"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

06.05.2016

Shumë rrugë, pak mundësi...


shumë libra, pak lexues
shumë rrëfimtarë, pak romansierë
shumë vjershëtarë, pak poet
shumë universitete, pak studiues
shumë këngëtarë, pak muzikë
shumë trimëresha, pak trima
shumë zonja, pak burra
shumë smirë, pak sedër
shumë lakmi, pak dinjitet
shumë ofendime, pak tru
shumë azganë, pak trima
shumë piratë, pak anije
shumë hajdutë, pak banka
shumë kriminel, pak politikanë
shumë pretime, pak zbatime
shumë burgje, pak t'burgosur

shumë arsimtarë, pak mësues
shumë kreshnikë, pak atdhetarë
shumë religjione, pak besimtarë
shumë magjistarë, pak qartësi
shumë përralla, pak të vërteta

shumë pispillosje, pak seriozitet
shumë doktorë, pak shërues
shumë krekosje, pak zemër
shumë krenari, pak arsye
shumë fise, pak komb
dhe
shumë iluzione, pak njëmendësi...

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: