një herë thanë
zoti flet një dialekt të hebraishtes
pastaj thanë, jo,
zoti sapo mësoi latinishten
dhe kur e mësoi
mirë, nisën kryqëzatat
pastaj Girodano
Bruno, Galilei, shtrigat etj.
një ditë zotit iu
tek ta përvetësojë edhe një gjuhë:
pas disa shekujve
studime, mësoi mirë arabishten
dhe rinisi lufta fetare dhe
kokat
pastaj serbet dhe
grekët ia mësuan zotit edhe dy gjuhë:
ai flet vetëm
greqisht, thanë të parët
ai flet vetëm
serbisht, thanë të dytët
dhe stërvitën zotin
si bekohet plumbi dhe tanku
edhe pse ia mësuan
disa gjuhë me zor
ai nuk tha asnjë
fjalë me vullnet të lirë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen