Njoftimin e të
ndjerit Hubert Martini e bënë publike gati të gjitha gazetat
gjermane. Aty gjendet edhe një mesazh emocional për bashkëshorten
dhe një refuzim pa keqkuptime për të marrë pjesë në varrimin e
tij vëllezërit dhe motrat me pasardhësit. Të gjitha gazetat e
shpjeguan në mënyrën e vet, por të gjitha mbetën të mrekulluara
nga sinqeriteti i tij. Rrallë herë njerëzit shkruajnë njoftimin
për vdekjen e vet, por Hubert Martini e kishte bërë dhe ashtu siç
kishte qenë në jetë, tregoi atë sinqeritet edhe në testamentin e
tij të fundit, shkruan revista Stern.
Ai ishte një ateist
i bindur dhe thotë se kishte pasur një jetë të mirë, por të
zymtë nga sëmundjet. Në fund i drejtohet përsëri bashkëshortes së vet
dhe tregon anën e tij emocionale: "Përshëndetje pëllumbeshë",
shkruan ai, "sikur të kishte një jetë pas jetës, atëherë
unë përsëri do të kisha kërkuar dorën dhe dashurinë tënde.
Edhe do të kisha pritur ty. Pëllumbi jot."
Përkthim i njoftimi
për vdekjen e vet shkruar nga Hubert Martini:
“Rruga ishte
caku
Tung
moi
je suis arrivé, unë mbërrita,
Unë
Hubert Martini
(i
sinqert, i ndershmëm dhe që nuk fal)
lindur më
03.11.1952 në Trir
vdekur më
24.06.2016 në Trir
Me
këtë njoftim çlajmërohem nga jeta.
Unë pata një jetë
të mirë, e cila edhe qe zbehur nga shumë sëmundje. E fundit
mirëpo ishte e pamposhtshme. Unë kam njohur dhe kam dashuruar një
grua mahnitëse. Kemi një djalë të mirë të përbashkët, që na
ka dhuruar dy nipa të mrekullueshëm.
Në të vërteta
kisha ndërmend të kalojë edhe ca kohë me Hiltruden, por kjo nuk
mund të bëhet
më. Megjithatë një jetë e
mirë. Dua të falënderoj ata pak miq të mirë, të cilët në
udhën time herë pas herë më kanë shoqëruar. Tani ata do
t'i dalin krah Hiltrudit
dhe Dirkut.
Falënderime
krejtësisht të posaçme pra Birgitit dhe Hansit, Evës dhe të
gjithë atyre, të cilët këtu nuk përmenden me emër, por që e
dinë, se mendohet pikërisht ata. Fundi i fundit, nuk janë shumë.
Falënderoj edhe
mikun tim turk Mustafa – për
vështrimin në kulturën familjare
të tij, (që
pjesërisht ka ngelur gjithmonë e huaj për botëkuptimin tim)
që nuk ishte gjithmonë e pa dhembje për
mua. Mirëpo ai ishte i sinqertë me mua. Çiltëria dhe sinqeriteti
për mua ishin gjithmonë shumë të rëndësishme. Me ato ndonjëherë
u kam shkaktuar disave dhembje – kjo
ishte mirëpo mirë kështu.
Edhe një fjalë në
fund: unë isha një ateist i bindur dhe kam mbetur i tillë!
Pra
në ceremoninë e
varrimit të shtunën me 2 korrik 2016 në Ruhetfost Losheim-Britten
në orën 11, pa veshje zie, pa kryqe dhe pa
simbole tjera fetare të dukshme apo të fshehura. Për lulet, nëse
është e domosdoshme, atëherë ju lutem vetëm lule zambak të
verdha dhe ngjyrë portokalli pa erë të rëndë.
Dhurim
parash ju lutem vetëm për: Hospitz Trir, shoqatë e regjistruar për
pleq: IBAN: DE 77 5855 0130 0000 2121 00
Pesë
fëmijëve tjerë të prindërve të mi si dhe partnerëve të tyre
me pasardhës, ua ndaloj pjesëmarrjen në këtë ceremoni!
Tërhiqet ftesa për ju!”, përfundon Herbert Martini njoftimin
për vdekjen e vet, i cili është varrosur sot, më 2 korrik 2016 në
Trir.
Sipas
tabloidit Bild, zakonisht njoftime për vdekje janë gjithmonë edhe
emocionale, por është fakt se i shkruajnë ata që përjetojnë
dhembjen, por jo ata që vdesin. Hubert Martini e shkruan vet dhe me
sinqeritetin e tij që kishte pasur në jetë, nuk ngurron edhe në
lamtumirën e tij, të refuzoj pjesëmarrjen e vëllezërve ose
motrave të veta.
Ai vdiq
më 24.06.2016 dhe ishte 64 vjeçar dhe njoftimi tij siç lexuat më
lart nisë me: Unë Herbert Martini çlajmërohem, çregjistrohem nga
jeta...
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen