“Në mesin e shumë pushteteve të rrenave që janë efektive në botë, teologjia është një nga të parat.” (Mahatma Gandi, reformator dhe politikan idian, 1869-1948)
“Feja është një patericë për kushtetuta të këqija.”(Schopenhauer, filozof gjerman, 1788-1860)
“Perëndia është një hipotezë e shpifur e njeriut duke u përpjekur për t’u përballur me problemet e ekzistencës.”
(Sir Julian Huxley, biolog anglez, 1887-1975)
“Dogma nuk është asgjë tjetër, pos një ndalim eksplicit i të menduarit.”
(Ludwig Feuerbach, filozof gjerman, 1804-1872)
“Cili religjion është i vërtetë? Për masën secili, për njeriun që di të mendojë vetëm ai që ai krijon vet.” (A.O. Weber)
“Unë jam ateist me mëshirën e zotit.” (Luis Bunuel, 1900-1983)
“Religjion është të mos besosh asnjë perëndi - ta besosh është blasfemi.” (Ludwig Anzengruber, dramaturg austriak, 1839-1889)
“Paragjykimi mbështet frone, injoranca altarët.” (Marie von Ebner-Eschenbach, shkrimtare austriake 1830-1916)
“Perëndia ka vdekur!”(F. Nietzsche, filozof gjerman, 1844-1900)
“Religjioni mund ta fitojë pushtetin e vet të vjetër, kur të mund t’ i shikojë ndryshimet në fytyrë, si shkenca!”(Alfred North Whitehead, filozof dhe matematikan anglez, 1861-1947)
“Feja duke ngritur aq shumë avull, mund të avullohet vet.”(Ch. D. Grabbe, dramatur gjerman, 1801-1836)
“Vërtet besoni se zoti është katolik?” (Georg Christoph Lichtenberg, shkrimtar dhe fizikan gjerman, 1742-1799)
“Nëse ekziston një perëndi ateizmin duhet ta përjetojë si një ofendim më të vogël sesa religjionin.” (Edmund & Jules de Goncourt, shkrimtar francez 1822-1896 / 1830-1870)
“Unë konsideroj religjionin si një sëmundje, si një burim i mjerimeve të panumërta për racën njerëzore.” (Bertrand Russell, filozof, 1872-1970)
Libra nga Lis Bukuroca:
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.