Qosja kërkoi nga Haradinaj të largojë fetarët nga shteti, sepse sipas tij, shteti qenka laik. Në demokraci nuk mund të largohen nga shteti, ata që janë votuar, edhe kur janë fetarë! Kërkesa bie në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut!
Demokracia garanton lirinë e besimit dhe kritikës ndaj tij. Kjo e fundit në Perëndim quhet iluminizëm.
Ti mburreshe me deklaratën e Erdoganit “Kosova është Turqi.” Ai po rrënon shtetin e vet laik. TIKA është institucion i shtetit, që vepron në Kosovë, ku Erdogani fiton më shumë se 30 milion në vjet për të përforcuar pushtetin fetar.
Ai atë që bën në Turqi, nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë edhe në Kosovë, ku Ti mburresh me deklaratat e tija hegjemoniste. Erdogani nuk është shfaqur për të ngritur identitetin shqiptar, por për të rikrijuar atë osman, pra, për të asimiluar arnautët, si në Turqi! Madje, na konsideron mbetje, krunde osmane!
Njeriu ka dy mundësi: Ose lufton pasojat, ose shkaktarin. Ti adhuron shkaktarin, por kundërshton pasojat! Pasojat Tua! E çka është e mirë? Lexo imperativin kategorik të Kantit! Sokratin adhuronte të bukurën, të mirën dhe të vërtetën. Ti ke frikë nga e vërteta, prandaj sulmon pasojën.
2.
Qosja: “PDK dhe LDK i lan prushin në duar Haradinajt.”
Ky mendim i Rexhep Qosjes, shpall Haradinajn të moshës së mitur dhe të mashtruar, duke i hequr aftësinë për të marrë vendime vet. Ai e shpall viktimë dhe me të meta mendore, që u mashtrua nga tutori, pra nga kujdestari i vet!
Ai ka ditur se me listën serbe nuk krijohet ushtria. Haradinaj ka ditur se Perëndimi nuk përkrah ndryshimin e vijës kufitare. Haradinaj din se me mosfuqizimin e asaj marrëveshje, nuk anulohet vizat. Haradinaj ka ditur se autonomia serbe është obligim dhe tani më e firmosur. Haradinaj ka ditur dhe din se pa atë autonomi firmosur nga Thaçi vizat nuk hiqen. Prandaj, Haradinaj nuk e ka mashtruar askush. Nuk e ka detyruar askush. LDK nuk i la prushin në dorë, por më herët Thaçi duke njohur lakminë e sëmurë për pushtet të Mustafës, ia dorëzoi dhe ia hoqi atij nga duart.
Sikur ta doje të vërtetën si Sokrati, në këtë rast, do të akuzoje vetëm PDK - në, më drejt, vetëm Thaçin, sepse ai rrëzoi nga pushteti LDK-në. Këtë nuk mund ta bësh, sepse urrejtja ndaj asaj partie është kronike, patologjike! Urrejtja pezullon aftësinë për të adhuruar të vërtetën!
Thaçi kërkoi një vegël tjetër dhe e gjeti me lakmi më të madhe se të Mustafës për pushtet (ky së paku kishte deputet në Kuvend). Më të madhe sepse Haradinaj në një demokraci normale nuk mund kurrë të bëhej kryeministër. Ai nuk ka deputetë. Ai është kryeministër nga mëshira, nga solidariteti dhe pritshmëria e Thaçit për ta përdorur dhe hedhur njerëzit si lecka. Ishte edhe angazhimi jot për të sjellë në pushtet njerëzit me trimëri, por jo me dije.
Sulmo shkaktarin, jo pasojat!
Haradinaj nuk është mashtruar nga askush. Haradinaj nuk është fëmijë. Ai ka pasur mundësi të refuzojë, por Haradinaj e ka tradhtuar makutëria e tepruar. Ai edhe vet din se me këtë shumicë nuk mund të ketë sukses, por me rëndësi për të është posti dhe përpjekja, për të thënë nesër, unë kisha dëshirë, por ato nuk mbështeteshin nga koalicioni. Në demokraci nuk mjafton dëshira! Në diktaturë, po. Në demokraci duhet shumicë solide!
3.
Domethënë VV ka anëtarë të përshtatshëm, që mund të kandidohen edhe për Kalifatin. Një parti me përfaqësues të ideve fashiste, është tragjike për ardhmërinë e vendit! Me ideologji të tillë rehabilitohet Serbia! Nuk po na lënë ta duam VV-në! Sa mendon njeriu ta përkrah atë parti si alternativë të fundit, si ultima ratio, shfaqet ndonjë me ide të Hamasit apo Kalifatit dhe ti pyet veten, e tani?!
Si ta duam një parti, në të cilën ka njerëz, që me qëndrimet e tyre, ndihmojnë Serbinë? Kushdo që dëshiron shkatërrimin e një kombi, ka bindje fashiste, ose rrëshqitje në salafizëm! Njerëz që dëshirojnë zhdukjen e popujve, nuk janë për parti, por për psikiatri!
4.
Zoti krijoi njeriun dhe i tha:
"Të ndalohet frutat e kësaj peme!"
"Pse?"
"Sepse mund të bësh dallimin në mes të mirës dhe të ligës!"
"Sepse mund të bësh dallimin në mes të mirës dhe të ligës!"
"E nëse e ha?"
"Dënohesh me vdekje! Urdhri im është ky: Rri majmun! Rri cullak!"
Pasi u largua, njeriu majmun e hëngri, pastaj pa veten se ishte cullaku dhe u mbulua para me gjethe. Në atë çast u bë homo sapiens dhe u skuq! I vinte turp të rrinte në parajsë cipridan cullak!
Zoti i pezmatuar bërtiti: "E din se çfarë të pret në botën tjetër, kur të zë pisk?!”
“Jo!”
“Jo!”
“Njëherë t'i bëjë mollaqet mavi, pastaj të pjek në skarë! Sot e tutje ti dënohesh me vdekje!"
Homo sapiensi për t’i ikur vdekjes së plotë dhe zhdukjes, bëri dashuri dhe siguroi mbijetesën. Sipas legjendës, zoti u largua dhe qysh atëherë, pret me një skarë, ku pjek mëkatarët, që nuk kanë trup!
Kushëriri jonë shimpanza, iu bind urdhrit, mbeti majmun, akoma kërcen prej dege në degë dhe arsyeja pse edhe ai u dënua me vdekje, akoma nuk është ndriçuar nga monoteizmi!
5.
Zoti shkroi libra me qindra faqe dhe u tha analfabetëve: “Mësojeni, por ju ndalohet mësimi i alfabetit! Pra ju ndalohet shkolla. Nëse nuk mësoni rregullat morale të mia, ju pjek të gjithëve!” Madje shumë popujve ua dërgoi edhe në gjuhë të huaj dhe u tha: “Lexojeni, mësojeni!”
Nëse jeni të interesuar të lexoni romanin tim, ose librin me poezi, klikoni në lidhjet nën fotografi:
Nëse jeni të interesuar të lexoni romanin tim, ose librin me poezi, klikoni në lidhjet nën fotografi:
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen