18.09.2015

Ndaluni pak dhe reflektoni, Gazeta Sot, Bota Sot

U bë një kryengritje në Maqedoni, u shkrua një marrëveshje, që nuk zbatohet, por gjuha shqipe është zyrtare, vetëm ku ka më shumë se njëzet për qind shqiptarë. Ku jetojnë nëntëmbëdhjetë për qind, gjuha shqipe është e ndaluar dhe nuk ka integritetin e gjuhës maqedonase, të krijuar pas LDB. Merreni tani me mend këtë: Maqedonia duhet të ketë diku dyzetë për qind shqiptarë dhe nuk ka autonomi dhe merreni me mend tani Bashkësinë serbe të krijuar nga nëntë fshatra dhe disa lagje qyteti! 


Njëqindmijë banorë të shpërndarë nëpër disa katunde kanë një subjekt administrativ shtetëror me një Kuvend. A mund të shpallë shkëputjen Kuvendi? Pa asnjë dyshim. E pat bërë para lufte edhe Kuvendi i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës. Se mund dhe do ta bëjë këtë një ditë, tregon burimi nga financohet. Kosova ka bërë mirë që të gjithë gjuhët ka shpallur zyrtare, edhe kur nuk bëjnë një për qind të popullsisë. 


Nuk është mirë popujve t'u shpallet gjuha e pavlerë për ndërkomunikim administrativ, sepse është një tregues mosdurimi nacional, tregues inferioriteti dhe është qëndrim fashist: simptomë e arrogancës, epërsisë dhe hegjemonisë. E bëjnë maqedonasit që qindra mijëra kanë pasaporta bullgare. Dhe, të gjithë politikanët, të brendshëm dhe të jashtëm, mendojnë se kemi merituar një diskriminim të tillë në Maqedoni të sanksionuar edhe me Kushtetutë. Edhe atë, në Europën e barazisë dhe humanizmit.


Mendoni pak edhe këtu ju lutem: Lugina bëri një kryengritje. Gjysma e popullsisë është dëbuar apo arratisur. Kompetencat e komunave shqiptare u reduktuan, madje më shumë se në kohën e Jugosllavisë. Kjo u pranua në heshtje si hakmarrje e merituar serbe. Sot edhe për patentë, duhet shkuar në Vranjë. Në një qytet serb. 


Lugina nuk ka spital, por për mjekime duhet të shkojnë në qytete serbe, Vranjë dhe Nish. Para luftës, gjatë luftës dhe pas saj. Në një libër të Sami Frashërit thuhej se Presheva kishte 30.000 banorë, sa kishte edhe Kumanova në mbarim të shekullit XIX. Kumanova me rrethinë ka sot mbi njëqindmijë. Sot Presheva ka diku 34.900 banorë, pas më shumë se 100 viteve dhe, ka papunësinë më të madhe në Serbi. Dhe, të gjithë politikanët, të brendshëm dhe të jashtëm, mendojnë se kemi merituar një diskriminim të sanksionuar edhe me Kushtetutë. Edhe atë, në Europën e barazisë dhe humanizmit.


Reflektoni pak edhe këtu: Serbet krijuan shtet në Bosnje si rezultat i një gjenocidi. U garantua me marrëveshje shumëpalëshe. Pra aty ku nuk kishte pasur kurrë autonomi, u ndërtua një republikë. Perëndimi synonte një barazi dhe ekuilibër. Serbet fituan një republikë fal një gjenocidi, shqiptarët e Maqedonisë pa gjenocid nuk fituan asgjë, pos të drejtës për të braktisur vendin, çfarë ëndërron edhe Isa Hashimi.


Merreni me mend tani nëntë katunde serbe dhe një copë Mitrovice. Katundet shpallen komuna me kompetenca më të mëdha se sa Presheva që ka dhjetë herë më shumë banorë se sa një komunë serbe në Kosovë. Serbet kanë spitalin e tyre. Serbet mund ta qeverisin veten me direktiva të Beogradit dhe me financimin e tyre. Serbia pra gjendet zyrtarisht brenda Krahinës Autonome të Kosovë dhe Metohisë. Qeveria shqiptare heshti për aktin e Luginës. Qeveria Isa Hashimit heshti gjithashtu. BE ishte disi në gazep për ta shpjeguar dhe përligjur diskriminim plakativ. 


Dy qeveritë heshtën nga frika se njëra dëmtohet drejt BEE-së, tjetra nga frika se pengohet pezullimi i vizave. Serbia për interesa nacionale, refuzon edhe Europën, edhe NATO-n. Shqipëria dhe Kosova nuk njohin interesa nacionale. Politikanët shqiptarë mund të blihen si lopët në treg. Serbet nuk shiten. Politikanët e Luginës duke mos pasur mbështetje, edhe pse pritej dhe duhej pritur, fluturuan mbi oqean Atlantik drejt Amerikës, që na kupton shumë më mirë se Europa e ëndrrave shqiptare. Dhe, të gjithë politikanët BE-së dhe tanët, mendojnë se kemi merituar një diskriminim të sanksionuar edhe me Kushtetutën. Edhe atë, në Europën e barazisë dhe humanizmit.






Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.



Keine Kommentare: