Rusia
përkrah Bashar al Assadin
dhe
ndihmon ushtarakisht atë
për ta luftuar Kalifatin.
Rusia
mirëpo ka simpati edhe ndaj Partisë së Punës së Kurdistanit
(PKK,
e majtë
marksiste)
që
lufton
Kalifatin dhe Turqinë.
Turqia
dëshiron ta rrëzojë Assadin
dhe duke u përpjekur për ta arritur atë, ndihmoi
konkretisht Kalifatin. Për nga bindja
ideologjike
Erdogani dhe Kalifati, nuk kanë shumë dallime, - bën
përjashtim nacionalizmi osman i
Erdoganit-,
por më tepër tek mënyra e realizimi. Erdogani dëshiron ta
realizojë gradualisht duke faktorizuar klerin, si Homeini, çfarë
nuk i pëlqen aspak Perëndimit dhe
ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve. Sipas
profesorit
turk në Paris Ahmet Insel,
Erdogani pas pranverës
arabe shpresonte të bëhej lider, prijës
i myslimanëve. Arabët mirëpo kanë
një antipati
ndaj osmanizmit dhe
për
rrënimin
e Kalifatit historik, akuzojnë pikërisht
Perandorinë
Osmane, me
të cilën mburret Erdogani.
Erdogani
do të
dilte
edhe nga NATO, ka
diferenca të mëdha ideologjike me
Perëndimin,
por
Turqia
pa NATO-n,
do të
copëtohej
nga kurdët me ndihmën ruse.
Tani
për tani në mes Erdoganit dhe Perëndimit është një pe i hollë
që mban lidhjen për interesa
reciproke.
Profesori
i
lartpërmendur turk,
nënkryetar
i Universitetit Pantheon në Sorbonë, thotë për “Le
Figaro”, se
sipas
një anketë, njëzet për qind e
votuesve të Erdoganit, do
të dëshironin më shumë si shtet në kufi Kalifatin, se sa shtetin
kurd. Ky fakt nuk është vetëm kallëzues i mosdurimit ndaj
kurdëve, por është edhe tregues i qartë për simpatinë në
Turqi ndaj
Kalifatit
dhe
ku mund
të bartet konflikti
i ardhshëm.
Profesori
Ahmet
Insel quan
Erdoganin nacionalist.
Kalifati
mirëpo ka tri
dëshira:
çlirimin
e vendeve
arabe, të Turqisë,
Ballkanit deri në Austri, Andaluzinë e
Spanjës,
Kazakistanin deri tek
kufiri
i
Indisë. E
dyta, shndërrimin e të gjithëve në sunitë dhe plani
përfundimtar, sundimi
i
botës.
Kalifati
ka pra
ambicie
të mëdha. Edhe
Perëndimi
ka
tri
dëshira:
rrëzimin e Assadit, zhdukjen
e
Kalifatit
dhe
ndërtimin
e rendit demokratik. A
është populli i gatshëm për demokraci, nuk
i bëhet vonë askujt.
Egjipti,
Iraku, Afganistani
dhe Libia dëshmojnë të kundërtën. Edhe
Rusia
ka tri
dëshira:
ta shpëtojë Assadin,
të
ruajë
ndikimin e vet në Lindje dhe
eventualisht, të
përdorë kurdët. Shumë
dëshira ka edhe Irani,
që ndihmon shiitët
ushtarakisht.
Pos
Asadit, në
Sirinë e copëtuar, janë
të pranishëm: Kalifati,
Al Nusra, pasuese
e Al Kaidës, Hisbollahu
(në
përkthim,
Partia
e Allahut, ku
tubohen shiitët)
Irani,
Rusia, SHBA,
Europa,
Turqia dhe Arabia Saudite, që ndihmon sunitët. Zyrtarisht nuk janë
të gjithë, por
praktikisht po, por
nuk ka dyshim se i pranishëm është edhe Izraeli.
Perëndimi
armatosë
kurdët. Turqia
bombardon kurdët. Turqia është në NATO. NATO pajtohet
unanimisht me bombardimin
e kurdëve që ka armatosur vet
si aleat jozyrtar
në luftë të përbashkët
kundër
Kalifatit.
Turqia
ka
frikë nga faktorizimi i kurdëve dhe krijimi i shtetit të tyre.
Duke
parë bashkëpunimin e tyre me Perëndimin, lejoji NATO-n
të
përdorë bazën në Turqi, për të dobësuar
aleancën
perëndimore me kurdët.
Perëndimi
dëshiron
t'i ndihmojë kurdët, por jo aq shumë, sa ata
të
llastohen
dhe ëndërrojnë
një shtet kurd
dhe
kështu të rrezikojnë raportet e NATO-s
me Turqinë.
Perëndimi
do të pajtohej me ndonjë
autonomi, por
kurdët
kanë kuptuar se ky është çasti tyre historik. Po të përkrahte
Perëndimi shtetin kurd,
do
ta humbte Erdoganin
për
të cilin nuk ka mendim të mirë,
por i duhet,
se
i
shërben si trampolinë për ta mbajtur
në kontroll Lindjen
e Afërt.
Arabia
Saudite që është inkubator i radikalizmit, bombardon Kalifatin,
domethënë
produktin e vet, që
thuhet se financohet edhe
nga
Arabia Saudite dhe Katari. Arabia Saudite mirëpo
është
mike e madhe e Perëndimit. Perëndimi alarmohet
nga
dënimet që ekzekuton
Kalifati,
por nuk shqetësohet
aq me
dënimet e njëjta në Arabinë Saudite. Erdogani, sipas politologut,
Ahmet Insel, në vitin 2006 dhe 2007 ishte mik i Assadit, por
me një shpresë të madhe se do të bëhej lider i myslimanëve.
Mbeti
i zhgënjyer me shiitët dhe iu kthye sunitëve. Në
fakt nacionalizmin
osman
të veshur me petkun fetar, kanë
refuzuar të gjitha vendet arabe. (Vahabistët
shqiptarë urrejnë Skënderbeun pse paska vrarë myslimanë, por
adhurojnë Perandorinë Osmane, që ka vrarë arabë myslimanë dhe
shkatërruar Kalifatin historik të
profetit.)
Irani
mbështet Assadin, por nuk i pëlqen konkurrenca e Kalifatit. Ai
mbështet edhe Hisbollahun, por
nuk i pëlqen liderizmi i Erdoganit në rajon. Në
anën tjetër, përveç
Izraelit, më shumë janë revoltuar
me bombën atomike të Iranit arabët, se sa Perëndimi. Perëndimi
është angazhuar për të
plotësuar
dëshirat e Izraelit, Arabisë Saudite dhe Turqisë. Në
Lindjen e Afërt po përsëriten luftërat fetare si dikur në Europë
në mes protestantëve dhe katolikëve, kur të gjithë ishin të
bindur, se duke vrarë njerëz, po i shërbenin zotit.
Siria
është vetëm fushëbetejë, ku përplasen
interesat
e Turqisë,
Kurdistanit,
Iranit,
Izraelit, Perëndimit dhe Rusisë. Po
luftohet për zona ndikimi dhe populli është vetëm pasojë.
Ndërkohë
kinezët po punojnë dhe kujdesen për kopshtin e tyre. Ndoshta
diku pas një
dekade, kuçedra kineze, Perandoria e Qendrës, do të shfaqet në
botë me interesat e veta dhe kërkojë zonat e ndikimit. Shfaqja
e Kinës në skenë botërore të interesave, do të bëjë një
rikonfigurim dhe
defragmentim
të hegjemonisë.
Shteti
kurd mirëpo i konvenon politikisht dhe për
qëllime strategjike Izraelit. Izraeli mirëpo ka probleme me sunitët
kurd dhe prandaj më shumë do të dëshironte PKK, që Perëndimi e
ka në listë të organizatave terroriste, madje
edhe Izraeli vet.
Izraeli mirëpo merr
pjesë edhe në stërvitjen ushtarake të kurdëve dhe
lidhjet e tyre janë të hershme, që herë pas here janë ndërprerë
për shkak të trysnisë amerikane,
që e kanë bërë për ta qetësuar Turqinë
(Frankfurter Allgemeine Zeitung me
titull
“Israelisch-Kurdische
Beziehungen,
- Raportet
izraelito-kurde.)
Në
artikull
citohet edhe
një
deklaratë e Netanjahut se ai,
në
Irakun Verior, do ta pranonte menjëherë
shtetin
kurd, çfarë
tmerron Erdoganin. Turqia nuk ka më ambasadë në Izrael, Libi,
Egjypt dhe Siri.
Për
ta kuptuar katrahurën
dhe tragjedinë
e Sirisë,
që tani ekziston vetëm në hartë, nevojitet
përqendrim
i madh: Putini
armatosë Asadin, që lufton
Kalifatin,
çfarë
i
pëlqen Perëndimit, por që nuk i pëlqen mbijetesa
e
Assadit,
që
tani e quan diktator, më herët monark.
Kurdët
luftojnë
për
shtetin e tyre,
çfarë
i pëlqen Izraelit, por jo Turqisë.
Kurdët
luftojnë
Kalifatin, që nuk i pëlqen aq
shumë Turqisë,
sepse
kështu shndërrohen në aleatë të domosdoshëm të Perëndimit.
Preferencat
e Perëndimit janë fluide, sepse
kanë parasysh raportet me Turqinë, por
duke u përpjekur të mos humbin kurdët. Kjo është një ndërmarrje
tepër e vështirë dhe
në të ardhmen mund të ketë luhatje.
Perëndimit
nuk i pëlqen Kalifati, por Arabia Saudite nuk
ndalë prodhimin e
radikalëve,
ku
ka shumë mbështetës, siç
ka edhe
në Turqinë
e Erdoganit. Dy
vendet
sundohen duke u bazuar në sheriat.
Revista
“Spiegel”
sjell
krahasimin e dënimeve nga faqja “Middle
East Eye":
Blasfemia dënohet me vdekje në dy vendet. Për shpifje tek Kalifati
rrihen
me kamxhik, në Arabi Saudite sipas vendimit të një gjykatësi.
Për seks para martesës, Kalifati rrahje me kamxhik dhe dëbim nga
vendi. Arabia
Saudite kamxhikim. Vjedhja
nën dy
pushtetet
dënohet
me
prerjen
e dorës. Për
plaçkitje
nga njerëz të armatosur, Kalifati dënon
me prerjen
e dorës së majtë dhe këmbës së djathtë. Arabia Saudite prerje
e dorës dhe këmbës. Nuk
ka sanksionuar
se cilën, ndoshta është më demokratike dhe i akuzuari mund të
shprehë dëshirën se cila këmbë
apo cila dorë i duhet më pak. Homoseksualizmi
dënohet me vdekje në dy vendet. Ndërrimi i religjionit në dyja
vendet dënimi me vdekje. Sipas revistës gjermane Arabia Saudite nuk
posedon Kod Penal. Mbreti që vdiq paska provuar, por
nuk paska mundur
të aprovojë një kod penal, sepse vahabistët nuk
pajtohen.
Ata
paskan ndihmuar mbretin
në
përforcimin e pushtetit absolut
dhe
kanë ndikim të madh...
gazeta sot,bota sot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen