
(Samuel Beckett, shkrimtar dhe dramaturg irlandez, 1906-1989)
“Nga shumë pushtetet e gënjeshtërt, që në botë janë efektive, teologjia është njëri nga të parët. “ (Mahatma Gandhi, politikan dhe reformator indian, 1869-1948)
“Perëndia është një hipotezë e shpikur nga njeriu në përpjekje për t'u përballur me problemet e ekzistencës. (Sir Julian Huxley, biolog anglez, 1887-1975)
“Dogma nuk është asgjë tjetër, pos një ndalim i rreptë i të menduarit!”
(Ludwig Feuerbach, filozof gjerman, 1804-1872)
“Cili religjion është i vërteti? Për masën secili, për njeriun që mendon i vërtetë është vetëm ai religjion, që ai krijon vet. (A.O. Weber)
“Unë jam ateist me mëshirën e zotit.” (Luis Bunuel, regjisor spanjoll, 1900-1983)
“Paragjykimi shemb frone, padituria altarët.”
(Marie von Ebner-Eschenbach, shkrimtare austriake, 1830-1916)
“Unë nuk di si të ligjëroj filozofinë pa u bërë pengues i religjioneve të sjella këndej.” (B. de Spinoza, filozof holandez , 1662-1677)
“Religjion është të mos besohet në asnjë zot - të besohet ai, domethënë të merret nëpër gojë. (të bëhet blasfemi )“ “(Ludwig Anzengruber, dramaturg austriak, 1839-1889)
“Feja nuk do të rifitojë kurrë pushtetin e saj të vjetër, derisa të mos i shikojë ndryshimet në fytyrë, siç bën edhe shkenca.”
(Alfred North Whiteshead, filozof dhe matematikan angelz-amerikan, 1861-1947)
“Kush lavdëron religjionin e tij, ai nuk ka fe.” (Salomon Baer-Oberdorf)
“Të menduarit është një punë e mundimshme, të besuarit është një rehati.“(Ludwig Marcuse, dt. Philosoph, 1894-1971)
“Bota është plot me njerëz që predikojnë ujin, por që vet pinë verën.”
(Giovanni Guareschi, ital. Schriftsteller, 1908-1968)
„Ateizmi është një shenjë treguese se religjionin po konsiderojmë si çështje serioze.“
(Sir Karl Raimund Popper, filozof angelz, 1902-1994)
“Nëse ekziston zoti, ateizmi do ta përjetonte si ofendim më të vogël se sa religjionin.”
(Edmund & Jules de Goncourt, shkrimtar francez, 1822-1896 / 1830-1870)
“Unë konsideroj religjionin si sëmundje, pra si një burim të mjerimit të pakufishëm për racën njerëzore. (Bertrand Russell, filozof anglez, 1872-1970)
“Teologën janë ata që në Gjermani po ia sjellin fundin Zotit.”
(Heinrich Heine, poet gjerman, 1797-1856)
„Unë mbroj ateizmin si formë të nevojshme dhe të domosdoshme të inteligjencës njerëzore.“ (Max Bense, profesor i filozofisë dhe teorisë shkencore, 1910-1990)
Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca, në fotografi Samuel Beckett
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen