"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

12.12.2015

Fundi i dashurisë - Fine del' amore

(Do ta përdorim bombën atomike...Putini)

zonjë
bëhu gati
nuk është çast seksi
po presin koka
dëgjo angullimën e çakejve
dhe të Putinit

zonjë
vish fustanin
nuk është erë dashurie
i doli tymi njerëzisë

zonjë
vish mantelin
nuk do të kthehemi më
erdhi fundi më në fund
jeta doli nga metafora

vrasim ose na vrasim
dhe përfundon loja e burrave barbarë

zonjë hidh shaminë e zezë mbi kokë
ia arritën qëllimit
do të bëhemi më të lig se ata
shih Putinin
atë çakall si kërcënon tërthorazi
thua së u drejtohet derrave
por mendon në ne

nxito zonjë nxito
nuk të duhen çizmet
po na ikën vdekja
dhe liria nga frika
dhe njerëzia nga angështia
ia arritën qëllimit derrat
na shndërruan në derra të egër
fituan ata zonjë fituan


Fine del' amore
(Useremo la bomba atomica...Putin)

signora
preparati
non è l' il momento del sesso
stanno tagliando le teste
senti come urlano gli sciacalli
anche Putin

signora
mettiti il vestito
non è l' era d' amore
il fumo esce fuori al pudore

signora
vesti il mantello
non torneremo più
finalmente si è conclusa la fine
la vita è uscita dalla metafora

uccidere o ucciderci
termina qui il gioco dei barbari

signora
buttati foulard nero sulla testa
stiamo diventando peggio di loro
sono riusciti
non lo senti Putin
lo sciacallo come ci minaccia
mentre fa finta di urlare ai cinghiali
e pensa a noi

corri signora corri
non ti servono gli stivali
la morte ci scappa
e anche la libertà dalle paure
e anche la dignità dalle angoscia
i maiali sono riusciti a fare dei cinghiali da noi

hanno vinto loro signora hanno vinto

Keine Kommentare: