Njeriu
nuk duhet të jetë politikan i madh apo njeri shumë i zgjuar për të kuptuar si
ruhen aleancat dhe si prishen ato. Shpjegimet e Ditmir Bushtatit janë dëftesë idiotësie! Vota jonë nuk ishte kundër Amerikës thotë ai,
por ai ka votuar kundër vendimit amerikan.
T’i
kthehemi realitetit tokësor: Cila superfuqi ka marrë një vendim dhe është zbythur
pse me një veprim të saj, nuk pajtohen shumica e anëtarëve të Kombeve të
Bashkuara? Asnjë dhe as që do të ndodhë ndonjëherë!
Gjatë
luftës së Kaukazist, Osetia Jugore dhe Abhazia, me ndihmën ruse, u shkëputën
nga Gjeorgjia. Bashkësia ndërkombëtarë
është kundër, por Rusia i ka pranuar si shtete të pavarura. Pasoi anketimi i
Krimesë. Bashkësia Ndërkombëtare ishte kundër, por ai territor i takon tashmë
Rusisë.
Jerusalemi
ishte tokë e hebrenjve. E pushtoi Roma, Bizanti, Sasanidët nga Persia, pastaj qytetin
rrethuan dhe pushtuan arabët gjatë fushatës së përhapjes së islamit. Gjatë
atyre pushtimeve, hebrenjtë u dëbuan apo emigruan. Më vonë u pushtua nga
osmantë dhe në fund u shfaqën britanikët. Dihet se në mesjetë qenë organizuar
edhe kryqëzata për ta çliruar atë qytet të shenjtë. Sot ai qytet nga tre
religjionet monoteiste përjetohet si tokë e shenjtë, kur për të duhet edhe të
vdiset. Ai qytet ka 815.000 banorë. Shumica hebrenj dhe diku 300.ooo
palestinezë. Aty gjendet selia e kryetarit të Izraelit, Kneseti dhe Gjykata
Supreme. Palestinezët pretendojnë pjesën lindore si kryeqytet të Palestinës.
Shqipëria
iu bashkëngjit votës së BE-së, por njëkohësisht edhe asaj ruse dhe turke.
Erdogani ka probleme të mëdha brenda për shkak të korrupsionit dhe ketë shou,
arriti një sukses sa të harrohen akuzat ndaj tij.
Vota
ishte kundër interesit nacional shqiptar. Jo pse Amerika sot ndihmon Shqipërinë
me 200 ekspertë për të ndërtuar shtet, të cilin Sali Berisha e kishte themeluar
me ndihmën e mafisë, por sepse pa miqësinë amerikane, nuk dihet ardhmëria e
vendeve tona.
Si do
të kundërshtohej nesër shpallja e Mitrovicës Veriore si kryeqytet i
Asociacionit Serb, kur për Jerusalemin e tumirim ne? Edi Rama është dashur të
abstenojë nga votimi. Se duhej ta bënte, e udhëzonte kërcënimi amerikan para
votimit. Ai shpërfilli atë duke menduar se me një paralinguistikë politike,
mund të fshihet pas europianëve, apo duke deklaruar se ne kemi votuar kundër,
por jo kundër Amerikës. Çfarë skizofrenie politike!
Meqenëse
SHBA pranoi atë qytet si kryeqytet, ai vendim nuk do të tërhiqet kurrë prapa.
Këtë duhej ta dinte Edi Rama. Pra kërkohej realizëm politik sepse superfuqia
nuk merr parasysh votat, por bazohet në fuqinë e vet. Siç e bënë edhe vendet
tjera. Sikur të mos ishte ashtu, as Qipro nuk do t’ishte ndarë.
Në
raport me SHBA-të Shqipëria nuk duhej të votonte si Serbia. Ajo ka arsyet e
veta, por jo ne! Tani na mbetet vetëm të numërojmë pasojat e atij qëndrimi.
Sikur të ishte pyetur populli, nuk do të kishte lejuar atë votë eksplicite
antiamerikane.
Të
shpresohet se superfuqia botërore gjunjëzohet me rezoluta apo vota, është
naiviteti i madh dhe injorancë politike si edhe shpërfillje e faktorëve që
ndërtojnë dhe rrënojnë aleanca.
Ajo votë
shprehte një dëshirë vetëm, por edhe një pafuqi. Zgjidhja ideale do t’ishte ai
qytet të shpallej principatë apo shtet si Vatikani, por edhe kjo është vetëm
dëshirë dhe jo mundësi. Shtetet e forta nuk marrin parasysh dëshirat, por krijojnë
rrethana të reja. Me asnjë pushtim të përmendur më lartë, ( në mesjetë ka pasur
edhe disa pushtime tjera, që nuk u përmendën) nuk do t’ishte pajtuar bota, por
ato kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe nesër.
dritare.net, botasot.info
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë, ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen