Krenaria
folklorike dhe demontimi i strukturave shtetërore
Hashim
Thaçi është Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë, pra i
armatës, që akoma nuk e ka. Treni nuk ishte çështje lufte dhe
armata nuk qe mobilizuar. Çfarë ndodhi? Kosova duke qenë nën
protektorat, kërkoi ndihmë nga Perëndimi, duhet të jenë
amerikanët. Ata pajtohen me ndalimin se e shohin siç edhe ishte, si
provokim. Thaçi nxiton të jap urdhër i pari.
Nuk
ishte në kompetencën e tij të urdhërojë shefin e policisë, por
të Forcave të Sigurisë së Kosovës, pra të
armatës. Armata mirëpo nuk ishte urdhëruar. Me urdhrin e
tij ai ka rrënuar hierarkinë komanduese, që bën një vend shtet
ligjor, edhe atë, për poenë politikë. Ai ka urdhëruar shefin e
policisë dhe kjo nuk është detyrë e tij. Thaçi ka dhunuar
Kushtetutën dhe ne mburremi!
Me
urdhrin e tij, ai nuk ka tejkaluar vetëm kompetencat dhe është
sjell si despot, por ka shpërfillur Ministrin e Brendshëm dhe
Qeverinë.
U
ekzaltuan shumë veta dhe konstatuan: “Kosova dëshmoi se është
shtet!”
Në
çfarë gjendje të mjerë jemi! Çfarë naiviteti! Çfarë krenarie
rurale dhe vulgare!
Pikërisht
kjo krenari është arsyeja pse ne nuk ndërtojmë shtet. Nuk bëhet
një vend shtet pse ndalon një tren klandestinë. Shteti është një
ngrehinë shumë më komplekse. Thaçi me ndërhyrjen e tij në një
çështje që nuk i takonte, shembi zinxhirin komandues.
Këtu
ishin në pyetje dhe përplasje dy krenari. E para ajo serbe ndoshta
e trimëruar nga rusët, dhe e dyta, ajo shqiptare në defensivë
tash e disa vite, sipas vendimeve të Komandantit Suprem të Forcave
të Sigurisë!
Thaçi
paska kthyer një tren, kjo mund të fryjë vetëm krenarinë parake,
sepse ky njeri ka nënshkruar autonomi për serbet, dmth. katundet
serbe janë shndërruar në komuna. Ky kryetar nuk ka dhënë urdhër
të ndalohet ndarja e Mitrovicës me mur dhe ne qenkemi shtet dhe
dëshmuakemi se jemi i tillë, nëse pas urdhrit të amerikanëve,
kthejmë një tren prapa!
Para
një treni, u krijua një kaos në urdhërdhënien dhe struktura të
komandimit, çfarë ndodh me këta politikanë në një rast më
serioz? Nuk mund të krenohet njeriu pse u kthye treni, por të
shpërfill një rrënim serioz të strukturave shtetërore.
Me
urdhërin Hashim Thaçi
nuk shpërfilli vetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme, por
dëshmoi me prova se Qeveria e Kosovës është vetëm lodër në
mëshirën e tij. Natyrisht Isa Mustafa nuk do të marrë guximin të
kundërshtojë, por dështimi, anashkalimi dhe imazhi i marionetës,
i shihet në ballë.
Pra,
me kthimin e trenit, nuk u dëshmua shtetësia, por u dëshmuar hapur
dhe qartë mungesa e shtetit ligjor, rrjedhimisht, mosrespektimi i
tij nga kryetari.
Kosova
nuk dëshmoi se është shtet, por dëshmoi se është shtet privat i
Hashim Thaçit. Hashimi është shteti! Dhe me këtë duhet të
mburremi në një rend demokratik? Nuk po e heqim qafe krenarin
kolektive fisnore, komuniste.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen