28.11.2015

Pavarësia shqiptare, Zëri

Me pak fjalë, edhe pse jo sa duhet dhe jo si duhet, shpallja e pavarësisë ishte një histori e madhe suksesi. Nga gati qind për qind analfabet, sot kemi një letërsi dhe një histori shqiptare të shkruar nga shkrimtarë dhe dijetarë shqiptarë. Pavarësia nuk mbuloi trojet shqiptare, por krijoi një çerdhe nga vështronim dhe nga merrnim frymëzimin. Më mirë nuk kemi mundur, më mirë nuk kemi ditur, jemi ata që jemi. Për suksesin, meritat janë tonat, edhe për dështimet, fajet janë tonat. Në këtë botë ka shumë faktorë që përjashtojnë popujt nga të mirat e përgjithshme dhe shumë herë, një qendër e jashtme vendosë për fatin e një populli: për përparimin, arsimimin dhe për itinerarin. Më shumë se dy mijë vite nuk kemi mund të marrim vendime për vete. Vendimet janë marrë në Romë, në Stamboll, në Moskë, në Beograd, Athinë dhe Shkup. Atë mirëpo që kemi arritur për 103 vite, nuk kemi mundur as të ëndërrojmë gjatë pesëqind viteve të Perandorisë Osmane.

Enver Hoxha dhe historia
Vërtetë të pavarur ishim deri diku pas prishjes së marrëdhënieve me BRSS-në. Krijuam një diktaturë që nuk njihte shembull në Europë. Dhe, mu në atë diktaturë, në mes shumë të ligave, u krijua edhe një iluminizëm shqiptar, që shpalli të pavlefshëm autoritetet hyjnore dhe lëshoi fatin e çdo njeriu në duar të tija, edhe pse me mundësi shumë të kufizuara. Enver Hoxha përveç diktaturës, do të ngelet në histori edhe për guximin për të ndaluar libra të shpallur të shenjtë nga njeriu, që mësojnë shitjen ose blerjen e skllevërve, që përmend dhe Morning Star me titullin come back Enver Hoxha, all is vorgiven. Në atë kohë zoti nuk dinte për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut që do të shkruheshin gjatë shekullit të dritave në Francë. Ai fakt, i lejimit të skllavërisë, mjafton për të treguar sot vërtetësinë hyjnore të librave shkruar nga njeriu, për t'i nënshtruar në mënyrë sa më të përkryer..

Primitivizmi i një shoqërie
Diktatura deri diku i ngjan plehut. Të mbahet në shtëpi, bën jetën të padurueshme, të hidhet, ara nuk jep rendimet sa duhet. Është paksa e rëndë të thuhet, por për popujt e pa qytetëruar, për popujt jomodern, që nuk janë mësuar të jetojnë konform Kushtetutës, diktatura është një stërvitje për të ndarë jetën reale, nga ajo imagjinare, për të kuptuar botën, për të punuar vet dhe për të mos pritur prej qiellit.

Baza fetare për krijimin e shteteve në Europë
Ndarja jonë ndodhi për shkak të njësimit tonë me osmanët. Gjersa grekët dhe serbet kishin ruajtur identitetin e tyre, ne ishim bërë më osmanë se osmanët dhe furnizuam Perandorinë me shumë pushtetarë, që respektonin në Kushtetutë ligjin mbi ndalimin e gjuhës shqipe. Sikur të mos kishte qenë Austria dhe SHBA, sot në Shqipëri shqiptarët do të kishin qenë pakicë në zhdukje e sipër dhe një pjesë e saj, do t'i kishte takuar Greqisë, një Serbisë. Ishte koha kur kufijtë caktoheshin në bazë të bindjeve fetare. Kroacia katolike nuk mundi të zvogëlohet, as popujt ortodoks, jo.

Megjithatë
Ishte pra histori suksesi sepse u arrit të shpëtohet nga asimilimi një komb i lashtë, me njërën nga gjuhët më të lashta në botë. Lashtësia nuk na bën mirëpo popull më të mirë se të tjerët apo më të zgjedhur. Ne nuk kemi asnjë meritë pse jemi ata që jemi. Ne jemi vetëm vazhdimësi. Ashtu si Greqia e sotshme që nuk mund të mburret me Aristotelin, as ne nuk mund të mburremi me të kaluarën, por vetëm me të tashmen tonë, nëse kemi arsye, nëse japim kontributin tonë për të mirën e përgjithshme.

Europa fati jonë
Bashkimi jonë natyror, do të përmbyllet me zhdukjen e kufijve brenda Ballkanit. Me normat ligjore të njëjta, pak do të jetë me rëndësi në cilin qytet jetohet dhe në cilin vend. Qarkullimi njerëzve do të jetë si sot brenda qyteteve të një vendi. Kjo me kohë do të kristalizojë dhe identitetin europian. Në këtë bashkësi populli shqiptar do të ketë paqen dhe shanset e barabarta për përparim dhe do të jetë pjesë e një familje të madhe me vende demokratike, në fund diku me 800 milion banorë dhe në një aleancë të fortë ushtarake, sa do të jetë gati e pamundur të rrezikohet nga jashtë. Pra, suksesi jonë në fillim të këtij shekulli është Shqipëria në NATO dhe NATO në Kosovë. Brenda kësaj periudhe ka patur dhe shumë kaos në kazanin shqiptar, por kemi arritur ta ruajmë drejtimin dhe synimin dhe, kjo është me rëndësi. Megjithatë, kemi shumë motive për ta kremtuar këtë ditë të madhe, si kryeditë në kalendarët tonë historik.

zëri, bota sot
------------------------------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: