Enver Hoxhaj tha se kemi rrënjë europiane. Nuk është mendim
që duhet thënë, edhe atë për shumë arsye. E para asnjë
shteti në Europë nuk i intereson çfarë rrënjë kemi, por kush
jemi. Meqenëse jemi aty ku jemi, e besojmë ata që në fakt jemi!
Me rrënjët e popujve merret historia, politika merret me prezencën
e tyre. Po pse e thotë një ministër i Kosovës se jemi europian?
Kush ia sulmoi, kush ia ndalon identitetin europian dje dhe sot?
Kujt ia dërgon atë
mesazh? Kujt i dedikohet? Nga kush cenohet dhe sulmohet identiteti
tij europian? Jashtë nuk e bën askush! Është e mundur se ministri
ndien në rrezik identitetin europian nga brenda? E mundur! E mundur!
Shefi tij ka lejuar rekrutimin e 300 vetave dhe ka zënë vendin e
parë në botë me mercenarë, që duan t'ua mësojnë arabëve fenë
e drejtë!
A mund të ketë edhe
ndonjë arsyeje tjetër? E mundur. E mundur se i drejtohet Erdoganit
i cili Kosovën konsideron vazhdimësi të sulltanatit turk. A është
e mundur se ministri Hoxhaj ka dërguar mesazhe tej Bosforit duke
kundërshtuar tezën e Davutoglusë, se nuk jemi mbetje osmane, por
me origjinë ilire? E mundur edhe kjo! Po nëse është e mundur edhe
kjo, atëherë është dashur t'i drejtohet me at fuqi ekspresive,
dhe me aq ngarkesë emocionale, siç qortoi Edi Ramën.
A ka dhe arsye tjera?
Natyrisht se ka! “Ne kemi rrënjë europiane!” domethënë se
jemi më të mirë se afrikanët, aziatët, amerikanët dhe
australianët! A është kjo racizëm? Po, ai mendim është racizëm
i kulluar se ngrit popujt e një kontinenti mbi të tjerët! A mund
të dëmtojë imazhin e Kosovës një theksim i tillë i panevojshëm?
Po, mund ta bëjë, por duke ditur se nuk ka as fuqi ekonomike, as
ushtarake, as politike, atëherë jashtë merret si reagim hiperaktiv
i periferisë rurale!
A mund të jenë të
struktura edhe arsye tjera në nëndijen e tij, që detyrojnë atë
ta thotë një të vërtetë, që dinë bota? Po, mund të ketë!
Universi shpirtëror i turbulluar mund të ketë një ngarkesë të
madhe që shpërthen jashtë pa ditur njerëzit arsyen. As ai vet!
Unë them, sot është e diel! Këtë din çdo njeri që lexon sot
këtë përsiatje, ose që shikon datën më lartë. A ka vlerë t'u
thuhet njerëzve se sot është e diel, kur dinë të gjithë? Jo,
nuk ka asnjë vlerë! Është vetëm dërdëllitje!
A mund të ketë edhe
ndonjë arsye tjetër? Shumë e mundur! E mundur se deshi t'i bëjë
konkurencë LDK-ës, që po merret me
hunzët, kallashët e Aleksandrit dhe njëri pas tjetrit politikanët
kosovarë, merren me histori, edhe pse janë të kandiduar, të
votuar dhe të zgjedhur të merren me politikë dhe të përmirësojnë
jetën e qytetarëve! Po pse merren me histori? Sepse përpiqen ta
dehin popullin, për t'i shitur iluzione dhe për ta ushqyer me
histori, duke mos pasur asnjë rezultat në ekonomi apo politikë të
jashtme!
Ndoshta ka dhe arsye
tjera. Nuk është me rëndësi. Me rëndësi
është e se ministri na tregoi se jemi me rrënjë europiane, por
nuk na tregoi ku kemi kokën. Historianëve mund të interesojnë
rrënjët tona, por Bashkësisë Europiane i intereson koka jonë dhe
nuk çan rradaken se çfarë rrënjë kemi, si nuk lodhet të kuptojë
rrënjët e njerëzve në SHBA!
Pra, herën tjetër
ministri le të marrë guxim dhe të artikulohet pa ecejake dhe le
t'i tregojë popullit nga kemi drejtuar kokën dhe nga kemi hedhur
vështrimin. Kjo i intereson popullit dhe kjo i intereson Europës!
Europianizmi nuk dëshmohet me prezencë fizike, por me pranimin dhe
zbatimin e vlerave të përbashkëta. Një afrikan që respekton
vlerat europiane, është më europian se një duduk ballkanas, që i
referohet traditës, të kaluarës dhe rrënjëve!
Libra nga Lis Bukuroca:
Shtatë parimet e dashurisë (dashuria në shumë versione, nga lindja deri në vdekje dhe parakushtet e lumturisë)
Ngjyrat e dashurisë (roman me Kanun erotik, vetëm për lexues të moshës madhore)
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë
Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 202
Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen