08.10.2017

Mendimet më të bukura mbi Jetën (3)

“Ka gjithmonë dy zgjedhje në jetë: pranimi i kushteve në të cilat jetojmë ose marrja e përgjegjësisë mbi vete për t'i ndryshuar ato.” (Denis Waitley)
“Çfarëdo që mund të bëni ose ëndërroni të bëni, nisjani! Gjeniu ka në vetvete guxim, fuqi dhe magji.” (Goethe) 
“Dita më e bukur e jetës tënde është ajo kur merr vendimin se jeta jote është e jotja. Asnjë pretekst apo përligjje: asnjë te i cili mund të mbështetesh, asnjë te i cili mund të llogarisësh dhe, askush që mund të fajësohet. Dhurata është e jotja - është një udhëtim i mahnitshëm dhe ti je i vetmi përgjegjës për cilësinë e tij. Kjo është dita në të cilën jeta jote fillon përnjëmend!” (Bob Moawad)
“Jeta nuk është bërë nga gjëra të pabesueshme dhe fantastike. Është bërë me gjëra të vogla, por nëse nuk kërkon të pamundurën, këto gjëra të vogla kthehen në realitete të shkëlqyeshme.”(Osho) 
“Jeta nuk është ta gjesh vetveten. Jeta është të krijosh vetveten.” (George Bernard Shaw) 
“Jeta është një ëndërr për të mençurin, një lojë për budallain, një komedi për të pasurin dhe një tragjedi për të varfrin.”(Sholom Aleichem)
„Njeriu ka lindur për të jetuar, jo për t’u përgatitur për të jetuar.“ (Boris Pasternak)
„Hapi sytë, shiko brenda. Je i kënaqur me jetën të cilën jeton?“ (Bob Marley)
„Jeta është bërë nga lumturi të parëndësishme, të ngjashme me lule të vogla. Nuk është e bërë vetëm nga gjëra të mëdha, si studimi, dashuria, martesat, funeralet. Çdo ditë ndodhin gjëra të vogla, aq shumë, sa nuk mund t'i mbajmë mend, e as t’i numërojmë dhe në mesin e tyre, fshehin kokrra të një lumturie mezi të dukshme, se shpirti merr frymë dhe falë tyre jeton.”(Banana Yoshimoto)
„Unë jam shumë e bindur se jeta është e bukur dhe se mrekullia e mrekullive është lindja, të jetuarit: dhuratë e dhuratave. Edhe pse është një dhuratë shumë e ndërlikuar, e lodhshme, ndonjëherë e dhimbshme.”(Oriana Fallaci)
“Jeta është si një komedi, nuk është me rëndësi sa është e gjatë, por si recitohet ajo.” (Seneka)
„Jeta është një aventurë e madhe drejt dritës.“ (Paul Claudel)
„Unë gjithmonë mahnis veten. Është e vetmja gjë që bën jetën të vlefshme për ta jetuar.“ (Oscar Wilde)
„Jeta dhe ëndrrat janë fletët e të njëjtit libër. T‘i lexosh sipas rregullit, domethënë të jetosh, t‘i lexosh sipas rastit, domethënë të ëndërrosh.“ (Arthur Schopenauer)
„Ekzistencë domethënë guximi për t’u hedhur në botë.“ (Simone De Beauvoir)
“Jeta është mundësi, pranoje!
Jeta është bukuri, sodite!
Jeta është lumturi, shijoje!
Jeta është ëndërr, realizoje!
Jeta është sfidë, përballoje!
Jeta është detyrë, kryeje!
Jeta është lojë, luaje!
Jeta është e çmueshme, vlerësoje!
Jeta është pasuri, ruaje!
Jeta është dashuri, duaje!
Jeta është mister, zbuloje!
Jeta është premtim, plotësoje!
Jeta është trishtim, mposhte!
Jeta është himn, këndoje!
Jeta është tragjedi, përballoje!
Jeta është aventurë, rrezikoje!
Jeta është lumturi, meritoje!
Jeta është jetë, mbroje!
E shkurtër a e gjatë, jetoje!”
(Nënë Tereza)

Nga italishtja Lis Bukuroca, mendimet e Nënë Terezës janë marrë nga portali i Vatikanit.

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: