Pas
publikimit të emrave të telogëve që u tha se merren me nxitjen e
urrejtjes, është pritur se do të reagojë Qeveria e Kosovës,
ashtu siç foli kundër ambasadorit kosovar në Mal të Zi.
Deklarata e një ambasadori bërë në facebook, u klasifikua si e
rrezikshme për sigurinë e Kosovës dhe pasoi shkarkimi nga detyra.
Kjo domethënë se shteti i Kosovës nuk duron nga tatimpaguesi të
paguhen njerëzit që dëmtojnë ´sigurinë
kombëtare. ´
Në
vendet demokratike kur merret vesh se një njeri merret me predikimin
e urrejtjes, atëherë hapi i parë që bëhet, është largimi nga
vendi i punës. Nuk mund të paguhet nga shoqëria, ai që merret
me indoktrinimin e të rinjve, pa marrë parasysh se për çfarë
ideologjie është fjala. Pason prokuroria dhe gjykata. Kjo bëhet
sepse demokracia duron mendimin e lirë, por jo segregacionin e
qëllimshëm, fisnikërimin e krimit, racizmit dhe përçarjen
ndërnacionale. Europa është një krijesë që bazohet në
diversitete. Vendi ku bashkohen gjuhët, religjionet, zakonet, doket,
traditat por që besojnë vlera dhe norma të përbashkëta. Në
demokracinë europiane ka vend për çdo fe, për çdo gjuhë, për
çdo komb, për çdo traditë, për të gjithë njerëzit, që pranojnë dhe zbatojnë standardet e saja. Hyrja dhe dalja është vullnetare.
Lista e
Departamentit të SHBA-ve sigurisht nuk është bërë vetëm për ta informuar
Qeverinë. Qeveria e Kosovës nuk reagoi. Nuk
reagoi sepse ajo është duke ndjekur rrugën e Erdoganit të
largimit nga vlerat europiane. Sot në radio nacionale gjermane DLF u
tha se Turqia është kandidate për BEE që nga viti 99, por që
atëherë, gradualish distancohet nga BEE. Një turk tha se po iranizohet Turqia. Para disa javëve Deutsche
Welle i pat bërë një pyetje një intelektuali turk, përafërsisht
kështu: për çfarë arsye interesoheshin aq shumë për shqiptarët,
kur dihet se shqiptarët janë deklaruar pro BEE. Përgjigja e tij
ishte përafërsisht kështu: shqiptarët kanë qenë besnik të
perandorisë osmane dhe kemi lidhje të forta në mes vete.
Shumë
artikuj, në shumë gazeta online, në shumë gjuhë, mund të
gjenden për radikalizimin e Kosovës, vetëm Qeveria e Kosovës nuk
di këtë. Madje në gazetën Standard të Austrisë përmedej edhe
një numër. A domethënë kjo se radikalizmi
është pjesë e programit qeveritar? Nëse bazohemi në injorimin e
lëvizjes së re fetare, nëse bazohemi në hapsirën që i është lejuar,
vendet e punës që mbajnë, atëherë mund të pohohet se Qeveria e
Kosovës mbështet këtë rrymë të re, i paguan regullisht dhe u garanton fushë veprimi.
A është
kjo hakmarrje e Thaçit ndaj Perëndimit, apo ka
frikë të reagojë nga shqetësimi i Erdoganit, apo i duket thjeshtë një problem
i fryrë që nuk paraqet asnjë rrezik, që akoma nuk mund të definohet. Nëse është kjo e fundit, dmth. nuk ka
asnjë rrezik, atëherë së paku duhet të shfaqet publikisht dhe të
deklarohet se nuk ekziston radikalizmi në Kosovë dhe se nuk ka asnjë
rrezik për demokracinë. Nëse është kështu, atëherë ai duhet
të marrë në mbrojtje qytetarët e vet, që u përmendën në
listën amerikane. Duhet të deklarohet sepse akoma është në
pozitën e Kryeministrit. Ose të ulet me ta së bashku dhe të
diskutojë rrugën e ardhshme, orientimin, stacionin dhe t' u kthejë kredibilitetin me falenderime për veprimtarinë atdhetare, siç bëri Qosja.
Njerëzit
që shfrytëzojnë demokracinë për ta rrënuar nga brenda, kudo në botë
përgjohen e mbikqyren. Madje amerikanët përgjojnë edhe në tërë
botën, jo vetëm ata, por të gjithë. Sikur të kishim një shtet ligjor, një prokuror do të
merrte Kodin Penal në dorë, do të kalonte disa orë në youtube
apo shkrime online dhe do të kishte mbledhur prova për përhapjen e
urrejtjes, përhapjen e racizmit dhe mosdurimin nacional, jo vetëm nga ata të listës amerikane, por përhapjen e urrejtjes edhe nga komentues në internet... Këtë
prokurori nuk e bën, ai paguhet për të heshtur dhe lexuar gazeta në zyrë. Qeveria e Kosovës
hesht, ajo paguhet për të injoruar. Mediat shpurthin nga rreziku i
shpërfillur dhe Kosova prej ditë në ditë largohet nga BEE. Atë
luks që mund t' i lejojë Turqia vetes, nuk mund t' i lejojë
Kosova. Turqia mund të jetojë e mbijetojë edhe pa BEE-në, por jo
Kosova me fqinjët që ka...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen