Ramush Haradinaj ka dy mundësi: Të bëjë gati të kundërtën e asaj që ka bërë
Thaçi, domethënë të ndryshojë politikën kosovare si nga drejtimi, ashtu edhe e
nga orientimi dhe të luftojë atë që nuk ka luftuar ai.
Mundësia e dytë është të vazhdojë politikën e Thaçit dhe të humben edhe
katër vite tjera.
Nëse ndodh kjo, pas katër viteve, nëse nuk e rrëzojnë pas përdorimit si
Mustafën, pritshmëria më reale është, të fitojë Vetëvendosja më shumë se 60 % dhe në rast të tillë, Kosovës i duhet një
revolucion politik dhe administrativ. Një veprimtari e tillë, nuk mund të
pritet nga Haradinaj duke ditur se nuk ka parlamentarët e vet si shumicë në
Kuvend. Rrëzimi tij është tepër i lehtë, nevojitet pak deputet kundër tij, ose
revolta e listës serbe. Fakt do të jetë, se ai nuk do të ketë guxim, të veprojë
kundër interesave të atyre që mbështesin atë si Kryeministër.
Nëse ndodh ashtu, vazhdimi i politikës së njohur, si edhe mund të pritet,
sepse matematika parlamentare nuk lejon mundësi tjetër, atëherë, pas fitores
madhështore, Vetëvendosja duhet të shfuqizojë kontratat e ndërmarrjeve publike
të shitura në mënyrë gjysmë ilegale, por edhe të aprovojë një ligj, i cili
obligon të pasurit të bëjnë publik burimin e pasurisë. Nëse nuk janë në gjendje
ta përligjin, shteti duhet të sekuestrojë ato, por edhe të burgosen kriminelët.
Kosova ka nevojë për shpëlarje dhe dezinfektim duke u nisur nga koka! Me këto
premtime VV mund të fitojë zgjedhjet. Kosova është përtokë. E rraskapitur, e plaçkitur
dhe e pa orientim të qartë.
Shteti duhet të tregojë se nuk aprovon ligje sa për sy e faqe, por për të
imponuar drejtësinë dhe paqen në shoqëri!
Haradinaj ka radhën të tregojë në shërbim të kujt është: Të Thaçit apo të
Kosovës. Alternativa e tretë nuk ekziston! Pozita e tij është tepër e vështirë.
Nëse vepron kundër vendimeve të deritanishme të Thaçit, mund të rrëzohet pas
disa muajve. Nëse vepron në harmoni me interesat e tij, ekziston mundësia të
rrëzohet nga populli, më qartë, nga Vetëvendosja dhe LDK.
I lumtur mund të cilësohet ai njeri, që nuk gjendet në lëkurën e
Haradinajt. Ai mrekulli nuk mund të bëjë, por duhet të dëshmojë me pasion dhe
sypatrembur, se ka timonin në dorë. Ndoshta humb kolltukun, por ruan
dinjitetin. Pra, mundësi tjetër nuk do të ketë: Ose fytyrë, ose kolltuk!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen