05.04.2017

Profesor Ruzhdi Ushaku, nderi i kombit


I nderuari Presidenti i Republikës së Shqipërisë, 

i nderuari President i shqiptarëve, gjithandej ku janë! Sot, po njoftohemi me një lajm të mirë dhe të bukur nga vendet tona. U falënderohem për këtë kumt ogurbardhë!

Në fakt, veprimi fisnik shkencor-politik që paskëshit bërë Ju, jep të kuptohet se nuk i ka kapur përgjumja kronike vendet tona, se paskësh mbetur dikush që donë dhe din të mendojë se si duhet nderuar dija e, sidomos, personalitetet e mirëfillta, që dinë të përhapin shkencën, duke përmbushur në mënyrë të gjithanshme kriteret që parashtron ky lëmë.

U lumtë Zoti President, për faktin se paskëshit nuhatur momentin se është momenti i fundit të bëhet diç për njerëzit e personalitetet e vyera; kështu veprohet ndër kombet e mëdha, atje ku është mbërri një e sotme e ndritur, apo jo?

Unë jam vetëm njëri ndër qindra e qindra ish-nxënës e ish-studentë të Dr. Profesor Ruzhdi Ushaku-t dhe mund t'u them se ka qenë privilegj i të gjithë atyre që kanë pasur rastin që të shijojnë ekspozimin dhe transmetimin e një dije aq fluide dhe krejtësisht shkencore, produkt i një pune të një njeriu me energji të jashtëzakonshme krijuese dhe hulumtuese.

I njëjti nivel i lartë shfaqej edhe në rrafshin etik e njerëzor të i yni Profesor: gjithmonë, tepër fisnik, tepër i shkathtë në elaborim shkencor, tepër i ndieshmëm në çdo nuancë, përditshmërisht i informuar me të arriturat shkencore gjithandej nëpër botë, dhe krejtësisht në fund një KALORËS ILLOJIT TË VET!!!


Lusim Perëndinë që ta kemi edhe gjatë e gjatë kohë Profesorin Ruzhdi, kënaqësinë dhe modestinë e të cilit, s'mund ta mbërrijë kush! Nderi u ra hise edhe Juve, Zoti President i Republikës së Shqipërisë, Zotni Bujar Nishani.

Keine Kommentare: