kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Neni 199/a Ndërtimi i
paligjshëm (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 21)
Ndërtimi i paligjshëm i
një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri
në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose
shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një
deri në pesë vjet.
Neni 200 Pushtimi
i tokës
Pushtimi i tokës përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet.
Neni 210
Marrëveshja për dorëzim territori
Marrëveshja e bërë me
fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht
të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve
mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet
me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Neni 223 Thirrjet
publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht
për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Neni 232/b Kanosja
për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me
ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)
Kanosja serioze për
kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një
autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo
organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në
pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 265 Nxitja
e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve
Nxitja e urrejtjes dhe e
grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja
ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të
tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 266 Thirrja
për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes
publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të
popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar
përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 267 Përhapja
e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo
njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë
tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe
paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë
vjet.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen