11.05.2016

Kosovë, mos t'kofshin fal

Kosovë më vjen marre,
t'kanë Nanë
e t'vjedhin pare!

Kosovë mos t'kofshin fal,
hajnat tu të përdalë!!!

Ta morën ftyrën
ta prishën nderin,
s'ka as rrymë
ndiz fenerin!

Mjerimin ty ta shkrujtën në ballë,
t'i banën mend ty krejt dhallë!

Kosovë mirëpo mos u mërzit
u vjen fundi
edhe atynve një ditë!

Ti ke thanë:
Kunglli nuk shkon gjithmonë mbi ujë
ngrite zanin 
kurrë mos shuj!!!

Pa kajt fmija
nuk ka gji,
dil e piskat
si fëmi!

Njeri gjallë revoltohet
kur nga e liga, ai sundohet!
Njeri gjallë lufton padrejtësi
burgu asht për ftyrëzi!

Nëse hesht, nuk je gjallë
zullumi trashet, ty t'ban budallë!

Kosovë mos t'koftë fal,
nuk t'ka nanë
s'e ki djalë.

frymëzim nga mendimi proverbial i Qosjes:
Shqipëri të qofsha fal,
të kam nënë, më ke djalë.

Keine Kommentare: