28.03.2017

Homo Deus

“Homo Deus – një histori e shkurtër e së nesermes”  nga historiani i historisë universale, Yuval Noah Harari, ku shkruan për Mbinjeriun e ri dhe fundin e Homo Sapiensit.

Super krijesa
Kompjuteri do të zëvendësojë njeriun. Qysh sot kompjuteri fiton kundër njeriut në shah. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe agjenti i sigurimeve do të zëvendësohet prej tij, shoferi i kamionëve, shitësit, gazetarët, shefat e kuzhinës dhe punëtorët e ndërtimtarisë. Madje edhe menaxherët dhe juristët do të zëvendësohen me algoritme, si dhe puna në fushën e kompjuterit. Kush mund të programoj më mirë se sa një kompjuter super inteligjent?

Njëkohësisht do t'i bie në qafë edhe demokracinë: Harari pyet: pse na duhen zgjedhjet, kur facebook ashtu ashtu, din se si do të votojmë ne? Zotra dhe super qenie të privilegjuara do të jenë poseduesit e kompjuterëve inteligjent. Të pasurit me paratë e tyre do të posedojnë edhe aparate 'hightech' të medicinës. E pjesa tjetër e njerëzimit? Ai do të rehatohet para pajisjeve me lojëra kompjuterike dhe do të qetësohen nga Mbinjeriu me medikamente!

Përparimi
Njeriu është bërë i njëjtë si zoti. Në librin “Homo Deus” shkruan Yuval Noah Harari, se njeriu me ndihmën e shkencës dhe teknologjisë, do të drejtojë vet fatin e tij. Historiani i historisë universale pohon se humanizmi do të jetë religjion i ri.
"O zot, na sill shi dhe fisit tonë pasardhës dhe na mbroj deri në pleqërinë e thellë.” Kjo është lutje e djeshme shpjegon historiani i historisë universale në librin e tij të ri “Homo Deus.” Sot zoti jeton në mesin tonë., thotë ai.
Kush kujdeset sot për ujitjen e fushave? Kush mundëson mbetjen e grave shtatzënë, që nuk mund të lindin fëmijë? Kush rrit jetëgjatësinë njeriut? Sot pa probleme mund të jetohet 90 vjet? Harari mendon se njeriu si zot, nuk është edhe i keq. Tragjike është se në disa regjione vdekshmëria e fëmijëve është për turp shumë e madhe dhe çdo luftë, hedh në mjerim shumë njerëz.

Tani çfarë të bëjmë ne me fuqinë tonë hyjnore? Harari përjashton zotin në zhvillimet e ardhmërisë: Ne do ta interpretojmë jetën si një rrjedhë të të dhënave. Hibridet, njeri-pajisje teknologjike dhe kompjuterë inteligjente, do të demonstrojnë se inteligjenca nuk duhet të lidhet me një vetëdije individuale - dhe kur inteligjenca artificiale është superiore ndaj njeriut, Adami dhe Eva e lashtë, vetëm mund të shpresojmë se kjo inteligjencë, do t’i trajtojë ata në mënyrë më miqësore, se sa kanë bërë ata me kafshët.

Megjithatë, sipas tij, kemi rritje të vazhdueshme të sigurisë së jetës dhe cilësisë së saj. Konfliktet e dhunshme dhe sëmundjet do të jenë në rënie të vazhdueshme. Duke i dhënë vet kuptimin jetës, Homo Sapiensi krijon një religjion të ri dhe ai do të jetë: Humanizmi. Aty ku dikur Perëndia ofronte një rregullore morale, ato do t'i ofrojë njeriu. ( Në fakt këto i kemi qysh tani, sepse kushtetutat perëndimore përjashtojnë çdo normë fetare nga Kodi Penal) LB.

Harari ka njohuri të mëdha nga historia, arti, medicina, makroekonomia, teknologjisë e luftës, sociologjia dhe parapsikologjia. Njohuritë e tij të thella injekton në argumentet e veta.  
Në vitin 2014 ka shkruar librin me titull ” Një histori e shkurtër e njerëzimit”, që ishte bestseller botëror. Harari është profesor në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
Libri, “Një histori e shkurtër e njerëzimit”, u përkthye në 38 gjuhë. Aty ai tregon se si arrit njeriu para 100.000 viteve të braktisë shpellat dhe pushtoj botën. Atëherë ai ishte vetëm një kafshë e parëndësishme. Paraardhësit tanë ndanin planetin me së paku pese krijesa tjera humanoide dhe roli që ai luante në tokë, nuk ishte më i madh se sa i gorillës, pilivesës ose i kandilit të detit.
Përgatiti Lis Bukuroca

Mbi “Homo Deus” kanë shkruar revistat dhe gazetat kryesore gjermane. Tekstin që lexuar është marrë nga “Deutschlandfunk Wissen”, revista “Spiegel“ dhe e përjavshmja „Jüdische Allgemeine.”

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. 



Keine Kommentare: