(dhe
nuk kuptoj pse të duhej djalli
pse
të duhej opozita)
shkruaje
një libër që na mëson më shumë se Arsitoteli
më
shumë se Descartes
më
shumë se Galileo
më
shumë se Charles Darwini e Albert Einsteini
më
shumë se Richard Dawkins e Stephen Hawking
më
shumë se Claude Lévi-Strauss e Jürgen Habermas
libër
që dëshmon se ti din më shumë se krejt dijetarët e Tokës
shkruaje
vet mirëpo
nëse
nuk ke letër
skalite
në pllaka guri
pa
ndihmën e njeriut
ashtu
siç dite të krijosh makro dhe mikro universin
glalaktikat
dhe qelizat
vet,
pa ndihmën e njeriut
një
libër që nuk ndanë njerëzit në kope e hordhi
një
libër për njerëzimin
dhe
shkuli njeriut gjenin e urrejtjes
gjenin
e vrasjes
pastaj
mirr një vendim dhe gjyko këtu në tokë:
aty
ku bëhen padrejtësitë
derisa
kanë trup e shpirt gjykoi o zot
jo
atje
jo atje
jo atje
ku
nuk kanë formë, lëndë e përmbajtje
shkruaje
o burrë i qiellit
se
do ta hajë dreqi burrin e dheut, që e bëre nga balta
baltak
e
po bëhet llum
na
duhet një bashlibër, për bashnjeriun
për
njeriun që di shkrim-lexim desha të them
o zot
dhe
nise kështu librin:
para
kaq e kaq viteve, krijova këtë apo atë,
lëndët
përbërëse janë këto dhe ato,
unë
jetoj këtu apo në këtë galaktikë
në
faqen e parë bashkagjiti librit edhe një fotografi
ai
libër zot i dashur do të shpëtonte miliona fëmijë nga uria
miliona
njerëz nga vdekja dhe mëria
bëje
nga dashuria për njeriun e baltës,
në
të gjitha gjuhët e botës
sepse
balta po ha baltën këtu o zot
e
ti hesht e shpërfill burrin e dheut
krijesën tënde
Nga përmbledhja me poezi Hijdedritat e jetës
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen