13.12.2015

Profetja e verbër tregoi paraprakisht ngritjen e IS dhe luftë në Europë

E quajnë "Baba Vanga" loke Vanga.

Profetja e verbër tregoi paraprakisht ngritjen e IS dhe paralajmëron luftë në Europë

Qysh në vitin 1996 një profete e verbër nga Bullgaria parashikoi se paramilitarët terroristë islamik, në vitin 2016 do të rrëzojë për tokë Europën. Lokja Vanga kishte folur për një “luftë të madhe myslimane.”
Lokja Vanga ishte një parashikuese e famshme bullgare, e cila adhurohej në të kaluarën e afërt si një shenjtore e gjallë.
Në prill të vitit 1941, gjoja nga një kalorës plot shkëlqim, iu kishin shpallur  profecitë e para se së shpejti, do të ndodhnin gjëra të trishtueshme. Në fakt, fushata kundër Jugosllavisë nga Vermahtit gjerman, nisë më 6 prill.
Aftësitë e saja për të parashikuar morën dhen, sa tek ajo shkonin për t’u këshilluar ushtarë dhe fermerë lokalë. Madje edhe mbreti bullgar Boris i Tretë në vitin 1943, kishte kërkuar shërbimet e saja.
Më vonë ishte edhe në shërbimin të shteti dhe kërkonte njerëzi e zhdukur për familjet dhe thuhet, se në 80 për qind të rasteve, ishte e suksesshme.
Parashikuesja kishe mirëpo edhe vizione tjera, që tani konfirmohen:
Regjionet e ftohta do të ngroheshin dhe vullkanet do të shpërthenin. Ajo kishte paralajmëruar gjithashtu një dallgë të madhe, që do të vërshojë një rajon të madh bregdetar me shumë njerëz dhe do të kapërdinte qytete.
Kështu ajo paska sjellë profeci në vitet e 50 për ndryshimet klimatike dhe cunamin e vitit 2004.
Në vitin 1989 ajo paska paralajmëruar amerikanët se do të sulmohen nga dy zogj të hekurt. Disa besojnë se këtu aludohet në 11 shtatorin.

Thuhet se lokja Vanga paska parashikuar edhe se presidenti 44 amerikan, do të jetë një afro-amerikan dhe parathënë se ai do të jetë presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara.
Disa besojnë tani se Vanga kishte parashikuar ngritjen IS. Thuhet sepse ajo paska paralajmëruar Europën se do të pushtohet nga ekstremistët myslimanë dhe në vitin 2016, Europa do të pushojë së ekzistuari. Ajo paska paraparë edhe një luftë të madhe myslimane e cila do të fillonte në vitin 2010 me Pranverën Arabe, do të zhvillohej në Siri dhe do të përfundonte në vitin 2043 me një Kalifat me seli në Romë.

2016: Europa gati e zbrazur nga njerëzit
2018: Fuqia e re botërore është Kina
2023: Një ndryshim i vogël në orbitën e Tokës
2025: Europa akoma është rrallë e banuar
2028: Zhvillim i një burimi të ri të energjisë. Ngadalë kapërcehet epoka e urisë. Një anije kozmike niset drejt Venerës.
2033: Shkrihen akulli në pole
2043: Lulëzon ekonomia botërore. Myslimanët pushtojnë Europën
2046: Mund të krijohet të gjitha organet. Ngadalë ndërrimi i organeve do të bëhet metoda më e mirë e shërimit.
2066: Gjatë sulmit në faltoren myslimane SHBA-të përdorin një armë të re, që bazohet në klimë dhe shkakton një rënie të madhe të temperaturës.
2076: Shoqëri pa klasa (komunizmi)
2100: Një diel artificial ndriçon pjesët e errëta të tokës.
2111: Njerëzit bëhen Cyborg (gjysmë-robot).
2125: Kapen sinjale të jashtëtokësorëve.
2130: Do të ndërtohen qytetet nën ujë, nga frika/prevencion nga jashtëtokësorët.
2154: Kafshët bëhet gjysmënjerëz.
2167: Shpallet një religjion i ri.
2170: Thatësirë e madhe.
2183: Kolonia e Marsit bëhet fuqi nukleare dhe pretendon pavarësi nga Toka.
2195: Kolonia detare furnizohet plotësisht me ujë dhe ushqime.
2196: Raca e re: përzierje e plotë në mes aziatikëve dhe europianëve.
2201: Reaksionet termonukleare në Diell ngadalësohen, bie temperatura.
2221: Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzit do të befasohen nga diçka e tmerrshme.
2256: Anijet kozmike sjellin sëmundje të re në Tokë.
2262: Orbitat e planetëve çrregullohen dhe ndryshohen shumë.
2271: Konstanten fizike do të llogariten edhe një herë, sepse ato kanë ndryshuar.
2279: Energjia do të përfitohet nga materia e errët.
2288: Udhëtime kohore, kontakte të reja me jashtëtokësorët.
2291: Dielli ftohet dhe zhbëhet. Përpjekje për ta rindezur
2296: Eksplodim i masës në diell. Ndryshon gravitacioni. Bazat hapësinore dhe satelitët bien.
2299: Në Francë kryengritje e partizanëve kundër islamit.
2302: Janë zbuluar ligje të reja të rëndësishme dhe mistere mbi universin.
2341: Diçka e tmerrshme nga gjithësia i afrohet tokës.
2354: Aksident në njërin nga diejt, që i ka krijuar njeriu, thatësirë.
2378: Racë e re që rritet shpejtë.
2480: Përplasje e dy diejve artificial. Toka është në errësirë.
3005: Luftë në Mars.
3010: Goditje komete në Hënë. Rreth tokës krijohet një rrip me pluhur dhe gurë.
3797: Në këtë kohë çdo gjë e gjallë në Tokë do të vdesë, por njerëzit marrin me vete çdo gjë të nevojshme për të nisur rindërtimin në një sistem tjetër diellor.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Marrë nga revista gjermane FOCUS

Lokja Vanga, në fakt,  Ewangelia Pandewa Guschterow është lindur në Strumicë të Maqedonisë më 13.01.1931 dhe ka vdekur me 11.08.1996. Në moshën 16 vjeçare pas një lëndimi, mbetet e verbër. Është  varrosur në kishën Shën Petku, që është ndërtuar për të, në Sofi, Bulgari.

Keine Kommentare: