Psikologët e Kombeve të Bashkuara publikuan „World
Happiness Report“ raportin mbi lumturinë e kombeve.
Më të lumtur janë njerëzit e vendeve skandinave. Raporti sjell
një pasqyrë për 156 vende të botës. Merren në konsiderim të
dhënat nga sistemi social, pritshmëria nga jeta, tregu i punës, të ardhurat, perceptimi subjektiv, ndjenja e sigurisë, raportet sociale të njerzve, siguria, kënaqësia personale dhe gjendja shpirtërore në mes të tjerash. Tek vendet e prekur nga kriza si Italia, Greqia, Spanja, lumturia zbret për 20 për qind. Në
Norvegji shkak për lumturinë ishte edhe zhdukja e korrupsionit.
Sipas radhitjes së Kombeve të Bashkuara, populli i Danimarkës është
më i lumturi në botë. Vendet e fundit i kanë Republika e Afrikës
Qendrore, Benin dhe Togo. Edhe vitin e kaluar Danimarka kryesonte
listën. Dhjetë vendet e kombeve më të lumtura:
1. Danimarka (7.693) pikë
2. Norvegjia (7.655)
3. Zvicra (7.650)
4. Hollanda (7.512)
5. Suedia (7.480)
6. Kanada (7.477)
7. Finlanda (7.389)
8. Austria (7.369)
9. Islanda (7.355)
10. Australia (7.350)
Gjermania ka vendin e 26 me (6.672)
pikë. Paratë nuk janë garantuese të lumturisë, por psikologët konstatojnë se ato nuk dëmtojnë lumturinë. Shumë
vende të pasura gjenden larg vendeve të para, mirëpo varfëria
shihet qart se ndikon shumë në degradimin e lumturinë së njerzve. Se pasuria nuk
ndikon shumë, kanë konstatuar edhe psikologët duke
përcjell njerzit që kishin fituar një shumë të madhe parash në
lotari. Ata pas tre muajve, përsëri ishin kthyer në gjendjen e
mëparshme. Si faktor shumë i rëndësishëm në lumturinë e njerzve u numëruan edhe liria si dhe mundësia për të vendosur dhe zgjedhur vet stilin e jetës. Ja edhe disa vende tjera:
17. SHBA (7.082)
43. Japonia (6.064)
44. Slovenia (6.060)
45. Italia (6.021)
46. Slovakia (5.969)
21. Belgjika (6.967)
22. Mbretëria e Bashkuar (6.883)
58. Kroacia (5.661)
62. Shqipëria (5.550)
68. Russia (5.464)
70. Greqia (5.435)
77. Turqia (5.345)
80. Mali Zi (5.299)
81. Pakistan (5.292)
82. Nigeria (5.248)
83. Kosova (5.222)
90. Rumunia (5.033)
93. Kina (4.978)
105. Iraku (4.817)
106. Serbia (4.813)
107. Bosnia dhe Hercegovina (4.813)
118. Maqedonia (4.574)
144. Bulgaria (3.981)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen