Amerika shprehet e
indinjuar.
Turqia e gatshme të
marshojë dhe e quan tradhti. Është e gatshme edhe të mbyllë naftësjellësin, nga
i cili varet Kurdistani.
Irani është kundër dhe i
gatshëm ta pushtojë.
Rusia hesht.
Amerika është kundër
Iranit, pra ka arsye për ta mbështetur.
Rusia është pro Iranit. Një
marrëveshje e Trumpit me Rusinë, do të ndikonte në ndryshimin e raporteve.
Izraeli është për shtetin
kurd, pra Amerika ka arsye për të mbështetur shtetin kurd.
Izraeli është kundër
Iranit, pra ka nevojë për shtetin kurd.
Turqia është kundër Asadit.
Në favor të Asadit lufton
Rusia.
Turqia lufton Asadin dhe
kurdët. Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin Turqi Rusi ku jetojnë kurdët.
Rusia nuk është kundër
kurdëve dhe nuk ka në listë të grupeve terroriste PKK kurde, pra duket se është
në interes rus shteti kurd.
SHBA ka armatosur kurdët
dhe është ushtri tokësore e aleatëve që luftojnë terrorizmin e Kalifatit.
Rusia, mirëpo, është mike
me Iranin. Këtu komplikohet pak çështja. Duhet garanci edhe për Iranin, që ka
pushtuar troje kurde.
Trump është kundre Iranit,
si edhe Turqia.
Turqia në anën tjetër
sillet në kundërshtim me interesat e NATO-s dhe mund të merret me mend se
çështja kurde do të prishë apo krijojë aleanca të reja në Lindje të Afërt. Pasojë logjike do t’ishte bashkimi i trojeve kurdë
në Siri me ato në Irak dhe ndërtohej shteti kurd. Numri më i madh i kurdëve,
mirëpo gjendet në Turqi.
Me diskriminimin e kulturës
dhe identitetet kurd, Turqia nuk do të ketë stabilitet. Pa apo me shtetin kurd.
Me barazimin e tyre para ligjit, ndikohet në identitetin e tyre dhe
përforcimin. Rilindjen kurde nuk mund ta ndalë më Turqia, sepse interneti nuk
pranon kufizimet e despotit me 1000 dhoma.
Si do të përfundojë?
Duket se Izraeli, Rusia më
vonë edhe SHBA-të, do të pajtohen me shtetin kurd, sepse nuk ka asnjë arsye
logjike të detyrohen të jetojnë në një shtet, të cilin nuk e konsiderojnë të
vetin. Fuqive të mëdha u mbetet të garantojnë Turqinë se shteti kurd, nuk do të
kërkojë bashkëngjitjen e trojeve kurde në Turqi. Ndoshta Rusia do të kërkojë
garanci edhe për Iranin. Trump ka qëndrim krejtësisht tjetër ndaj atij shteti.
Mund të pritet edhe ndonjë sulm në të ardhmen gjatë këmbënguljes për ta
ndryshuar marrëveshjen. Nëse ndodh kjo, atëherë mund të pritet shtrirja e
shtetit kurd edhe atje. Problemi kryesor amerikan është tani, si të ndalet
Erdogani. Nëse Izraeli e pranon shtetin, atëherë mund të pritet mbyllja e naftësjellësit,
por jo marshimi. Me marshimin mund të përjetojë Turqia një shpërthim brenda vetes. Irani nuk mund të
besohet se do të sulmonte shtetin e ri.
Libra nga Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen