Shumë herë kam lexuar atë fjali nëpër
intervista apo kam dëgjuar në televizion dhe kurrë nuk kam kuptuar
ato gra të emancipuara.
Shumë herë kam bërë vetes pyetje dhe jam përpjekur ta kuptoj. Ndoshta as sot nuk kam zbërthyer shtysën e atij artikulimi, por po i nxjerrë në shesh ato kristalizime, si supozime, në rropatje e sipër për të kuptuar prapavijën. Këto janë dilemat që më përfaqen kur më përplaset ai mendim:
Shumë herë kam bërë vetes pyetje dhe jam përpjekur ta kuptoj. Ndoshta as sot nuk kam zbërthyer shtysën e atij artikulimi, por po i nxjerrë në shesh ato kristalizime, si supozime, në rropatje e sipër për të kuptuar prapavijën. Këto janë dilemat që më përfaqen kur më përplaset ai mendim:
- Ku ekzistojnë objektet
seksuale dhe cila është lënda ndërtimore?
- Kush do të martohej me një grua, e cila nuk është edhe subjekt seksual?(Fundi i fundit, ta quajmë edhe objekt seksual si u pëlqen grave të emancipuara!)
- Kush do të martohej me një grua, e cila nuk është edhe subjekt seksual?(Fundi i fundit, ta quajmë edhe objekt seksual si u pëlqen grave të emancipuara!)
- Cila grua do të
martohej me një burrë aseksual? (Përsëri
sipas logjikës së tyre: A do të pranonin një të dashur, të
cilin nuk e perceptojnë edhe si objekt seksual?)
- A mund të martohen dy veta, që nuk konsiderojnë njëri tjetrën edhe subjekt seksual?-
- A mund të martohen dy veta, që nuk konsiderojnë njëri tjetrën edhe subjekt seksual?-
Njeriu nuk mund të jetë objekt, por vetëm subjekt
seksual, pra i lumturisë, i mbijetesës
njerëzore! Nëse unë kam të drejtë, kur konstatoj se
mospërjetimi i partneres/it si subjekt seksual, mund të jetë
ankthi i një bashkëjetese, atëherë çfarë duan të thonë gratë
me atë mendim? Nuk di saktësisht, por mund të nxirren jashtë disa
arsye nga meta-gjuha e tyre:
Kur them “unë nuk jam objekt seksual” mendoj:
Kur them “unë nuk jam objekt seksual” mendoj:
-
Kam një
shtrëngatë hormonesh, që as vet nuk i kuptoj!-
Zgjidh
çastin! Unë jam njeri. Kam aq shumë telashe sa nuk kam kohë të
mendoj për atë veprimtari!
- Mos prit se unë vishem si të pëlqen ty! (Kjo domethënë se ajo grua, nuk ka ndërmend ta përndezë burrin apo t'i dërgojë atij mesazhe "të pamoralshme!")- Mua seksi nuk më intereson!- Dashurisë i ka dalë afati dhe mund të jetojmë edhe pa seks!
Këto mendime janë vetëm supozime. Të vërtetën duhet ta dinë vetëm ato gra të emancipuara, që janë të bindura se me këtë mendim refuzues, ruajnë individualitetin dhe integritetin.
Ajo fjali zakonisht dëgjohet nga feministet, që shpesh vishen si burra! A është e mundur se janë të bindura se me qëndrime burrërore, ruajnë pavarësinë intelektuale dhe dinjitetin?! Nuk e di! A është e mundur se janë aseksuale? Nuk dihet! A duhet të duken si burra për ta dëshmuar subjektivitetin në jetë? Nuk mund të thuhet, shumë prej tyre, janë të martuara! Po atëherë, a është e mundur se kanë burra me tendencë biseksuale, ose askesual? Ndoshta! E mundur!
Por, është në natyrën e burrit (me përjashtime) të adhurojë bukurinë e gruas. Është në natyrën e gruas (me përjashtime) dhe program gjenetik evolucionar sipas dijetarëve, të zgjedhë gjenet për pasardhësit. Dhe, aty ku kanë lirinë, e bëjnë.
A është e mundur se feminizmi duke dashur t'i ikë prepotencës mashkullore, po krijon një prepotencë femërore dhe në vend se të shfaqet si grua, vazhdimisht kopjojnë burrat fanatikë? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë dëmi në identitet është aq i dëmshëm, sa edhe kur edukohej sipas dëshirës së burrit dhe ishte skllave e tij.
Natyrisht
se çdo grua ka të drejtë ta jetojë jetën siç i pëlqen, por atë
të drejtë kanë edhe
burrat. Kur gruaja përjeton veten si “objekt seksual”, atëherë
ose nuk duhet të martohet, ose duhet të shkurorëzohet, por nuk
ishte qëllimi i Simone de Bauvoire të shndërrojë gratë e
sotshme në burra të djeshëm: jo kopje e tyre. Pra, me emancipimin
e gruas, nuk synohej shndërrimi i tyre në burra kërcënues, të
zymtë dhe rreckamanë, por për të pasur lirinë për dashuruar
edhe dashurinë dhe seksin!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen