26.12.2015

Mustafa dhe Thaçi, Zëri, Përqasje


Mustafa: Nuk lëvizi në Evropë nëse nuk lëvizin të lirë edhe qytetarët e mi...

Me lëvizjen ai ka dashur të thotë se nuk do të udhëtojë dhe do ta bojkotojë Europën, por sigurisht se do të lëvizet nëpër Kosovë. Dëshiron të bëhet atdhetar, të shkrihet në popull, të dërgojë mesazhe të tilla, por nuk ka qenë kurrë patriot dhe nuk i ka hije. Ai në Europë do të LËVIZET sapo t'i vijë thirrja e parë. Mos harroni këtë, më në fund do të kuptoni karakterin e tij. Ai nuk ka bërë gjë kur dhejtëra mijëra iknin drejt Europës me autobus.

Sjellja e Perëndimit ndaj nesh nuk është vetëm rezultat i keqqeverisjes, por më shumë i injorancës së politikanëve tanë, që lehin si qenë të vegjël dhe përpiqen të bëjnë shantazh. Këtë shantazh e bëjnë për pika brenda, sepse Europa me 500 milion banorë, nuk ka frikë nga Kosova dhe moslëvizja e saj.

Një shantazh të tillë, para disa ditëve lexova se kishte bërë edhe Pandeli Majko me ish-kancelarin gjerman Schröder. Ai kishte thënë, ose na ndihmo, ose kërkojmë aleat tjetër. Zakonisht i forti në çaste të tilla i lejon mundësi për ta kërkuar aleatin diku tjetër, por atë shantazh, Schröder ka kapërdirë, siç kapërdin një i rritur kërcënimin e një fëmije tekanjoz, trazovaç.

Shkurt e shqip mjerimi jonë kushtëzohet dhe formësohet nga mjerimi i politikanëve tanë. Ata nuk dinë të sillen, por vetëm të fotografohen, tek ta  shihet: mosnjohje e sjelljes elementare, mosnjohje e kurtuazisë dhe injorancë në sjelljen diplomatike. Ata ndjehen trima, kërcënojnë dhe ne mburremi me ta kurse investitorët nuk vijnë aty, ku politikanët bëjnë shantazhe, edhe pse janë zhele-zhele.

Ne jemi trima. Stërpikët e Isa Boletinit. Thaçi në aeroportin e Vjenës ka pasur bombën në xhep. Bota deshi Rugovën se dinte hallin tonë. Këta kërcënohen si ata qenët e vegjël, që sapo t'u kthehesh, ia mbathin. Do t'ia mbathë edhe Mustafa dhe, nesër do të mburret me biografinë e vet, guximin, kurse votuesi rural do ta vlerësoj trimërinë e tij dhe votojë, por do ta paguajë keq qëndrimin prej fodulli të kryeministrit...

Detyrë patriotike sot

Detyrë patriotike është edhe të pengohet zgjedhja e Hashim Thaçit kryetar i Kosovës. Me këtë do t'i jepej një mesazh i qartë: Kosova nuk është vend përrallor, ku plotësohen ëndërrat e karrieristëve kronik.
Pastaj, do të thirret edhe në gjykatë. Më mirë të shkojë atje si njeri privat apo si kryetar i PDKsë, por jo si kryetar i Kosovës. Për dëmin që do të pësonte imazhi i Kosovës, do të duheshin së paku 10 vite për ta rindërtuar.
Pataj, Hashimin, pjesa dërmuese e popullit nuk e donë. Po ia mundësojnë pazarllëqet e ndyta, edhe pse vështirë të gjendet një lëdëkist i moralshëm, që do ta përkrahte Thaçin.
Imponim do të bëhet me dhunë psikologjike, sepse Mustafa përfiton, disa ministra dhe Haziri. Nëse pajtohen deputetët e LDK-ës, atëherë LDK ka një kope deputetësh. Ata çdo ditë fshehtas akuzojnë pikërisht PDK-në për vrasjen e shumë veprimtarëve të vet.
Sikur LDK të kishte dy gram mençuri, dy gram dinjitet, dy gram fytyrë, do ta kishte rrëzuar Mustafën, që është kuadër i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës. Durimi tij, në ato dy pozita, është aq pervers, sa edhe e stalinistit Berisha, që udhëhiqte Partinë Demokratike.
Shprehur më fjalë të buta, jemi popull oportunist dhe makiavelist, që duron çdo gjë. Jemi si ata politikanë dhe i meritojmë. Janë pasqyra jonë. Rroftë Hashimi! Rroftë Mustafa! Nëse në CV nuk  ke veprimtari kriminele, tradhtie dhe nuk je hajn i madh, atëherë nuk do të kesh shanse t'i bashkëngjitesh klubit të Ali Babës me 40 hajdutë.

Dua të besoj se anëtarët e devotshëm të LDK-së, ndjehen të turpëruar, kur shikohen në pasqyrë...


Keine Kommentare: