Halil
Matoshi mendon se kombit kosovar do t'i bashkëngjiten më lehtë
pakicat. Kjo mund të imagjinohej sikur Kosova të ishte Amerikë.
Atje ndihen krenarë me të qenit amerikanë dhe me origjinën e
vet. Pra janë me dy identitete. Europa nuk njeh akoma identitete të
dyfishtë, prandaj ka nocionin 'minoritet'. Sorbët, sllav në
Gjermani, nuk quajnë veten gjerman, por sorb. As hebrenjtë. Në
Bosnje serbet dhe kroatët nuk quajnë veten boshnjak. As grekët në
Shqipëri, nuk konsiderojnë veten shqiptarë, turqit në bullgari,
hungarezët në Serbi, irlandezët dhe skocezët në Angli, baskët
në Francë, as kurdët në Turqi e dhjetëra shembuj të tjerë.
Përjashtim bëjnë shqiptarët në Turqi, që quajnë veten turq dhe
tani zelli obsesiv për të krijuar kombin kosovar.
Edhe
pse ka dhjetëra shembuj si dy Koretë, si dy Gjermanitë e
dikurshme, shumë vende arabe, përsëri ai ngul këmbë në teori që
mund të vlejnë për kontinentin amerikan dhe Australinë, pra për
kombet të krijuara kryesisht nga europianët pas pushtimit të atyre
tokave. Në Europë ndryshimi i emërtimit kombëtar barazohet me
tradhti nacionale ose dezertim nacional.
Në një artikull,
hapur dhe shumë sinqertë, Enver Robelli pat denigruar idenë dhe
Matoshin vet. Ky i fundit e falënderonte dhe bënte apel të marrin
pjesë edhe të tjerët në atë debat të preferuar prej tij. Pasoi
një artikull tjetër i Kimete Berishës, ku e quante Matoshin
'llud'. Nuk mund të kuptohet ajo ngule e tij. Një komb siç mendon
ai, duhet të ketë një gjuhë. Kosovarishtja nuk do të pranohej
nga pakicat. Gjuha është elementi kryesor i kohezionit dhe
identitetit. Etnonimi kosovar ka origjinë sllave. Kombi kosovar me
gegërishten si gjuhë do t'ishte mutacion sllavo-shqiptar. Sllavët
e Kosovës nuk do ta pranonin kurrë as gjuhën, as kombin kosovar.
As romët jo. Më shumë ka pasur me komb jugosllav tek shqiptarët
në epokën e Titos se sa te romët.
Shtetet
nuk krijojnë gjithmonë kombe, e as kombet shtete. Populli nuk është
pronar i shtetit, siç mendon ai, por shtetit i dhuron pushtetin. Se
populli qenka pronar i shtetit, është relikt i komunizmit.
Demokracia nuk njeh popullin si pronar të shteti, por si themelues
dhe bartës të sovranitetit. Shteti nuk mund të ketë pronar mbi
veten! Domethënë Korea e Veriut nuk paska pronar dhe komb! Koreant
e veriut qenkan një mizëri virtuale!
Halil
Matoshi mendon se identitetet janë të shndërrueshëm. Domethënë
se mund të kalohet në një tjetër pa asnjë vështirësi. Mu si
mendojnë edhe radikalët fetare se të gjithë janë të
shndërrueshëm, vetëm duhet detyruara ata, nëse nuk pranojnë,
është mirë të vriten!
Asnjë
populli në Europë nuk mund t'i imponohet ndjesia kombëtare.
Shtetet në Europë nuk kanë krijuar kombe, por kombet kanë krijuar
në shumë vende shtete nacionale. Ato prodhuan tragjedi siç
përmendte Claude
Lévi-Strauss,
por ato kombe janë ndërtues të shteti, jo shteti ndërtues i
kombit. Kombi kosovar nuk do të rriste imazhin e shqiptarëve të
Kosovës, por do t'ishte tregues se turpërohen nga identiteti i
vetë. Dezertimet zakonisht si edhe konvertimet ndodhin, kur individi
apo një grup ka bindje për identitet negativ. Shqiptarët nuk kanë
dëmtuar kombet tjera dhe nuk kanë nevojë të shndërrohen në një
komb, që do ta lidhte serbin më shumë me kosovarin se sa kosovarin
me shqiptarin.
Nuk
do të zgjatem më shumë se këtë ide të dy klasikëve
postmarksist, kam analizuar tek artikulli “Kombi kosovar dhe
deklarata e Tadiçit”, por vetëm të nënvizoj se Perëndimi nuk
çliroi Kosovën për të ndërtuar një komb kosovar, siç
propagandon ai, por për të shpëtuar shqiptarët dhe, në ardhmëri,
pasi të zbresë iluminizmi në Ballkan, në rast dëshire, bashkimin
nuk do ta kundërshtonte askush.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen