“Duke qenë ajo që jemi dhe duke u bërë ajo që ne jemi të aftë për t'u bërë, është fundi i vetëm i jetës.” (Robert Louis Stevenson)
“Na duhen tri jetë: një për të bërë gabime, një për të korrigjuar gabimet, një për të rishijuar gjithçka.”(Alberto Jess)
“Nëse nuk ngjitesh, nuk mund të biesh. Por, të jetosh tërë jetën tënde përtokë, nuk do të të dhurojë asnjë kënaqësi. (I panjohur)
“Çdo ditë e jetës është unike, por ne kemi nevojë të ndodhë diçka për ta kujtuar. Nuk ka rëndësi a kemi rezultate a jo, se a lëmë përshtypje a jo, thelbësore për shumicën prej nesh, është diçka që nuk është shihet, por që është ndier në zemër.”(Aruki Murakami)
“Nëse jeni me aq fat, sa të gjeni llojin e jetës që ju pëlqen, duhet të gjeni edhe guximin për ta jetuar atë.”(John Irving)
“Frika nga jeta është sëmundja kryesore e shekullit të njëzetë.” (William Lyon Phelps)
“Jeta është e shkurtër. Thyej rregullat! Fal gabimet shpejt! Puth ngadalë! Duaj përnjëmend! Qeshu i pakontrolluar dhe mos u pendo për asgjë që të bëri të buzëqeshësh!” (Robert Doisneau)
“Ka vetëm një lloj suksesi: ta jetoni jetën ashtu si dëshironi ju.” (Henry David Thoreau)
“Do jetën? Atëherë mos e humb kohën, sepse është substanca nga e cila është krijuar jeta.” (Benjamin Franklin)
“Kush ka një PSE për të jetuar, mund të përballojë pothuajse çdo SI.” (Friedrich Nietzsche)
“Çdo qenie njerëzore, gjatë jetës së tij/saj, mund të përvetësojë dy qëndrime: të ndërtojë ose të mbjellë. Prodhuesit mund të kalojnë vite të zënë me detyrën e tyre, por herët a vonë, ata përfundojnë me atë që po bënin. Pastaj ata ndalen dhe mbeten aty, të mbyllur në muret e tyre. Kur ndërtimi përfundon, jeta humb kuptimin.
Ata që kultivojnë bimë me stuhi dhe stina, rrallë pushojnë, por, ndryshe nga një ndërtesë, kopshti nuk pushon së rrituri. Ai kërkon vëmendjen e kopshtarit, por, në të njëjtën kohë, lejon që ai të jetojë si në një aventurë të madhe.” (Paulo Coelho)
“Ka dy mënyra për të jetuar jetën. Njëra është të mendosh, se asgjë nuk është mrekulli. Tjetra është, të mendosh se gjithçka është një mrekulli.” (Albert Einstein)
“Kryevepra e vetme është të jetosh.”(Gilbert Cesbron)
“Jeta është bërë nga çaste shumë të rralla me intensitet të madh dhe intervale të panumërta. Megjithatë, shumica e njerëzve, pa përjetuar çaste magjike, përfundojnë duke jetuar vetëm me intervale.” (Friedrich Nietzsche)
“Ju duhet të jetoni ashtu siç mendoni, përndryshe do të përfundoni duke menduar për mënyrën se si keni jetuar.”(Paul Bourget)
“Të vdesësh nuk është asgjë: të mos jetosh është e tmerrshme.”(Victor Hugo)
Nga italishtja, Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen