"Ju mund të më dënoni, por historia do të më shpall të pafajshëm!" 1953 pas sulmit të organizuar ndaj kazermës Moncada.
"Në një vend të shtypur, madje edhe të vdekurit nuk mund të gjejnë rehati." (Castro 1958)
"Në një vend të shtypur, madje edhe të vdekurit nuk mund të gjejnë rehati." (Castro 1958)
"Unë nuk jam
komunist dhe unë nuk kam qenë kurrë i tillë. Nëse do të isha,
unë do të kisha guximin e nevojshëm për të shpallur atë.
"(Castro në maj 1958)
"Kur të
mbarojë kjo luftë, fillon për mua një luftë shumë më e gjatë
dhe më e madhe kundër tyre (amerikanëve),
të cilën unë do ta udhëheq: shoh se ky është fati im i vërtetë.
(nga një letër
dërguar bashkëpunëtorit të tij më 5 qershor 1958)
"Me revolucion
çdo gjë është e mundur, kundër revolucionit asgjë!"
(Castro në gusht 1961)
"Unë jam një
marksist-leninist dhe unë do të qëndrojë deri në ditën e fundit
të jetës sime." (Castro më 1 dhjetor, 1961)
"Unë kam qenë
gjithmonë adhurues i Krishtit, sepse ai ishte komunist i parë. Ai
ka shumëfishuar bukët dhe peshqit, edhe ne dëshirojmë ta bëjmë
atë!" (Castro 1975)
"Nuk është me
rëndësi kush bie e kush vdes! Revolucioni kuban nuk do të zhduket"
(Castro më 1 shtator 1997)
“Idetë nuk kanë
nevojë për armë, kur mund t'i bindësh masat.”1985
"Idetë për të
cilat kam luftuar tërë jetën, nuk mund të vdesin dhe do të
jetojnë gjatë." (Castro më 1 maj 2003)
"Nuk më plas
si do të vdesë, me armë në dorë, sepse unë jam i sigurt se do
të vdes duke luftuar, në qoftë se ata na sulmojnë." (Castro
më 30 janar 2004)
“Ata thonë se unë
vuaj nga kjo apo ajo sëmundje. Tani paskan shpikur se unë jam i
sëmurë nga Parkinson. Kur një ditë të vdes përnjëmend, askush
nuk do të më besojë.” Fjalim para studentëve për shërbimin
sekret amerikan, viti 2005.
"Fqinjët e
vegjël ( SHBA-
)në veri nuk duhet të brengosen. Unë kam
ndërmend të ushtrojë këtë detyrë deri në ditëlindjen time të
100. "(Castro më 24 korrik 2006)
“Unë vdes gati
çdo ditë. Kjo më pëlqen dhe kështu ndjehem akoma më mirë dhe
me më i shëndetshëm.” 2006, pas përhapjes së lajmeve se kishte
vdekur.
"Unë nuk
largohem prej jush. Unë vetëm dua të luftojnë si një ushtar i
ideve. "(Castro më 19 shkurt 2008 në një artikull për
gazetën e partisë" Granma ", në të cilën ai zyrtarisht
njoftoi tërheqjen)
"Fatkeq! Nuk
mbaj mend se çfarë
domethënë dhimbja e kokës. "(Castro në një artikull të
botuar më 22 tetor 2012, artikull ku ai mohon thashethemet për
vdekjen e tij)
"Ne nuk kemi
nevojë që Perandoria të na dhurojë diçka!" (Castro mars
2016, gjatë vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Kubë,
në gazetën e partisë "Granma")
"Z. Trump, i
cili e konsideron veten një ekspertë të aftë, ka shkualifikuar
veten, si edhe Barack Obama me politikat e tij" (Castro për
kandidatin e atëhershëm republikanëve, Donald Trump), para
debatit të dytë televiziv në fushatën zgjedhore, në gazetën e
partisë "Granma" (Granma, gazeta zyrtare e Komitetit Qendros të Partisë Komuniste të Kubës. Granma ishte emri i anijes, nga e cila Castro, Che Guevara dhe 80 kryengritës zbarkuan në Kubë)
Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen