Dëgjo Hashim,
në gusht të vitit 2015 ngulje këmbë të aprovohet ligji për pranimin e
autoritetit të Gjykatës së Posaçme për Kosovën. Në dhjetor të vitit 2017, pa
kërkuar ndjesë, kërkon ai ligj të ndryshohet, ose anulohet. Dy vite më parë nuk
kuptohej këmbëngulja jote për tumirje, as tani nuk kuptohet kërkesa jote për shfuqizim.
Në vitin 2015 kishe një dëshirë të madhe, një obsesion! Ëndrra jote prej karrieristi
dhe makiaveliste të përkryer, ishte të bëhesh kryetar dhe aprovoje çdo kërkesë
që vinte. E arsyetove Gjykatën në të gjitha mënyrat, madje edhe me
pastrimin e imazhit, edhe pse çdo idiot din, se Gjykata nuk merret me pastrimin e imazheve, por ngre akuza kundër njerëz ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime që mund të përligjen. Ka edhe raste kur dikush lirohet, jo pse nuk ishte fajtor, por pse vepra nuk mund t’i dëshmohet sepse dëshmitarët janë vrarë! Krejt ajo ecuri, nuk është procedurë pastrimi, por përpjekje për të dëshmuar krim! Pra, imazhi nuk pastrohet në gjykatë, por mbetet i pastër nëse prokuroria nuk nis fare hetime!
pastrimin e imazhit, edhe pse çdo idiot din, se Gjykata nuk merret me pastrimin e imazheve, por ngre akuza kundër njerëz ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime që mund të përligjen. Ka edhe raste kur dikush lirohet, jo pse nuk ishte fajtor, por pse vepra nuk mund t’i dëshmohet sepse dëshmitarët janë vrarë! Krejt ajo ecuri, nuk është procedurë pastrimi, por përpjekje për të dëshmuar krim! Pra, imazhi nuk pastrohet në gjykatë, por mbetet i pastër nëse prokuroria nuk nis fare hetime!
Pas një tollovie të madhe, pas gazit dhe përleshjeve, ia dole. Isa Mustafa
të duhej, e përdore për qëllime tua dhe u bëre kryetar i vendit. Pas realizimit
të epshit tënd karrierist, koalicioni me të të dukej i panevojshëm dhe e hodhe Mustafën
si leckë, siç edhe e meritonte, sepse të vendosi aty, ku ëndërroje ti. E
përdore, e keqpërdore dhe e shfrytëzove jo pse ishe shumë i mençur, por sepse edhe
ai, ka epshin njëjtë ndaj karrierës dhe u përkul para shputave tua!
Arsyeja e parë pse me aq pasion ndihmove legalizimin e një Gjykate
ndërkombëtare mund të jetë kjo: Ti dëshiroje të bëhesh kryetar i vendit dhe me një
kundërshtim eventual, nuk do të fitoje mbështetjen e jashtme. E dyta: Ti shpresoje
se në atë listë do të jenë të tjerët, shokët tu, por jo edhe ti.
Pse tani je kundër? Sepse nuk ka pozitë më që të eksiton dhe nga pozita e
kryetarit, Hashim Thaçi, sulmon tani vendimet e Hashim Thaçit të djeshëm, jo
duke pranuar fajin, por duke akuzuar të tjerët nga roli i viktimës, i skllavit.
Me veprime të tilla, telashet tua vetjake, ia hedh Kosovës mbi kokë.
Ti je kryetar i një shteti që ka një Qeveri (mbijeton me dëshirën e Sërbisë)
me 71 zëvendësministra. Ky numër kaq i madh, i cili nuk ka ekzistuar diku në ndonjë
qeveri të ndonjë shteti në planetin Tokë, nuk flet për njerëz që janë në
shërbim të popullit, por për një bandë, që merret me politikë, për hajdutë, që
janë të bindur se nuk do të jenë gjatë nëpër ato pozita dhe tani u ka ardhur
dita të bërtasin “Hapu Sezam!” Turp dhe krim është për ata që kandiduan ata zëvendës,
për ata që pranuan ato pozita dhe është mungesë ndërgjegjeje, sedre dhe virtyti
për ata që durojnë këtë gjendje.
Ekonomia e Kosovës nuk ka fuqi të mbajë 71 zhvatës, maskarenjë pa pikë
dinjiteti, pa numëruar aty dhe dhjetëra këshilltarë dudukë, konformistë, edhe
atë, jo me një Ali Babë, por me dy e më shumë. Dhe, siç je njoftuar edhe ti, ajo
qeveri që ndjehet në vetëshërbim, rriti pagat vetvetes, sepse sipas tyre, ky
popull, meriton të vidhet deri në palcë! Dhe, ia bëni mirë!
Pse ia bëni mirë? Sepse te një popull me vetëdije dhe inteligjencë mesatare,
shumica e atyre që gjendet sonë në vendet udhëheqëse, që nga akademia,
spitalet, komunat, departamentet, universitetet, gjykatat dhe prokuroritë, do
të ishin në burg, jo me pozita të rëndësishme.
Ju po silleni ndaj Kosovës si Serbia viteve të fundit, kur kishte kuptuar
se do ta humbte dhe prandaj vidhte aq sa mundej. Në fund vodhi edhe orenditë
nga shtëpitë private. Tani mund të supozohet se vjedhja juaj ishte aq e madhe, sa
tmerroheni se Gjykata mund të ju pengojë në konsumimin e saj. Kjo Qeveri para
se të shqiptojë urdhrin “mbyllu Sezam”, mund të punësojë farefisin. Haradinaj
paska punësuar 15 këshilltarë! Bukur shumë, por si nuk ka turp të shfaqet para
politikanëve perëndimor dhe si arsyetohet për atë kope ministrash dhe
zëvendësministrash!
Të ndihmohesh nga Perëndimi, të çlirohesh nga Perëndimi, por të mundësosh rrethana
për rekrutim sa të përmendësh në botë për islamizëm, për antiamerikanizëm dhe
të shndërrohesh nga viktima në kriminel, nuk është rezultat i mençurisë njerëzore,
por i djallëzisë dashakeqe dhe egocentrizmit të sëmurë. Si ti dhe ai si soji
jot, nuk keni asnjë plan tjetër, pos anulimit të vizave. Kjo lexohet në
frustrimin e çdo qeverie që i hip mbi kokë atij populli. Me këtë keni bërë Europës të qartë se keni
vetëm një dëshirë: Të dëboni jashtë vendit edhe nja 300.000 – 500.000 veta për
të punuar në të zezë diku në Perëndim.
Hashim, në budizëm ekziston ligji i karmës. Ai thotë se çdo vepër e mirë
apo e keqe, kthehet te prodhuesi i saj me intensitetin e njëjtë. Në pyetje
është vetëm koha! Tani po abuzoni me Albin Kurtin i cili luftonte atë që ti pas
dy viteve ke kuptuar se ishte e gabuar! Sipas ligjit të karmës, mundësia është
e madhe që nesër Albini të drejtojë shtetin dhe ti të gjendesh në burg! Unë nuk
ta dëshiroj, por nëse e meriton, do t’ishte dëm i madh të qëndrosh jashtë dhe mbi
ligjin! Edhe atë, jo për vepra gjatë luftës, por për ndërtimin e kleptokracisë
dhe shtetit fisnor pas saj.
publikuar tek dritare.net, botasot.info dhe fjalaelire
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë këtu mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë ose përmbledhjen me poezi: Hiedritat e jetës.
publikuar tek dritare.net, botasot.info dhe fjalaelire
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë këtu mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë ose përmbledhjen me poezi: Hiedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen