
“Jeta është shumë e shkurtër për ta humbur duke realizuar ëndrrat e tjerëve.”
(Oscar Wilde)
“Vetëm dy ditët janë më të rëndësishme në jetën tënde: dita kur je lindur dhe
dita në të cilën kupton pse.” (Mark Twain)
“Të jetuarit është gjë shumë e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë
vetëm. Kjo është e tëra!” (Oscar Wilde)
“Me rëndësi është t’i shtoni viteve më shumë jetë, jo jetës më shumë vite!”
(Anonime)
(Anonime)
“Jeta është një pëlhurë pikture. Derdh mbi të ngjyra sa më shumë që është e
mundur!” (Danny Kaye)
“Ata gjithmonë do të kritikojnë ty, do të flasin keq për ty dhe do të jetë e
vështirë të takosh një njeri të cilit i pëlqen ashtu si je! Prandaj, jeto! Bëje atë që të thotë zemra jote! Jeta është si një operë teatri, por pa ushtrime
paraprake: këndo, vallëzo, qeshu dhe jeto intensivisht çdo ditë të jetës tënde,
para se opera të përfundojë pa asnjë duartrokitje.” (Charlie Chaplin)
“Jepi çdo dite mundësinë për t’u bërë dita më e bukura e jetës tënde!” (Mark
Twain)“Jeta është si jehona: nëse nuk të
pëlqen ajo që të kthehet, ndrysho mesazhin, që dërgon!” (James Joyce)
“Jeta është e shkurtër. Falju gabimet të tjerëve me shpejtësi, puth ngadalë,
dashuro përnjëmend, qeshu gjithmonë me shpirt dhe mos u pendo kurrë për diçka
që të bëri të qeshesh apo të qashë. (Sergio Bambarén)
“Kjo është jeta.
Asgjë nuk është e lehtë.
Asgjë nuk është e pamundur!” (Anonime)
Asgjë nuk është e pamundur!” (Anonime)
“Jeta është një mister për t’u
jetuar, jo një problem për t’u zgjidhur.” (Osho)
“Nuk është me rëndësi për mua të
bëhem njeriu më i pasur në varreza! Ajo që ka rëndësi përnjëmend është, të jesh
në gjendje të thuash çdo natë, se ke bërë diçka të mrekullueshme.” (Steve Jobs)
“Nuk mund të zgjidhet mënyra si të vdiset. As dita, jo! Mund të merret vetëm vendimi
si të jetohet. Tani!” (John Baez)
“Mos qaj pse përfundoi. Buzëqeshu pse qe e mundur!” (Dr. Seuss)
“Ëndrro se do të jetosh përgjithmonë. Jeto thua se duhet të vdesësh sot!”
(James Dean)
“Kur shkova në shkollë, më pyetën se
çfarë do të dëshiroja të bëhem, kur të rritem. Unë u thash “i lumtur!" Ata
më thanë se nuk kisha kuptuar pyetjen. Unë u thashë atyre se ata nuk kishin
kuptuar jetën. (John Lennon)
“Mos harro, njeriu nuk jeton jetë tjetër, pos asaj që po jeton në këtë çast, e
as nuk do të humbë një tjetër jetë, pos
kësaj që po humb në këtë çast.”(Mark Aureli)
"Çfarë po kërkon?"
"Unë jam duke kërkuar një çast, që vlen një jetë." (Casanova)
"Unë jam duke kërkuar një çast, që vlen një jetë." (Casanova)
“Po, ata kanë dy jetë! E dyta fillon ditën, kur të kuptojnë se ekziston vetëm një jetë!”
(Konfuci)
“Jeta mund të kuptohet vetëm nga e kaluara, por duhet jetuar vetëm nga
ardhmëria.”
(Soren Kierkegaard)
(Soren Kierkegaard)
“Atë që don, jepi krahë për të fluturuar, rrënjët për t'u kthyer dhe arsyet për
të qëndruar! (për të mos ikur) .”(Dalai Lama)
“Pas njëzet viteve nuk do të zhgënjeheni me gjërat që keni bërë, por për ato që
nuk i keni bërë. Pra hiqni spirancën, braktisni portet e sigurta dhe kapni erën
në velat tuaj! Hulumtoni! Endërroni! Zbuloni! (Mark Twain)
“Ju jetoni vetëm një herë. Por nëse e bëni mirë, një herë është e mjaftueshme!”
(Mae West)
(Mae West)
“Ne nuk kemi zgjedhur jetën
megjithatë, ne duhet të mësojmë për të jetuar
si mësohet një zanat
sepse ekzistenca është një fakt, të jetuarit është një art! (Enzo Bianchi)
si mësohet një zanat
sepse ekzistenca është një fakt, të jetuarit është një art! (Enzo Bianchi)
“Pse krahasoni veten me dikë tjetër?
Nëse nuk krahasohesh me një tjetër
Do të jeni realish ai që jeni!” (Jiddu Krishnamurti“
Do të jeni realish ai që jeni!” (Jiddu Krishnamurti“
“Jeta është si
një pasqyrë: të buzëqeshet, nëse i buzëqeshesh asaj!” (Jim Morrison)
“Nëse nuk të
pëlqen diçka në jetën tënde, ndryshoje atë. Nëse nuk mund ta ndryshosh, ndrysho
qëndrimin tënd. Mos u anko!” (Maya Angelou)
”Vallëzo thua se askush nuk është
duke të vështruar,
Dashuro thua se kurrë, askush në jetë nuk të ka lënduar,
Këndo, thua se askush nuk është duke të dëgjuar,
Jeto thua se parajsa është në Tokë!” (William W. Purkey)
Këndo, thua se askush nuk është duke të dëgjuar,
Jeto thua se parajsa është në Tokë!” (William W. Purkey)
“Ndryshimi nuk është kurrë i dhimbshëm. Dhimbje shkatkon
vetë rezistenca që i bëhet ndryshimit.” Buda
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen