"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

20.11.2013

Shoku Enver

Ah, shoku Enver që je lart në qiell
që me Ramizin na vështron nga gjithësia
vigjiloni mbi ne, na vërshoni me diell
falemnderit për Saliun, uf i përkulet demokracia

bubu, pionierët tu sheshit borohoritur
poshtë imperialzmi amerikan duke bërtitur
tok me Sal stalinistin në këmbë ngritur
rrofshin mësimet tua o sekretar i ndritur

eu, forcat tua revolucionare kudo bashkuar
huh, qafëthyer dhe borgjezia botërore
dorë për dore drejt fitores duke marshuar
mburru me pionierët tu, rroftë klasa punëtore

mos na e merr Saliun, ta kemi për kujtim
të mbetemi tutje tmerri i revizionizmit botëror
medet, ta qafim, ta duam atë, deri në amshim
ah, na mungon imazhi yt, çdo çast e çdo orë...  

Keine Kommentare: